Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Vdekjet nga koronavirusi në SHBA, në nivelin më të ulët prej 10 muajsh

4 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Vdekjet nga koronavirusi në SHBA, në nivelin më të ulët prej 10 muajsh

Vdekjet nga COVID-19 në Shtetet e Bashkuara kanë rënë në një shifër mesatare prej rreth 600 në ditë – niveli më i ulët në 10 muaj – ndërsa në më shumë se gjysmën e shteteve numri i vdekjeve ka rënë në më pak se 10 dhe në disa prej tyre ka qenë për disa ditë zero.

Ndërkohë infeksionet e konfirmuara kanë rënë në mesatarisht rreth 38,000 në ditë, niveli më i ulët që nga mesi i shtatorit. Megjithëse kjo shifër përbën ende arsye për shqetësim, ato kanë rënë 85% nga një pikë kulmore prej më shumë se një çerek milion rastesh në ditë në fillim të janarit.

Hera e fundit që vdekjet ishin kaq të ulta ishte fillimi i korrikut, gati një vit më parë. Vdekjet nga COVID-19 në SHBA u rritën në mes të janarit me një mesatare prej më shumë se 3,400 në ditë, vetëm një muaj pasi fiilloi fushata më e madhe e vaksinimit në historinë e vendit.

Kansasi nuk raportoi asnjë vdekje nga e premtja deri të hënën. Në Masaçusets, Boston Herald vendosi një zero të madhe në faqen e parë të së mërkurës nën titullin “Hera e parë prej gati një viti që shteti nuk ka vdekje të reja nga koronavirusi.”

Dr. Amesh Adalja, një specialist i sëmundjeve infektive në Universitetin Johns Hopkins, tha se vaksinimet kanë qenë vendimtare, megjithëse vendi ende po has vështirësi për të arritur imunitetin e tufës.

“Objektivi kryesor është t’i mohojmë këtij virusi aftësinë për të shkaktuar vdekje me ritmin e vet dhe ky objektiv është arritur,” tha ai. “Ne në të vërtetë e kemi vënë nën kontroll virusin.”

Gati 45% e të rriturve në vend janë plotësisht të vaksinuar dhe mbi 58% kanë marrë të paktën një dozë, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Këtë javë, vaksina Pfizer siguroi autorizimin për përdorim në grupmoshën 12-15 vjeç, në një lëvizje që mund ta bëjë më të lehtë rihapjen e shkollave.

Kjo pamje inkurajuese është në kontrast të thellë me katastrofën që po ndodh në vende si India dhe Brazili.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve në SHBA është rreth 583,000 dhe ekipet e ekspertëve të konsultuar nga CDC parashikuan në një raport javën e kaluar se vdekjet dhe rastet e reja do të bien ndjeshëm deri në fund të korrikut dhe do të vazhdojnë të bien më pas.

“Mendoj se jemi në një pozicion të shkëlqyer, por mendoj se India është një kujtesë për të qenë të kujdesshëm,” paralajmëron Justin Lessler, një profesor i epidemiologjisë në John Hopkins.

“Nëse ekziston një kombinim i hezitimit ndaj vaksinës, varianteve potencialisht të reja dhe heqjes së nxituar të masave të kontrollit, mund të kemi një valë tjetër që është krejtësisht e panevojshme.”/VOA/

Tags: COVID-19SHBAvdekje

TË LIDHURA

BE ‘ngre zërin’ për Gazën/ Kërkesë për armëpushim të menjëhershëm
Bota

BE ‘ngre zërin’ për Gazën/ Kërkesë për armëpushim të menjëhershëm

20:28 | 26/06/2025
Kapet bosi më i kërkuar i drogës/ Ishte fshehur në një bunker lukzos
Bota

Kapet bosi më i kërkuar i drogës/ Ishte fshehur në një bunker lukzos

20:19 | 26/06/2025
Gjykata Speciale rrëzon kërkesën e mbrojtjes në rastin Thaçi dhe komandantëve të tjerë të UÇK-së
Bota

Gjykata Speciale rrëzon kërkesën e mbrojtjes në rastin Thaçi dhe komandantëve të tjerë të UÇK-së

19:47 | 26/06/2025
Next Post
Incident i rëndë gjatë faljes së Fiter Bajramit

Incident i rëndë gjatë faljes së Fiter Bajramit

Incident i rëndë gjatë faljes së Fiter Bajramit

Video / Momentet kur qytetarët neutralizuan 40-vjeçarin në shesh

Fitër Bajrami / Besimtarët myslimanë falën sot namazin në sheshin ‘Skënderbej’

Fitër Bajrami / Besimtarët myslimanë falën sot namazin në sheshin 'Skënderbej'

JU REKOMANDOJMË

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

17:51 | 19/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025




TË FUNDIT

BE ‘ngre zërin’ për Gazën/ Kërkesë për armëpushim të menjëhershëm
Bota

BE ‘ngre zërin’ për Gazën/ Kërkesë për armëpushim të menjëhershëm

by mirseda
20:28 | 26/06/2025
0

“Këshilli Evropian bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza dhe lirimin pa kushte të të...

Kapet bosi më i kërkuar i drogës/ Ishte fshehur në një bunker lukzos

Kapet bosi më i kërkuar i drogës/ Ishte fshehur në një bunker lukzos

20:19 | 26/06/2025
Tjetër vatër në jug të vendit, bie zjarr pranë një resorti në Ksamil

Tjetër vatër në jug të vendit, bie zjarr pranë një resorti në Ksamil

20:17 | 26/06/2025
“Parkoje ti, jo unë”, vajzat kapen për flokësh për një vend parkimi

“Parkoje ti, jo unë”, vajzat kapen për flokësh për një vend parkimi

20:14 | 26/06/2025
Egli Tako paralajmëron projektin e ri muzikor, ja me kë do bashkëpunojë

Egli Tako paralajmëron projektin e ri muzikor, ja me kë do bashkëpunojë

19:50 | 26/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com