Presidenti i Turqisë. Rexhep Tajip Erdogan tha se ishte i “xhindosur” për shkak se Izraeli ka lëshuar raketa në rripin e Gazas, ndërsa i kërkoi me urgjencë Këshillit të Sigurimit që të gjejë një zgjidhje.
“Ne jemi edhe të mërzitur dhe të nevrikosur nga mizoria e shtetit terrorist të Izraelit kundrejt Palestinezëve”, tha Erdogan gjatë mbledhjes online, shkruan Roya News.
“Të qëndrosh kundër agresionit të Izraelit në qytetin palestinez, Jeruzalem është një detyrë e nderuar për njerëzimin”, u shpreh ai. “Ata që rrinë në heshtje ose i fërkojnë shpinën me gjak Izraelit, duhet ta dinë që një ditë do të jetë radha e tyre”,-tha ai, ndërsa shtoi se është ‘urgjencë’ për të marrë hapat që do të garantojnë paqen në Jeruzalem.
Ai theksoi sa e domosdoshme është që Këshilli i Sigurimit i KB të ndërmarrë hapa të menjëhershëm për të siguruar paqen në Jeruzalem.
Erdogan shtoi se vendi i tij nuk do të injorojë krizën që rezulton nga agresioni i Pushtimit Izraelit.
”Turqia nuk do të qëndrojë e heshtur për sulmet e Izraelit në Palestinë, edhe nëse e gjithë bota e injoron atë,” përfundoi Erdogan.