Nga Juris Paiders “Modern Diplomacy”
Mali i Zi po ndërton autostradën e tij të parë. Por për shkak të skandalit me huanë e madhe që mori nga Kina, kjo autostradë është shndërruar në rrugën që po e çon drejt katastrofës vendin e vogël ballkanik.
40 ura dhe 90 tunele pritet që të ndërtohen dhe financohen nga kinezët. Por ky projekt tepër i kushtueshëm është shoqëruar me akuzat për korrupsion, vonesa të mëdha në zbatimin e tij, por edhe nga tragjeditë natyrës mjedisore.
Sot që flasim, nga 170 kilometrat e planifikuara, kanë përfunduar vetëm 40 prej tyre. Autostrada është një nga më të shtrenjtat në botë. Ajo financohet nga një hua e marrë nga një bankë kineze. Por rikthimi i këtyre parave po i shkakton jo pak probleme qeverisë malazeze.
Historia fillon me ish-kryeministrin dhe presidentin aktual të Malit të Zi, Milo Gjukanoviç. Ai mendonte se kjo autostradë do të rriste ndjeshëm tregtinë në vendin e vogël ballkanik. Por duke mos pasur vetë fonde për të filluar ndërtimin, pranoi marrjen enjë huaje prej 1 miliardë dollarësh nga Kina në vitin 2014.
Investitorët e tjerë nuk donin që të përfshiheshin. Para këtij momenti, studimet e fizibilitetit nga kompani franceze dhe amerikane, e vunë theksin tek rreziqet e një projekti kaq të
madh. Banka Evropiane e Investimeve dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar,deklaruan gjithashtu se kjo ishte një ide e keqe.
Tani që pandemia e ka dërrmuar rëndë ekonominë e Malit të Zi të varur shumë nga turizmi, Podgorica po përpiqet të gjejë një mënyrë për të financuar rrugët që mungojnë. Autostrada është planifikuar të lidhë portin e Bar Harbor që ndodhet në jug me pjesën kufitare të Serbisë veriore. Seksioni i parë i saj ishte planifikuar të përfundonte në vitin 2020, por kjo gjë nuk ka ndodhur.
Politikanët malazezë premtuan se autostrada do të rriste punësimin në Malin e Zi. Por në fakt kompania kontraktore kineze solli punëtorët e saj, pa kontrata apo kontribute të sigurimeve shoqërore. Një OJQ e mbështetur nga Bashkimin Evropian, po heton aktualisht pretendimet për korrupsion, që përfshijnë edhe kompanitë nënkontraktore.
Nga kredia e madhe e marrë nga Kina, 400 milionë euro iu dhanë nënkontraktorëve, disa prej të cilave janë të lidhura me presidentin Gjukanoviç. Qytetarët në Malin e Zi shpresojnë se do të ketë drejtësi, dhe se dikush duhet të paguajë për këtë plan ambicioz. Gjithsesi, disa druhen se Kina i ka vënë syrin portit të Tivarit.
Kur nënshkroi kredinë 1 miliardë dollarëshe me Kinën, Mali i Zi ra dakord për disa kushte të çuditshme, si heqja dorë nga sovraniteti i pjesëve të caktuara të vendit në rastin e problemeve financiare. Nën rastin e këtij skenari,arbitrazhi do të mbahej në Kinë dhe sipas ligjeve kineze. Një koncesion afatgjatë i këtij porti, do t’i përshtatej shumë mirë Nismës kineze të Brezit dhe Rrugës të Kinës, që është projekt global i infrastrukturës për të depërtuar akoma më shumë në tregjet perëndimore.
Autoritetet portale në Bar Harbor, shpresojnë për një rritje ekonomike, dhe kanë plane të ndërtojnë2 terminale të reja. Për autostradën e menaxhuar nga kinezët, nuk ka vetëm akuza për nepotizëm. Ajo është akuzuar edhe për dëmtimin e luginës së mbrojtur me ligj të lumit Tara.
Pas disa monitorimeve në lumit Tara, grupimi ekologjisë “Green Home”, ka arritur në përfundimin se ndikimi i ndërtimi aspak profesional të rrugës ka sjellë ndikime katastrofike tek lumi. Sedimentet nga kantieri i ndërtimit po rrjedhin në ujë, duke parandaluar mbarështimin e peshkut.
Menaxherët kinezë janë akuzuar ndërkohë edhe për injorimin e standardeve themelore të BE-së,ndërsa Mali i Zi kritikohet se ka dështuar të mbikëqyrësi duhet ndërtimin e kësaj autostrade. Mbetjet e kanë ndryshuar ndoshta në mënyrë të pariparueshme shtratin e lumit Tara.
Ekspertët e mjedisit propozuan një gjurmë alternative të autostradës, që shmang luginën e Tarës, por ato u injoruan. Lumi Tara është i mbrojtur nga UNESCO. Aty ndalohet të nxirret dhe merret zhavorr dhe rërë, por kjo gjë po ndodh për shkak të punimeve që vazhdojnë.
Në mbarë Ballkanin Perëndimor, investimet kineze kanë ngadalësuar reformat që duhet të jenë në përputhje me BE-në.
Ambiciet e rrugës së mëndafshit të Kinës, nuk janë gjithnjë në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian për qeverisjen e mirë, mbrojtjen e mjedisit, sundimin e ligjit dhe transparencën. Ndikimi i tyre po krijon një pykë midis BE-së dhe shteteve të Ballkanit.
burimi: https://moderndiplomacy.eu/2021/05/12/the-billion-dollars-closer-to-disaster-chinas-influence-in-montenegro
Përshtatur për Tirana Today