Basha: Vrasja në Elbasan, e rëndë. Të presim drejtësinë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka komentuar ngjarjen e ndodhur mesditën e djeshme në Elbasan, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani dhe u plagosën 4 të tjerë.

I ftuar në emisionin ”Frontline”, Basha e cilësoi ngjarjen si të rëndë, dhe bëri thirrje që drejtësia të bëjë punën e saj.

Ndër të tjera, Basha u shpreh se gjatë javëve të fushatës ka parë nga afër dëshirën e shqiptarëve për ndryshim.

Lulzim Basha: ”Është një ngjarje shumë e rëndë. Me lejoni ta nis duke i uruar shërim të shpejtë efektives së policisë. Ju kërkoj të gjithëve të presin me durim, derisa drejtësia të zbardhë të vërtetën. Shqiptarët janë të tejngopur me këtë fenomen të shit-blerjes. Ajo që do bëjmë më 25 prill, është se do të mbyllim këtë bashkëpunim të errët të pushtetit me krimin, që na ka dëmtuar në shumë procese, sidomos në integrimin e vendit. Jam plot me besim se këtë të diel, shqiptarët, të cilëve iu ka ardhur në majë të hundës shit-blerja e votës, do të votojnë masivisht për numrin 9, duke i hapur rrugë integrimit të vendit.”