Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

SHBA: Fati i paktit bërthamor është në dorë të Iranit

4 vjet ago
in Bota
SHBA: Fati i paktit bërthamor është në dorë të Iranit

Administrata e presidentit Joe Biden ka sinjalizuar se Irani nuk duhet të presë lëshime të tjera të mëdha nga Shtetet e Bashkuara ndërsa mes dy vendeve pritet rifillimi i një raundi të ri bisedimesh jo të drejtpërdrejta bërthamore.

Të enjten një zyrtar i lartë i administratës u tha gazetarëve se Uashingtoni i ka bërë të ditura lëshimet të cilat është i përgatitur të bëjë, në mënyrë që t’i bashkohet marrëveshjes së rëndësishme bërthamore nga e cila ish-Presidenti Donald Trump u tërhoq në vitin 2018. Zyrtari tha se tashmë suksesi ose dështimi varet nga Irani i cili duhet të marrë vendimin politik për t’i pranuar ato dhe për t’iu kthyer zbatimit të marrëveshjes.

Zyrtari bisedoi me gazetarët gjatë një telekonference të organizuar nga Departamenti i Shtetit në prag të rinisjes së negociatave në Vjenë. Zyrtari foli në kushte anonimiteti duke dhënë hollësi rreth pozicionit të Shteteve të Bashkuara përpara raundit të katërt të bisedimeve të tërthorta që do të zhvillohen me dyer të mbyllura.

Komentet vijnë ndërsa gjatë një vizite në Ukrainë Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken shprehu shqetësimin rreth qëndrimeve të pandryshuara të Iranit në bisedime.

“Ajo që ne nuk e dimë është nëse Irani është vërtet i përgatitur të marrë vendimet e nevojshme për t’u zbatuar plotësisht kushtet e marrëveshjes bërthamore“, tha zoti Blinken në një intervistë për rrjetin televiziv NBC News në Kiev. “Ata fatkeqësisht kanë vazhduar të ndërmarrin hapa drejt rinisjes së pjesëve të rrezikshme të programit të tyre, të cilat marrëveshja bërthamore i kishte ndaluar. Dhe nuk dihet nëse ata janë të gatshëm të bëjnë atë që është e nevojshme“.

Deri tani Irani nuk ka dhënë asnjë shenjë se do të pranonte diçka më të vogël sesa heqja e plotë e të gjitha sanksioneve të vendosura nga administrata Trump dhe ka kundërshtuar sugjerimet se do të duhet të zhbëjë të gjithë hapat që ka ndërmarrë në shkelje të marrëveshjes. Javët e fundit zyrtarët iranianë kanë thënë se SHBA ka ofruar lehtësime të konsiderueshme nga sanksionet, por jo të mjaftueshme, dhe nuk e kanë bërë saktësisht të qartë se çfarë do të bënte Teherani në këmbim të heqjes së tyre.

Zyrtari i administratës amerikane tha se Uashingtoni është i gatshëm të zbatojë kushtet e qarta të marrëveshjes bërthamore, të negociuara nga administrata e Obamës, por vetëm nëse Irani do të bënte të njëjtën gjë. Ai tha se Shtetet e Bashkuara nuk do të pranojnë të bëjnë më shumë sesa kërkohet nga marrëveshja për ta kthyer Iranin tek plotësimi i kushteve të saj.

Zyrtari nuk pranoi të parashikonte nëse raundi i katërt do të shënonte përparim, por tha se ekzistojnë mundësitë që të arrihet shumë shpejt një marrëveshje e që kjo të ndodhë para zgjedhjeve presidenciale në Iran që mbahen në qershor, që disa besojnë se janë një faktor ndërlikues për bisedimet. Zyrtari tha se thelbi i asaj që të dyja palët duhet të bëjnë është i qartë. “Ne mendojmë se është e mundur”, tha zyrtari. “Nuk do të jetë e vështirë”, tha ai. /VOA/

Tags: armet berthamoreIranipaktiSHBA

TË LIDHURA

Gjermania dërgon më shumë sisteme ‘Patriot’ në Ukrainë, rritet ndihma për mbrojtjen ajrore
Bota

Gjermania dërgon më shumë sisteme ‘Patriot’ në Ukrainë, rritet ndihma për mbrojtjen ajrore

20:02 | 02/08/2025
Kina dhe Rusia bashkojnë forcat, nisin stërvitjet e përbashkëta ushtarake
Bota

Kina dhe Rusia bashkojnë forcat, nisin stërvitjet e përbashkëta ushtarake

08:43 | 02/08/2025
Mediat ukrainase raportojnë sulm masiv ndaj Rusisë, rafineria në flakë
Bota

Mediat ukrainase raportojnë sulm masiv ndaj Rusisë, rafineria në flakë

08:23 | 02/08/2025
Next Post
Komisioni për shkarkimin e Metës/ Presidenca: Nuk do të njohim asnjë vendim

Komisioni për shkarkimin e Metës/ Presidenca: Nuk do të njohim asnjë vendim

Rrëzohen dy dekretet e Metës me ndihmën e votave të opozitës

Komisioni për shkarkimin e Metës/ 6 deputetë votuan kundër, 1 abstenoi (Emrat)

Kosovë, 3 viktima dhe 170 të infektuar me koronavirus në 24 orët e fundit

Kosovë, 3 viktima dhe 170 të infektuar me koronavirus në 24 orët e fundit

JU REKOMANDOJMË

Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

21:51 | 29/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

18:00 | 02/08/2025
United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

17:54 | 02/08/2025




TË FUNDIT

Shein gjobitet me 1 milion euro nga Italia për mashtrime mjedisore
Ekonomi

Shein gjobitet me 1 milion euro nga Italia për mashtrime mjedisore

by mirseda
14:28 | 04/08/2025
0

Autoriteti Italian i Konkurrencës (AGCM) ka gjobitur gjigantin e modës “fast fashion” Shein me 1 milion euro...

I dënuar me burg nga gjykata e Dibrës, arrestohet 56-vjeçari i shpallur në kërkim

I dënuar me burg nga gjykata e Dibrës, arrestohet 56-vjeçari i shpallur në kërkim

14:25 | 04/08/2025
Osmani: Thirrjet anti-shqiptare në Kumanovë, të papranueshme

Osmani: Thirrjet anti-shqiptare në Kumanovë, të papranueshme

13:03 | 04/08/2025
Video virale me Jozin, Gjesti merr këtë vendim për Stresin

Video virale me Jozin, Gjesti merr këtë vendim për Stresin

12:54 | 04/08/2025
2 persona të plagosur me thikë pas përleshjes te ‘Uji i Ftohtë’, përfundojnë në spital! Policia shoqëron 2 të dyshuar

2 persona të plagosur me thikë pas përleshjes te ‘Uji i Ftohtë’, përfundojnë në spital! Policia shoqëron 2 të dyshuar

23:04 | 02/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com