E diel, 20 Qershor, 2021
18.5 C
Tirana

Komisioni për shkarkimin e Metës/ Presidenca: Nuk do të njohim asnjë vendim

Ditën e sotme, Parlamenti miratoi me 97 vota pro, ngritjen e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Menjëherë pas këtij vendimi, ka ardhur reagimi nga Presidenca, nëpërmjet zëdhënësit të Kreut të Shtetit, Tedi Blushi.

Në një deklaratë për mediat, Blushi u shpreh se Presidenca nuk do të njohë asnjë vendim apo veprimtari antikushtetuese dhe antiligjore të Kuvendit, që sipas tij është njëpartiak.

Ai tha se vendimi për ngritjen e Komisionit Hetimor nuk meriton vëmendje dhe është nul. Ndër të tjera, Blushi deklaroi se Presidenti Meta do të jetë në detyrë deri në përfundim të mandatit të tij, më 24 korrik 2022.

Deklarata e Tedi Blushit

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta shpreh keqardhjen e thellë, që Kuvendi njëpartiak e refuzoi mundësinë që ju dha prej tij për t’u kthyer në shinat e Kushtetutës dhe të Ligjit.

Në këto kushte, bëjmë me dije se Institucioni i Presidentit të Republikës nuk do të njohë asnjë vendim apo veprimtari antikushtetuese dhe antiligjore të Kuvendit njëpartiak në detyrë, si dhe vendimet e çdo institucioni tjetër kukull të këtij regjimi kleptokratik.

Çdo produkt i një procesi fiktiv dhe antiligjor parlamentar, që bie ndesh me parimet dhe vlerat e shoqërisë sonë demokratike nuk meriton vëmendje dhe është nul.

Askush nuk mund të fshihet dot, as pas “etikës” dhe as pas “retorikës”, sepse kjo është një çështje SOVRANITETI.

Presidenti Meta e di shumë mirë se çfarë ka ndodhur dhe është shumë i qartë në planin e Tij për atë që do të ndodhë në vijim.

Garantojmë të gjithë qytetarët, se në respekt të betimit të tij me dorën mbi Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, Presidenti Meta do të ushtrojë me përgjegjësi të plotë, sikundër ka vepruar derimë tani, të gjitha funksionet e Tij kushtetuese deri më 24 korrik 2022 dhe nuk do të tolerojë asnjë lloj intimidimi të Institucionit të Presidentit nga mafia lokale, rajonale dhe ndërkombëtare.

Parlamenti i ka hapur rrugë Komisionit Hetimor që të hetojë lidhur me shkeljet e pretenduara nga 49 deputetë të mazhorancës. të cilët akuzojnë Metën se ka dalë jashtë kompetencave dhe ka shkelur Kushtetutën para dhe gjatë zgjedhjeve të 25 prillit.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

OBSH e shpall të përfunduar shpërthimin e Ebolës në Afrikën Perëndimore

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha se shpërthimi i virusit të Ebolës, që nisi në shkurt në Guinea, ka përfunduar. Ky virus vdekjeprurës, që përcillet...

Levandovski mban gjallë shpresat e Polonisë, Spanja komplikon kualifikimin

Përfundon ndeshja e grupit C, ku Spanja ka komplikuar kualifikimin, pasi Polonia i ka surprizuar, duke i rrëmbyer një pikë. Sfida u mbyll në...

Gjermani, gjenden dy piktura të shekullit XVII në një kosh plehrash

Policia gjermane po kërkon për informacion për dy piktura origjinale nga artistë evropianë të shekullit të 17, të cilat përfunduan në një kosh plehrash...

Kapacitetet e Kosovës për vaksinim në masë të popullsisë kundër COVID-19

Në Kosovë gjatë kësaj jave filloj vaksinimi në masë i qytetarëve kundër COVID-19, me synimin që të vaksinohen deri 320 qytetarë në muaj. Zyrtarë...

Mbi 1 milion vaksina/ Mbërrijnë në Rinas edhe 50 mijë doza të Coronavac

Mbrëmjen e sotme, kanë mbërritur në aeroportin ''Nënë Tereza'', 50 mijë doza të vaksinës kineze Coronavac. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi...