Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e 10 majit në kryeqytet në zone e ‘’5 Majit’’, ku 27-vjeçari Mehmet Qama mbeti i vrarë, pasi u qëllua aksidentalisht me armë nga shoku i tij, Marjus Dema.
Në lokalin ku ndodhi vrasja, bashkë me to ishin dhe disa miq, ku njëri prej tyre Egli Çekrezi ka dhënë dëshminë e tij në lidhje me këtë ngjarje.
Në ”News 24’’, ai tha se ndodhej me viktimën, autorin dhe miqtë e tjerë, por u largua në në vend tjetër për të ngrënë dy miunta para se të ndodhte vrasja.
Çekrezi u shpreh se pasi dëgjoi të shtënat, shkoi menjëherë te lokali dhe ishte përballur me skenën e rëndë.
Sipas tij, vrasja ndodhi aksidentalisht, dhe shtoi se Mariusi donte të kryente vetëvrasje pasi ndodhej në një gjendje të rënduar emcionale.
Egli Çekrezi: ”Isha duke bërë disa piktura. Ishim duke qeshur, dhe po bënim muhabete shaka. Se besoj dot se unë po shkoj tek Mehmeti. Isha tek çunat vetëm 2 minuta para, por pastaj kam marrë diçka për të ngrënë. Atë natë kam shkuar se bëj dhe disa piktura në atë zonë. Ishim të gjithë si çuna, se kuptoj se si ndodhi kjo gjë. Se di sa kishin ata aty. Por ata të dy ishin vëllezër, ishin qafë për qafë. Biseda ishin të si ato të përditshme. Ishin duke luajtur, duke qeshur. Ata i kishin thënë qe ule armën, ai po luante, po bënte shaka. Unë isha poshtë po haja.
Kur dëgjova armën shkova me vrap dhe pashë. Kam 2 ditë pa fjetur kam keq emocionalisht. Ai do kishte mbijetuar nëse doktorët do ta kishin marrë në dorë. Plumbi u mor poshtë barkut, jo në anën e apendistit. Si ka dëgjuar të shtënat kam parë Marjusin, ishin shumë keq, tentoi që të bënte vetëvrasje. Tek spitali kemi shkuar unë, Erlindi, Lindi. S’kemi shkuar të gjithë se nuk e mbaj mend. Është hera e parë në jetën time që më ndodh diçka e tillë në sy. Jam keq.’’