Viktimat e abuzimit, shqiptarë, pranojnë se gënjyen. Pronari i shtëpisë së fëmijëve, David Brown, drejt fluturimit për në Britani.
Robert Fairnie
Një vullnetar bamirës u lirua nga burgu në Shqipëri – 13 vjet pasi u burgos për abuzim me të mitur në një çështje që pretendohej të ishte shpikur nga policia. David Brown buzëqeshi dhe falënderoi mbështetësit ndërsa doli nga një burg i sigurisë maksimale, në Tiranë, të premten. 69-vjeçari nga Edinburgu ishte burgosur në 2008-ën por gjithmonë ka trumbetuar pafajësinë e tij. Lirimi i tij vjen vite pasi dy viktima të abuzimit pranuan se ishin detyruar të sajojnë dëshmitë kundër tij dhe të gënjejnë në gjykatë. Ai u dënua në bazë të dëshmisë së tyre dhe u dënua me 20 vjet pas hekurave, që u ul më pas në 13 për sjellje të mirë.
Abuzimi pretendohet të ketë ndodhur në një shtëpi që ai drejtoi për fëmijë me probleme në vend. Avokatja e tij Gjystina Golloshi thotë se Brown tani do të riatdhesohet në Mbretërinë e Bashkuar, pasi u gjykua se kishte vuajtur dënimin e tij, por po vazhdon të luftojë për të rehabilituar emrin e tij nëpër gjykatat shqiptare. Brown, një ish-kryetar i Panelit për Fëmijë në Skoci, u përshëndet nga një numër mbështetësish – të cilët e mbështetën atë për shumicën e dy dekadave dhe bënë fushatë për lirimin e tij – kur ai u largua nga burgu pak pas mesdite të së premtes.
Mes këtyre mbështetësve në momentin e lirimit ishte edhe 33-vjeçari Klajdi Korreshi. Ai tha: “Unë u takova me të në 1999-ën kur isha 11 vjeç dhe ai është si një baba për mua. Gjithmonë i kam besuar dhe shumë të tjerë e kanë bërë gjithashtu. Është shumë e trishtueshme ajo që ndodhi, por ne bëmë çmos për ta ndihmuar. Ata i dhanë atij 20 vjet, por nuk kishte asnjë provë, ishte e gjitha e sajuar “.
Shpresa për lirimin e Brown ka pasur që në 2017-ën pasi u zbulua në Sunday Mail që akuzuesit e tij pranuan se ishin detyruar të gënjejnë në gjykatë. Djemtë – Andon Qoshlli dhe Denis Aliu – dolën duke thënë se gënjyen sepse policia dhe një psikolog i shtyu ata të bënin deklarata të rreme. Avokatja Golloshi tha se apeli do të përqëndrohet në deklaratat e dy djemve që thonë se Brown nuk abuzoi me ta. Ajo shtoi: “Unë kurrë nuk mund të isha avokate e tij nëse Davidi do të kishte abuzuar me këta njerëz dhe unë e them këtë me besim dhe kompetencë pasi e njoh shumë mirë çështjen e tij. Unë flas si avokate dhe nënë e tre fëmijëve ”.