Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

A do t’ia dalë Bajden të vendosë paqen midis izraelitëve dhe palestinezëve?

5 vjet ago
in Bota, Kryesore
Sondazhet i japin Biden nota kryesisht pozitive për 100 ditët e para

Nga Pierre Haski “Internazionale”

Diplomacia amerikane është vënë në lëvizje. Përshkallëzimi i përplasjeve midis Hamasit dhe Izraelit nuk i la asnjë zgjedhje tjetër administratës së re të presidentit amerikan Xho Bajden, e cila sigurisht nuk e përfshinte çështjen e konfliktit izraelito-palestineze në mesin e prioriteteve të saj kryesore.

Shtetet e Bashkuara janë vendi i vetëm në botë që është i aftë të ketë një ndikim në këtë konflikt, ndryshe nga Evropa apo Kombet e Bashkuara, sidomos duke pasur parasysh faktin që Xho Bajden i është rikthyer një doktrine më klasike pas viteve të presidencës së Donald Trump:mbështetjes së Izraelit në raport me të tjerët në rajon, por me disa kufizime.

Një i dërguar i Uashingtonit do të kërkojë një armëpushim mes palëve për të shmangur një luftë disa javore, siç ndodhi në vitin 2014. Administrata e Xho Bajden ka filluar tashmë që të konsultohet me Benjamin Netanjahun

Por kryeministri izraelit, që po merret aktualisht me krizën aktuale në mungesë të një shumice qeverisëse në parlament, përsërit se dëshiron që ta shkatërrojë Hamasin. Ky qëndrim e favorizon atë në aspektin politik, por ai është gjithashtu në përputhje me opinionin publik izraelit të nxitur nga ngjarjet e ditëve të fundit.

Negociatat kanë filluar

Për të kontaktuar me Hamasin, amerikanët do të kërkojnë ndërmjetësimin e Egjiptit ose Autoritetit Palestinez të drejtuar nga Abu Mazen, që megjithatë është tërësisht jashtë

loje në situatën aktuale. Do të duhet pak kohë, por aktualisht negociatat janë duke u zhvilluar.

Luftërat kanë logjikën e tyre, si në fillim ashtu edhe në fund. Hamasi është i gatshëm që të ndalet pasi dërgoi një mesazh të fortë politik përmes lëshimit të raketave në një përpjekje për të imponuar udhëheqjen e tij lëvizjes palestineze.

Në frontin izraelit situata është më pak e qartë, pasi nuk mund të ketë kompromis pas ngjarjeve të 3 ditëve të fundit. Netanjahu dëshiron që t’i japë një goditje të rëndë lëvizjes islamike në Gaza, përpara se sa të shqyrtojë mundësinë e një armëpushimi, një lëvizje kjo që gjithashtu synon mos-humbjen përfundimtare të ndikimit politik në vend.

Por tani pyetja e vërtetë që duhet ngritur është diçka tjetër:Çfarë do të ndodhë më pas? Në fund të kësaj lufte, që nuk i ngjan asnjërës prej krizave të mëparshme, dhe që i kundërvihet shtetit hebre dhe të gjithë përbërësve të shoqërisë palestineze (të rinjtë e Jeruzalemit, islamikët e Gazës, por gjithashtu për herë të parë edhe qytetarët arabë të Izraelit,të cilët jetojnë në qytete etnikisht të përziera si Lod, Ramleh ose Saint Jean-d’Acre), si mund të jetojnë krah për krah njëri-tjetrit?

Është një pyetje pa përgjigje, sepse izraelitët dhe palestinezët nuk mund të jetojnë as së bashku, dhe as të ndahen nga njëri-tjetri. Kancelaritë perëndimore,u kujtojnë vazhdimisht zgjidhjen me themelimin e 2 shteteve. Por mbi 50 vite kolonizim kanë krijuar një realitet të pakapërcyeshëm, që e bën të pamundur lindjen e një shteti palestinez.

Alternativa është ajo e një shteti të vetëm, por izraelitët hebrenj nuk do ta pranojnë kurrë një situatë në të cilën ata do të mbeten një pakicë. Dhe një shtet i përbashkët, në të cilin shumica nuk ka të drejta ka ekzistuar edhe në të kaluarën:ai i aparteidit në Afrikën e Jugut.

Nëse Lindja e Mesme do të ishte në Alpe, ajo do të ishte Zvicra, me kushtetutën e saj konfederale, kantonet e saj, dhe ndarjen e pushtetit kombëtar. Të gjithë mund të menaxhonin shoqërinë e tyre, me stilin e tyre të jetesës, traditat e tyre dhe policinë e tyre. Besimtarët e të gjitha besimeve do të kishin gjithashtu hapësirën e tyre.

Por Lindja e Mesme nuk është Zvicra. Diplomatët nuk e kanë gjetur ende formulën e mrekullueshme të bashkëjetesës. Sot ekziston rreziku që në mungesë të një alternative armëpushimi,të ketë vetëm një pauzë midis dy periudhave të luftës.

burimi: https://www.internazionale.it/opinione/pierre-haski/2021/05/13/biden-israeliani-palestinesi

Përshtatur për Tirana Today

Tags: BidenIzraelPalestine

TË LIDHURA

Parlamenti Europian i jep Babagjyshit “identitet europian” me humor
Bota

Parlamenti Europian i jep Babagjyshit “identitet europian” me humor

21:37 | 31/12/2025
6 bebe lindin në Elbasan në orët e fundit të 2025, dhurata më e bukur e fundvitit
Aktualitet

6 bebe lindin në Elbasan në orët e fundit të 2025, dhurata më e bukur e fundvitit

17:46 | 31/12/2025
Kina dhe Malajzia mirëpresin Vitin e Ri 2026, Hong Kongu anulon festimet
Bota

Kina dhe Malajzia mirëpresin Vitin e Ri 2026, Hong Kongu anulon festimet

17:41 | 31/12/2025
Next Post
Borxhet ndaj Kinës çojnë drejt falimentimit Malin e Zi

Borxhet ndaj Kinës çojnë drejt falimentimit Malin e Zi

Brukseli ‘shkelmon’ Pëllumb Xhufin, anulohet takimi i tij atje. Ja arsyeja

Replikon Xhufi/ Schmitt:  Historianët e lindur në 1950 duhet të shesin banane

Takimi në Fier / Basha: “Rezultati i 25 Prillit nuk do të pranohet”

Takimi në Fier / Basha: “Rezultati i 25 Prillit nuk do të pranohet”







JU REKOMANDOJMË

E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

12:10 | 29/12/2025
Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

09:19 | 30/12/2025
Zbardhet vendimi i gjykatës që la në fuqi masën e ndalimit të kërkuar nga SPAK për zv.kryeministren

Zbardhet vendimi i gjykatës që la në fuqi masën e ndalimit të kërkuar nga SPAK për zv.kryeministren

15:21 | 30/12/2025
Ngordhën, u vodhën, i hëngri ujku apo… Pas verës së Agasit, zhduken edhe 31 dele të sekuestruara

Ngordhën, u vodhën, i hëngri ujku apo… Pas verës së Agasit, zhduken edhe 31 dele të sekuestruara

18:53 | 26/12/2025




TË FUNDIT

“Ndjemë tym dhe aromë të djegur”/ E rëndë në Elbasan, një person gjendet thuajse i shkrumbuar
Aktualitet

Zbardhet vr*sja me lëndë eksplozive në Shkodër, arrestohen 4 persona

by mirseda
10:52 | 02/01/2026
0

Në kuadër të operacionit policor të koduar “SHADOWS”, vihen në pranga shtetasit Gerti Bushati, Ergys Ibrahimi, Edison...

Aksident masiv në Rrugën e Kombit, përmbyset një furgon

Aksident masiv në Rrugën e Kombit, përmbyset një furgon

10:36 | 02/01/2026
Viti i Ri, 8 traditat e veçanta që i bëjnë shqiptarët të dallojnë nga të tjerët

Viti i Ri, 8 traditat e veçanta që i bëjnë shqiptarët të dallojnë nga të tjerët

22:39 | 31/12/2025
Parlamenti Europian i jep Babagjyshit “identitet europian” me humor

Parlamenti Europian i jep Babagjyshit “identitet europian” me humor

21:37 | 31/12/2025
Erion Veliaj uron Vitin e Ri nga burgu: Një përqafim për familjen time

Erion Veliaj uron Vitin e Ri nga burgu: Një përqafim për familjen time

21:12 | 31/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com