E enjte, 16 Shtator, 2021
21.5 C
Tirana

‘Administrata doli në miting’/ Kryemadhi: LSI, familja e vërtetë e socialistëve

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, gjatë fjalës së saj në mitingun përmbyllës në sheshin “Nënë Tereza” nuk la pa përmendur edhe mitingun e PS që po zhvillohej paralel në sheshin “Skënderbej”.

Sipas saj, administrata publike ka marrë mesazhe kërcënuese për të dalë sot në miting, ndërsa shtoi se shtëpia e vërtetë e socialistëve është LSI-ja.

Monika Kryemadhi: ”Ju e dini shumë mirë për mesazhet kërcënuese që i çoheshin sot administratës publike për të dalë në sheshin Skënderbej. Por ndërkohë nga ana tjetër, socialistët e ndershëm i kthenin përgjigje: do të marr pjesë në miting, por në anën tjetër të sheshit, do të marr pjesë në mitingun e LSI-së, atje ku është shtëpia e socialistëve”.

“Më 25 prill shqiptarët kanë në dorë zgjidhjen e zgjedhjeve të tyre. Shqiptarët do të votojnë për ndryshimin, do të votojnë për ndryshimin duke votuar numrin 6, duke votuar LSI-në, sepse ne kemi dhënë zemrën dhe çdo gjë që kemi për Shqipërinë, në mënyrë të tillë që të realizojmë atë ëndërr të qindra e mijëra shqiptarëve që luftuan për liri dhe demokraci. Për të pasur një Shqipëri europiane, për të pasur një Shqipëri të vërtetë, atë që kanë ëndërruar studentët e Lëvizjes së Dhjetorit, atë që kanë ëndërruar partizanët e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, atë që kanë ëndërruar prindërit tanë, të cilët kanë punuar për ndërtimin e Shqipërisë.”

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E vetmja mënyrë për të trembur Ramën

Nga: Dritan Hila Tashmë që janë trajtuar të gjitha variablet e seriozitetit apo ambiguitetit të sjelljes së Bashës ndaj Berishës dhe pasojat që do ketë...

Nëndetëset me energji bërthamore, Kina denoncon paktin SHBA-Britani-Australi

Kina ka denoncuar një pakt historik të sigurisë midis SHBA, Britanisë së Madhe dhe Australisë, duke e përshkruar aleancën si "jashtëzakonisht të papërgjegjshme" dhe...

Mësimi nga mençuria e gjyqtarit Learned Hand

Nga: Irena Beqiraj Po jetojmë një periudhë të çmendur “skepticizmi” ndaj Amerikës. Mesazhet e shumë zyrtarëve të saj duken butaforike. Por historia na tregon që...

I zhdukur prej dy ditësh, 39-vjeçari gjendet pa shenja jete

Policia e Tiranës njofton se është gjetur pa shenja jete një 39-vjeçar në zonën e quajtur "Kodrat e Selitës". Policia ka indentifikuar viktimën, shtetasi...

“Shqipëria do monitorohet nga kamerat”, ministri Çuçi zbulon planin

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka zbuluar sot në Kuvend objektivat e dikasterit që ai drejton në 4 vitet e ardhshme të 'Qeverisë Rama'....