Qeveria ka miratuar ndryshimet në buxhet për fondin shtesë prej 2 miliard lekësh për blerjen e vaksinave antiCovid.
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, paraqiti në seancën plenare ndryshimet në Aktin Normativ duke theksuar se vaksinimi është prioritet i qeverisë:
“Deri më sot Qeveria Shqiptare ka nënshkruar kontrata për sigurimin e 2.2 milionë dozave të vaksinave, doza të cilat janë në përdorim dhe në proces të vaksinimit të popullatës. Megjithatë, për përmbushjen e objektivit të imunizimit ndaj Covid-19 kërkohen dhe 2.2 milionë doza të tjera vaksine”