Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Në 4 vite, Kurti synon marrëveshje me Serbinë dhe njohje nga 5 shtetet e BE-së

4 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore
Kurti: Nuk do të nisim luftën e 3-të Ballkanike për t’u bashkuar me Shqipërinë

Në listën e prioriteteve të Qeverisë, Albin Kurti dialogun e ka lënë kah fundi. Kjo pjesë e rëndësishme e kryesore e politikës së jashtme që Kurti edhe ashtu tha se nuk do ta trajtojë me urgjencë tregon se si do t’i qaset shefi i ekzekutivit në katër vitet e ardhshme bisedimeve me Serbinë. Planprogrami qeverisës flet shkurt për normalizim të marrëdhënieve ku Kosova bisedon për njohje reciproke me Aleksandër Vuçiqin, njohje nga 5 shtetet e BE-së dhe garanci për anëtarësim në OKB.

Në 57 faqe program që Albin Kurti ka hartuar me ministrat për katër vitet e ardhshme, fjala dialog përmendet veç 13 herë.

Kur përmendet dialogu nuk nënkuptohet madje gjithmonë se fjala është për dialogun Kosovë-Serbi. Diku flitet për dialog në aspektin ekonomik për përmirësimin e ndërmarrësisë e Inovacionit, e diku për sport e për çështje tjera. Krejt këto në listën e programit janë përmendur para bisedimeve Kosovë-Serbi.

Për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, qeveria flet ka fundi i programit.

Në një faqe A4, Kurti thotë se Qeveria të cilën ai e udhëheq do të angazhohet me synim normalizimin afatgjatë të marrëdhënieve dypalëshe me Serbinë.

“Dialogu me Serbinë Qeveria e Kosovës angazhohet në dialogun me Serbinë me synim normalizimin afatgjatë të marrëdhënieve dypalëshe. Dialogu me Serbinë zhvillohet për adresimin e çështjeve ndërshtetërore dhe fqinjësisë së mirë, dhe ka orientim kryesor përfitimet e qytetarëve nga rezultatet e dialogut politik”, thuhet në programin e Qeverisë.

Sa i përket marrëveshjes finale Prishtinë-Beograd, Qeveria Kurti 2 thotë se kjo marrëveshje do të përfshijë disa çështje të pazgjidhura, si njohja reciproke.

Pos njohjes reciproke, Qeveria zotohet për njohje nga pesë shtetet e BE-së që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës dhe garancë për antarësim në OKB.

“Marrëveshja finale e synuar do të ketë brenda të gjitha çështjet e pazgjidhura që nga sukcesioni i ish Federatës Jugosllave në të cilën Kosova ishte element konstituiv. Qeveria e Kosovës do të marr pjesë në dialogun me Serbinë me parime të qarta dhe me qëllimin që marrëveshja finale përveç çështjeve ndërshtetërore do të përfshinë edhe njohjen reciproke mes shteteve, njohjen nga pesë vendet e mbetura të BE-së dhe garancinë për anëtarësim në OKB”, thuhet në programin e Qeverisë.

Në këtë pjesë Qeveria përmend shkurtimisht edhe rolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“ Përveç rolit ndërmjetësues të Bashkimit Evropian, qeveria e Kosovës e sheh si shumë të rëndësishëm edhe koordinimin e ngushtë me partnerët nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Qeveria e Kosovës konsideron se pjesëmarrja në dialog duhet të bëhet duke u bazuar në përgatitje të mirëfilltë dhe dakordim të përbashkët për temat që duhet të dialogohen. Për këtë proces do të bashkëpunojmë me partnerët ndërkombëtar dhe do të ftojmë të gjitha partitë politike, si dhe do të angazhojmë ekspertë të njohur për të kontribuar në këtë drejtim”, thuhet tutje.

Në kuadër të politikës së jashtme, Qeveria thotë se prioriteti kryesor tyre është forcimi i subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës, që do të arrihet përmes përmirësimit të shërbimit të jashtëm, strategjisë së lobimit dhe promovimit diplomatik, kulturor dhe ekonomik.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kishte refuzuar që të takohet me presidentin serb, Aleksandër Vuçiqin në Bruksel, derisa Josep Borell ka thënë se ishte shefi i qeverisë kosovare që ka kërkuar kohë para nisjes së dialogut.

Sot, ndërkaq është bërë e ditur se Kurti ka planifikuar që para përballjes me Vuçiqin të koordinohet edhe me partitë opozita, të cilat do t’i ftojë në takim./GazetaExpress/

Tags: Albin KurtikosovaSerbia

TË LIDHURA

Identifikohen 3 autorë vjedhjesh në banesa dhe në lokale
Aktualitet

“E kam bërë vetëm një herë”, babai abuzues pranon se ka kryer marr*dhënie me të bijën

14:32 | 01/07/2025
Kërkohej për trafikimin e 1 ton kokaine nga Shqipëria në Itali, arrestohet në Francë ish-truproja e Saimir Tahirit
Aktualitet

Kërkohej për trafikimin e 1 ton kokaine nga Shqipëria në Itali, arrestohet në Francë ish-truproja e Saimir Tahirit

14:29 | 01/07/2025
Dy punëtorë të lënduar, procedohen administratori e dy inxhinierë
Aktualitet

Dy punëtorë të lënduar, procedohen administratori e dy inxhinierë

14:11 | 01/07/2025
Next Post
‘Nuk e dija që arma ishte e mbushur’/ Zbardhet dëshmia e autorit që vrau shokun

'Nuk e dija që arma ishte e mbushur'/ Zbardhet dëshmia e autorit që vrau shokun

Ulje e lehtë e të infektuarve në Kosovë, 11 viktima nga Covid në 24 orë

Kosovë: Mbetet i ulët numri i të infektuarve, 3 viktima nga koronavirusi

U aksidentua për vdekje/ Kush është Fatmir Avdillari, ose “Xubi“ i Yzberishtit

U aksidentua për vdekje/ Kush është Fatmir Avdillari, ose “Xubi“ i Yzberishtit

JU REKOMANDOJMË

Ndodh e pabesueshmja! Paratë bien nga qielli, ndalet trafiku

Ndodh e pabesueshmja! Paratë bien nga qielli, ndalet trafiku

22:00 | 28/06/2025
Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

20:02 | 25/06/2025
Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

12:18 | 30/06/2025




TË FUNDIT

Akuzat për blerje votash, kryebashkiaku i Burrelit, Agron Malaj padit Xhelal Mziun
Politikë

Akuzat për blerje votash, kryebashkiaku i Burrelit, Agron Malaj padit Xhelal Mziun

by mirseda
14:39 | 01/07/2025
0

Deputeti i Partisë Demokratike Xhelal Meziu është paditur për shpifje në Gjykatën e Posaçme nga kryebashkiaku i...

Polonia vendos kontrolle në kufirin me Gjermaninë

Polonia vendos kontrolle në kufirin me Gjermaninë

14:34 | 01/07/2025
Identifikohen 3 autorë vjedhjesh në banesa dhe në lokale

“E kam bërë vetëm një herë”, babai abuzues pranon se ka kryer marr*dhënie me të bijën

14:32 | 01/07/2025
Kërkohej për trafikimin e 1 ton kokaine nga Shqipëria në Itali, arrestohet në Francë ish-truproja e Saimir Tahirit

Kërkohej për trafikimin e 1 ton kokaine nga Shqipëria në Itali, arrestohet në Francë ish-truproja e Saimir Tahirit

14:29 | 01/07/2025
Tirana, stërvitja planifikohet më 5 korrik. Kur pritet të zyrtarizohet drejtori dhe trajneri i ri

Tirana, stërvitja planifikohet më 5 korrik. Kur pritet të zyrtarizohet drejtori dhe trajneri i ri

14:26 | 01/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com