Rama poston videon 3D : Shqiptarët do t’i sjellim direkt nga Amerika!

Kryeministri i vendit Edi Rama ka postuar në facebook një video me pamje nga Shqipëria dhe me sekuenca 3D të simulimit të një avioni në fluturim me diçiturën “Mirëmëngjes”.

Në video mbivihet zëri i tij dhe i ministres Balluku teksa thuhet se “Shqiptarët do t’i sjellim nga Amerika direkt në Shqipëri” duke lënë të kuptohet se fluturimet me kontinentin amerikan nuk do të ketnë nevojë për tranzit.

Ministrja Balluku dëgjohet të thotë se aeroporti i Vlorës me pistë 1.3 KM do të shënojë rritje ekonomike për Shqipërinë.