Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Ndryshon Kodi Rrugor, ja çfarë duhet të dinë shoferët

5 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore
Ndryshon Kodi Rrugor, ja çfarë duhet të dinë shoferët

Hyjnë në fuqi  ndryshimet e reja në “Kodin rrugor”. Parlamenti i Shqipërisë hodhi poshtë sot dekretin e Presidentit Ilir Meta për “Kodin rrugor”, duke i hapur kështu rrugë miratimit të ndryshimeve të propozuara nga mazhoranca. “Të nderuar përdorues të rrugës, drejtues mjeti apo këmbësorë, pavarësisht moshës në ndryshimet që miratohen sot në Kodin Rrugor, ashpërsohen masat për drejtuesit e mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor kryesisht për drejtimin e automjetit, pas përdorimit të alkoolit, për përdorimin e  celularit, apo shkelje të përsëritura. Një sjellje e re që sillet në Kodin Rrugor është sjellja agresive në rrugë, kur ju drejtues të mjeteve në rrugët urbane apo dytësore ushtroni presion apo agresion të mjetit nëpërmjet sistemit të ndriçimit, duke mos ruajtur distancën, duke kërkuar rrugën padrejtësisht dhe duke vënë në rrezik jetën e njerëzve dhe kryesisht të përdoruesve të rrugës”, tha nënkryetarja e Parlamentit, Vasilika Hysi.

Midis ndryshimeve në ligjin e ri është që kolaudimi i automjeteve do  bëhet një herë në dy vjet dhe jo për çdo vit siç ka ndodhur deri më tani. Ndërkohë, makinat e reja nuk do të kryejnë kontroll teknik tre vitet e para nga data e regjistrimit. Përjashtim përbëjnë taksitë, autoambulancat, furgonët, autobusët dhe të gjitha llojet e kamionëve, pra mjetet e transportit të mallrave, të cilat do të kryejnë kontrollin teknik një herë në vit.

Në ligjin e ri për herë të parë parashikohet ngritja e një qendre informacioni për identifikimin e drejtuesve të mjeteve, të cilëve u kaluar mbi 30 ditë afati i siguracionit. Ata do të dalin në sistem dhe kështu do gjurmohen lehtësisht nga policia. Gjoba do të jetë nga 100 deri në 400 USD, si dhe detyrimi për t’u pajisur me siguracionin vjetor. Kushdo që tejkalon kufijtë minimalë dhe maksimalë të shpejtësisë me jo më shumë se 10 km/orë, do gjobitet nga një mijë deri në tre mijë lekë.

Është sanksionuar gjithashtu që kushdo që tejkalon kufijtë maksimalë të shpejtësisë për më shumë se 50 km/orë jashtë qendrave të banuara dhe më shumë se 40 km/orë në qendrat e banuara, do ndëshkohet me gjobë nga 100 deri në 200 USD, do t’i hiqet patenta nga 3 deri në 6 muaj, si dhe do t’i hiqen pikët.

Të gjithë ata shoferë që kryejnë shkeljet e mësipërme brenda dy viteve, do t’u pezullohet patenta nga 8 deri në 12 muaj. Për herë të parë do të ketë ndëshkim të ashpër edhe për parkimin e gabuar. Cilido që parkon në mënyrë abuzive 3 herë brenda një viti, përveç gjobës, do t’i hiqen pikë nga leja e drejtimit. Ndërkohë, për shoferët që përdorin celularin gjatë qarkullimit, do të gjobiten nga pesë mijë deri në pesëmbëdhjetë mijë lekë ose 150 USD. Në rast përsëritje 3 herë brenda vitit, do t’i hiqet patenta 3 muaj si dhe pikët.

Masat do të jenë më të ashpra për të gjithë ata që kapen duke qarkulluar në gjendje të dehur. Në raste të tilla, ligji parashikon gjobë 400 USD dhe  heqje e patentës deri në dy vjet.

Tags: gjobakodi rrugorshoferet

TË LIDHURA

Spanjë/ Shkatërrohet plantacioni i kanabisit, prangoset i riu shqiptar
Aktualitet

Spanjë/ Shkatërrohet plantacioni i kanabisit, prangoset i riu shqiptar

22:24 | 24/11/2025
Orosh: Erzen Uka, i dyshuar për rekrutim në ISIS, ka një të kaluar kriminale
Aktualitet

Orosh: Erzen Uka, i dyshuar për rekrutim në ISIS, ka një të kaluar kriminale

22:08 | 24/11/2025
Orosh — Dy të armatosur vetëdorëzohen, RENEA nis kontrollet për armë dhe eksplozivë
Aktualitet

Orosh — Dy të armatosur vetëdorëzohen, RENEA nis kontrollet për armë dhe eksplozivë

21:11 | 24/11/2025
Next Post
Nostalgji futbolli / Maldini rrëfen ofertat e refuzuara për Milanin e tij

Nostalgji futbolli / Maldini rrëfen ofertat e refuzuara për Milanin e tij

Artur Zheji: Rama dëshiron të eleminojë Metën e Berishën nga sfondi politik

Artur Zheji: Rama dëshiron të eleminojë Metën e Berishën nga sfondi politik

SHBA: Fati i paktit bërthamor është në dorë të Iranit

SHBA: Fati i paktit bërthamor është në dorë të Iranit







JU REKOMANDOJMË

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Të shtëna me armë zjarri në Fier, detajet e para

22:23 | 21/11/2025
Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

11:43 | 20/11/2025
Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025




TË FUNDIT

Holanda ndalon përdorimin e fishekzjarrëve, të dëmshme për qytetarët dhe ambientin
Bota

Holanda ndalon përdorimin e fishekzjarrëve, të dëmshme për qytetarët dhe ambientin

by mirseda
22:49 | 24/11/2025
0

Nga 1 janari 2026, në Holandë nuk do të jetë më e mundur të blihen dhe përdoren...

Spanjë/ Shkatërrohet plantacioni i kanabisit, prangoset i riu shqiptar

Spanjë/ Shkatërrohet plantacioni i kanabisit, prangoset i riu shqiptar

22:24 | 24/11/2025
Orosh: Erzen Uka, i dyshuar për rekrutim në ISIS, ka një të kaluar kriminale

Orosh: Erzen Uka, i dyshuar për rekrutim në ISIS, ka një të kaluar kriminale

22:08 | 24/11/2025
Merz: Rusia duhet të hyjë në negociata, Gjermania është e kënaqur me progresin në Gjenevë

Merz: Rusia duhet të hyjë në negociata, Gjermania është e kënaqur me progresin në Gjenevë

21:34 | 24/11/2025
Orosh — Dy të armatosur vetëdorëzohen, RENEA nis kontrollet për armë dhe eksplozivë

Orosh — Dy të armatosur vetëdorëzohen, RENEA nis kontrollet për armë dhe eksplozivë

21:11 | 24/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com