Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Gjermani: Racizmi dhe Corona shtojnë diskriminimin

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Gjermani: Racizmi dhe Corona shtojnë diskriminimin

Pandemia dhe racizmi kanë rritur në mënyrë të ndjeshme rastet e diskriminimit në Gjermani. Në raportin vjetor të Zyrës Kundër Diskriminimit shënohet një rritje prej 78% e rasteve.

Virusi Corona e vë Gjermaninë para një sprove të vështirë. Prej kohësh pandemia është kthyer në një simbol për kaosin administrativ dhe konfuzionin politik. Në një kohë që populli lëkundet mes gjendjes së vështirë shpirtërore, dëshpërimit dhe shpresës për suksesin e shpejtë të vaksinës, virusi ka nxjerrë në pah në mënyrë të pamëshirshme problemet shoqërore, madje ai edhe i ka shtuar ato, si psh diskriminimin. Zyra kundër Diskriminimit e Federatës e shikon pandeminë si nxitëse të përjashtimeve në shoqëri apo diskriminimit.

Tendenca negative e viteve të fundit është shtuar më shumë. Në vitin 2020 është rritur numri i përgjithshëm i kërkesave për konsultime ligjore krahasuar me vitin e kaluar është rritur nga 3580 në 6383 raste. Në raportin vjetor thuhet se kërkesat për ndihmë për shkak të diskriminimit “për arsye të prejardhjes, apo arsye raciste” janë shtuar me 2101 raste. Çdo e treta kërkesë për konsultë ligjore për diskriminim lidhej me diskriminimin në kërkimin e banesës, denigrimit racist apo në kërkimin e vendit të punës, thuhet në raport.

Edhe pandemia i ka shtuar rastet e diskriminimit. 1904 herë janë drejtuar ankesa tek Zyra kundër Diskriminimit, se në lidhje me Coronën njerëzit kanë ndjerë diskriminim për shkak të gjinisë, fesë, botëkuptimit, apo identitetit seksual. Drejtuesi i përkohshëm i Zyrës kundër Diskriminimit, Bernhard Franke në prezantimin e të dhënave në Berlin tha se është racizmi, ai që u merr njerëzve dinjitetin, dhe “që e përçan shoqërinë tonë.” Sipas Franke, kush përjeton racizmin dhe shikon se ai mbetet pa pasoja, “tek ai tronditet kuptueshëm besimi bazë në mbrojtjen dhe solidaritetin e shtetit dhe shoqërisë.”

Fëmijët “nxitës të pandemisë”

Në raportin vjetor përmenden raste ilustruese të diskriminimit në bazë të përjetimeve të të prekurve. “Franziska S. shkon me  dy fëmijët në një qendër tregtare ndërtimi. Fëmijet janë 7 dhe 9 vjeç dhe nuk shkojnë dot në shkollë për shkak të pandemisë. Në hyrje të qendrës tregtare nënës i thuhet, se fëmijët nuk duhet të hyjnë në qendër, sepse tek ata bëhet fjalë për ‘nxitës të veçantë të pandemisë'”.

Në Zyrën kundër Diskriminimit ka pasur periudha në vitin e pandemisë ku linjat telefonike ishin të mbingarkuara, për shkak të kërkesave për këshillim ligjor, thonë autoritetet. Drejtoresha e Shoqatës kundër Diskriminimit, Eva Andrades në bisedë me Deutsche Wellen shprehet, se shohim nevojën në rritje për këshillim në disa organizata anëtare, pasi shumë prej këtyre organizatave nuk ia dalin dot t’u përgjigjen të gjitha kërkesave. Përmes protestave kundër racizmit dhe debatit publik, tema e diskriminimit është bërë më e dukshme, thotë ajo. “Në një farë mënyre kjo ka dhënë një shtysë që më shumë njerëz të kontaktojnë qendrat e këshillimit. Ndoshta sepse shumë më tepër vetë e dinë, se ka një ligj që të mbron nga racizmi dhe diskriminimi.”/DW/

Tags: coronadiskriminimigjermaniRacizmi

TË LIDHURA

Sulmi me granatë në ambasadën izraelite në Danimarkë, dënohen me burg dy suedezë
Bota

Sulmi me granatë në ambasadën izraelite në Danimarkë, dënohen me burg dy suedezë

20:23 | 03/02/2026
Athina mbështet bashkëpunimin rajonal dhe integrimin ne BE!
Bota

Athina mbështet bashkëpunimin rajonal dhe integrimin ne BE!

19:43 | 03/02/2026
Tërmeti i fortë godet Myanmarin, sa ishte magnituda
Bota

Tërmeti i fortë godet Myanmarin, sa ishte magnituda

17:36 | 03/02/2026
Next Post
LVV: Numëruesit vendosën shenjën ‘X’ sipas dëshirës në fletën e votimit (Video)

LVV: Numëruesit vendosën shenjën ‘X’ sipas dëshirës në fletën e votimit (Video)

Kina regjistron rritjen e saj më të ngadaltë të popullsisë në dekada

Kina regjistron rritjen e saj më të ngadaltë të popullsisë në dekada

Rritet numri i viktimave nga rindezja e konfliktit Izrael-Palestinë (Video)

Rritet numri i viktimave nga rindezja e konfliktit Izrael-Palestinë (Video)







JU REKOMANDOJMË

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

21:45 | 31/01/2026
Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

10:41 | 28/01/2026
Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

21:38 | 02/02/2026
Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

13:27 | 30/01/2026




TË FUNDIT

E papritur në Sanremo! Can Yaman bashkëprezanton, sytë nga Eurovision 2026
Showbizz

E papritur në Sanremo! Can Yaman bashkëprezanton, sytë nga Eurovision 2026

by mirseda
22:45 | 03/02/2026
0

Can Yaman është njoftuar si bashkëprezantues në Festivalin Sanremo 2026, ku do të zgjidhet përfaqësuesi i Italisë...

Sistemi i ri i hyrje-daljeve në Shengen, Koçiu diskuton me përfaqësues të KE

Sistemi i ri i hyrje-daljeve në Shengen, Koçiu diskuton me përfaqësues të KE

22:27 | 03/02/2026
Shoqata e Gjyqtarëve: Sulmet e Ramës për pagat janë populiste, pa presion ndaj Kushtetueses

Shoqata e Gjyqtarëve: Sulmet e Ramës për pagat janë populiste, pa presion ndaj Kushtetueses

21:47 | 03/02/2026
Kuvend, PS tërheq nismën për ndryshimet në Komisionin e Reformës Territoriale

Kuvend, PS tërheq nismën për ndryshimet në Komisionin e Reformës Territoriale

21:16 | 03/02/2026
Punimet e ujësjellësit lënë 300 abonentë pa energji në Vlorë

Punimet e ujësjellësit lënë 300 abonentë pa energji në Vlorë

21:13 | 03/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com