SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Moisi dhe Florian Habilajt në Vlorë

SPAK kërkon zyrtarisht konfiskimin e 82 milion e 440 mijë e 285 lekë pasuri të Moisi dhe Florian Habilajt, disa prej tyre në emër të familjarëve të tij.

Në kërkesën e lëshuar nga SPAK, pasuritë që kërkohen të sekuestrohen janë të paluajtshme dhe bëhet fjalë për ndërtesë, një sërë apartamentesh si dhe garazh.

Ato ndodhen të gjitha në Vlorë, dhe disa prej pasurive figurojnë në emër të Artan Habilajt, Ciko Habilajt, Zenepe Habilajt dhe Klementina Habilajt.

Ndërkohë, ditën e sotme, Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion ka kërkuar 63 vite burg në total për grupin e Habilajve. Në seancën e sotme në Gjykatën e Posaçme, SPAK ka kërkuar pretencën për anëtarët e grupit, të cilët akuzohen për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike