Pak më parë Presidenti i Republikës Ilir Meta ka postuar në rrjetin e tij social Facebook një shkrim të revistës Monitor me titull : “Për 9 vite u larguan rreth 500 mijë shqiptarë”/ Studimi i ekspertëve të Vjenës: Numri më i lartë i emigrantëve krahasuar me…”
Bashkangjitur shkrimit ai ka shprehur dhe keqardhjen e tij për “dramën më të madhe që i ka ndodhur vendit dekadën e fundit” siçe konsideron ai.
Postimi i Presidentit Ilir Meta:
“Ndalimi i shpopullimit të Shqipërisë, dramës më të madhe që i ka ndodhur vendit dekadën e fundit, është sfida më e madhe, që kërkon reflektim urgjent dhe zgjidhje konkrete.
Sipas Institutit për Studime Ekonomike Ndërkombëtare të Vjenës, nga viti 2010 deri në vitin 2019 janë larguar nga Shqipëria rreth 500 mijë qytetarë, disa herë më shumë në krahasim me Serbinë, Malin e Zi, Bosnjë-Hercegovinën, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën.
Me këto ritme dramatike zbrazja e Shqipërisë rrezikon të kthehet në një fatkeqësi kombëtare.
Adresimi i menjëhershëm i këtij fenomeni është emergjencë dhe çdo neglizhencë e mëtejshme do të kishte pasoja katastrofike.”