Kryeministri Edi Rama ka ngritur tonet në fushatën përmbyllëse në Tiranë të Partisë Socialistë.
Nga ”Sheshi Skënderbej”, Rama u bëri thirrje shqiptarëve që me 25 prill, të dërgojnë në shtëpi Presidentin Ilir Meta, duke nënkuptuar kapitullimin e tij në politikë.
Ndër të tjera, Rama tha se Shqipëria nuk është pengu i një njeriu që ka lëshuar pëllumbat dhe sorrat bashkë.
Edi Rama: “Siç thotë Meta, vajza i lutet të shkojë në shtëpi dhe të mos pijë. E pra në 25 prill çoni në shtëpi Metën, boll mjaft, Meta është turpi ynë i gjithë popullit shqiptar, turpi më i madh që Shqipëria ka mundur të ketë në krye, ai turp duhet zhbërë në 25 prill dhe turp kush voton Metën, turpron veten, familjen e tij. Boll se nuk është Shqipëria pengu i një njeriu që ka lëshuar pëllumbat dhe sorrat bashkë.”