E premte, 28 Janar, 2022
4.5 C
Tirana

Nuk fitoi mandatin për deputet/ Ndoka: PD ka vjedhur votat e mia

Kryetari i Partisë DemoKristiane, Nard Ndoka, i cili nuk mori një mandat në zgjedhjet e 25 prillit, ka lëshuar një akuzë të fortë ndaj komisionerëve të Partisë Demokratike.

Në një intervistë ”Report Tv”, Ndoka tha se ka pasur komisionerë të shitur nga ana e PD-së, që ndikuan në tjetërsimin e rezultatit.

Ndër të tjera, ai u shpreh se dhe votat e tij personale janë vjedhur nga PD-ja, duke mos i kursyer kritikat ndaj kryedemokratit Lulzim Basha.

Nard Ndoka: ”Jam masakruar me votat e mia personale, votat e mia janë vjedhur nga PD-ja. Basha duhet të heqë dorë nga interesat e ngushta të tij, të heqë dorë nga komisionerët partiak. PD është një parti e madhe e hapur, mund të operohet dhe me lidershipi, Basha tentoi që të dilte ai si lider i kësaj partie dhe nuk ia arriti. Ne kemi bërë sakrificë që dhe Basha të rritej dhe djegia e mandateve. Në shtator -tetor do të ketë një vendimarrje përfundimtare për vazhdimësinë e tij, apo për kryetarët e partive të tjera. Gabim fatal një marrëveshje transparente me aleatët, nëse opozita do dilte me një listë, bashkë me LSI, Basha sot do ishte kryeminisër. Basha ndërtoi një fushatë individuale, i përjashtoi aleatët dhe i luftojë, nuk ka qenë e dukshme, por ne e kemi ndjerë këtë.”

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Zyrtari i DASH mesazh Berishës: Një i korruptuar s’mund të jetë fytyra e PD

Zv/Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Gabriel Escobar, thekson se një person i shpallur "non grata" për korrupsion, nuk mund të jetë fytyra e PD-së....

Mesazhet e Nokës me Nikollën e Manjën/Alibeaj: “Foltorja” bashkëpunon me Ramën

Në seancën e djeshme plenare të zhvilluar në Kuvend, mediat kanë kapur bisedat nga celulari i deputetit demokrat Flamur Noka, që ka zhvilluar në...

“Non grata”, Berisha: Kam bindjen se SHBA do ta korrigjojë gabimin

Për Berishën, deklarimi “non grata” nga ana e SHBA-së, është i bazuar në shpifje. Në emisonin "Opinion" në Tv Klan, Berisha ka deklaruar se...

“Urdhër nga Rama për të sulmuar FSHF-në”? Veliaj e thotë troç

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka hedhur poshtë në mënyrë kategorike hipotezën nëse me urdhër të Ramës ka sulmuar FSHF-së. I ftuar...

Rama bën parashikimin e ‘frikshëm’: Më 6 mars futet Meta, bashkohet me Berishën

Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Open”, kryeministri Edi Rama ka bërë një parashikim për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit. Ai ka thënë...