Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Absurditetet e Elbasanit dhe Policia impotente

5 vjet ago
in Editorial - Opinione
Të shtëna me armë në Elbasan, pranga 45-vjeçarit
Në tentativën për të kuptuar se cili ishte fakti më absurd i derivuar nga vrasja elektorale e Elbasanit, dje, ditën me diell, do të duhej të merrnim në shqyrtim disa fenomene një për një;
-Blerja e votave dhe për rrjedhojë e mandateve dhe zgjedhjeve
Fakti që blihen vota, bllokohen karta identiteti apo më keq akoma; blihen karta identiteti që komisionerët të votojnë në vend të qytetarëve është tronditës dhe në Somali e jo më në Shqipëri dhe në Elbasan, qytetin e arsimit, të Aleksandër Xhuvanit dhe Kostandin Kristoforidhit. Por a tronditet një elbasanlli kur dëgjon që në 5-maj (apo në secilën lagje tjetër të qytetit) blihen vota dhe sekuestrohen karta identiteti nga njerëz me precedentë penalë apo siç i quan populli thjeshtë: kriminelë dhe halabakë? Jo, një elbasanlli nuk përfton asnjë përshtypje dhe ky fakt nuk përbën lajm sepse e tillë është situata aty, është normalizuar blerja e votës prej vitesh. Madje është normalizuar edhe prania e makinave luksoze dhe të blinduara (që do t’i kishin zili dhe yjet e futbollit) në oborret e qendrave të votimit ditën e zgjedhjeve dhe fakti tronditës është jo kur ti mëson se po blihen vota por pikërisht mungesa e përshtypjes kur ti mëson këtë gjë… Kjo është kuja e vërtetë.
-Strukturat apo njësitë e mbrojtjes së votës nga PD-ja
Fakti që një parti politike ngre struktura apo njësi të cilat kanë për detyrë të lokalizojnë dhe të zënë në kushtet e flagrancës votëblerës nga partita kundërshtare do të thotë shumë. Është fakt shqetësues sepse kemi të bejmë me një autoritet alternativ që qarkullon në qytet dhe që mund të jetë potencialisht burim konfliktesh si ai që pamë dje pavarësisht qëllimit solemn të mbrojtjes së votës por siç në SHBA ti ke të drejtë të mbrosh pronën dhe familjen tënde në rast se policia nuk e bën këtë gjë ashtu dhe në këtë spektër duhet të ekzistojëë kjo e drejtë e paligjshme por legjitime. Pse Gazmend Bardhi është i detyruar ta zërë lepurin me qerre kur kjo është detyrë e tjetër kujt, e Policisë së Shtetit që paguhet me taksat tona dhe duhet të na mbrojë votën dhe rendin? Sepse Gazmend Bardhi i denoncoi me emër dhe mbiemër blerësit e votës në qytet dhe i dërgoi në SPAK dhe ç’ndodhi? Asgjë! Heshtje. Asgjë e re nga fronti i perëndimit (perëndimi që ironikisht përkon me Tiranën dhe në këtë rast). Tani nëse policia dhe Prokuroria e Elbasanit (dy prokurorë jo më larg se një muaj më parë deklaruan se u rrezikohet jeta) nuk veprojnë a i lind e drejta një partie politike të mbrojë votat me çuna trima?
-Pyetja e analistëve që nuk i duhej bërë kurrë kësaj opozite por që u bë pafund
Mbetemi këtu: A i lind e drejta një partie politike të mbrojë votat me çuna trima? Pyetja që i është bërë opozitarit Basha para çdo dite zgjedhjesh gjatë 8 viteve opozitë nga analistët e shumtë (Kikia, Bejtja etj. etj.) ka qenë kjo: “Ore ai (Rama) po t’i blika votat, si do e ndalosh ti?” apo diçka e ngjashme: “Si do t’i mbrosh ti votat e qytetarëve?”. Kjo tipologji pyetjeje nuk duhet të ishte bërë kurrë sepse i jep avantazh vetëm atij që i blen zgjedhjet. Pse? Sepse përgjigjet do të jenë dy; ose me dhunë ose pa dhunë; me deklarata televizive, thirrje, denoncime apo demaskime.
Këtë të dytën e kanë provuar opozitarët prej kohësh dhe nuk pi ujë asgjë. Rasti i fundit p.sh denoncimi i Bardhit në SPAK. Asgjëbërësit e SPAK-ut nuk kanë bërë asgjë, asgjë fare! Pra nuk pi ujë kjo rrugë dhe nëse opozita i përgjigjet pyetjes së mësipërme me : do zgjedhim rrugën e fjalës, denoncimeve apo kallëzimeve, pra mjetet ligjore dhe demokratike, shfaq dobësinë dhe pafuqinë e vet.
Nëse i përgjigjet pyetjes së mësipërme me: do ta mbrojmë me forcë, me gjak apo me grupe të posaçme, opozita na del e keqja, e jashtëligjshmja dhe jodemokratikja.
Pra një analist që bën këtë pyetje ose ekspozon opozitën si të plogësht dhe impotente ose e ekspozon si grupim cubash, dhe të jashtëligjshmësh që kanë krijuar njësi paralele për mbrojtjen e votës sigurisht përtej mjeteve ligjore.
-Policia e kastruar ishte aty
Plot 15 policë ishin në vendngjarje kur ndodhi krimi dhe 2 prej tyre, nëndrejtorët më të rëndësishëm të qarkut. E frikshme! Si duhet të ndjehet një qytetar i Elbasanit kur plumbat kërcasin në mes të qytetit, ditën me diell, në prani të 13 policëve të armatosur dhe 2 nëndrejtorëve të policisë? Ndoshta njëjtë si asaj here kur makina e nëndrejtorit të policisë u mor përpara si nëpër filmat e hollivudit dhe policia e kastruar mirë që nuk qiti asnjë plumb por nuk denjoi as të hyjë në pronë private në kushtet e flagrancës.
Sot fakti më i tmerrshëm, ndër të tërë faktet absurde që rrethojnë këtë ngjarje të frikshme është policia asgjëbërëse e Elbasanit. Policia e kastruar që nuk mbron dot as efektivët e saj. Fati e deshi që policja dje u plagos vetëm në këmbë, por vetëm fati sepse eprorët e saj nuk e mbrojtën dot. /Totila Kotorri/
Tags: ElbasanGazmend BardhiPolicia e Elbasanit

TË LIDHURA

Reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit
Editorial - Opinione

Reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit

14:25 | 12/03/2026
Reagon ambasada e Holandës në Tiranë: Drejtësia duhet të jetë në gjendje të hetojë korrupsionin
Aktualitet

Reagon ambasada e Holandës në Tiranë: Drejtësia duhet të jetë në gjendje të hetojë korrupsionin

14:05 | 12/03/2026
Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë
Aktualitet

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

09:47 | 20/02/2026
Next Post
Anemia, simptomat dhe ushqimi

Anemia, nga se ndodh?

Kosovë: 66-vjeçari humb jetën nga Covid-19, rritet numri i të infektuarve

Kosova regjistron 5 viktima dhe 382 raste me koronavirus

Celibashi: Informova Soreca-n dhe Kim mbi masat e marra për 25 prillin

Celibashi: Informova Soreca-n dhe Kim mbi masat e marra për 25 prillin







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026




TË FUNDIT

Arrestohet 36-vjeçari në Fushë-Krujë, rezultonte i kërkuar si i dënuar nga Gjykata e Kosovës
Aktualitet

Arrestohet 36-vjeçari në Fushë-Krujë, rezultonte i kërkuar si i dënuar nga Gjykata e Kosovës

by mirseda
11:00 | 14/03/2026
0

Një 36-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Kosovës është arrestuar këtë të shtunë në...

Të shtëna me armë zjarri në Sarandë, policia parandalon ngjarjen kriminale! Ndalohen 4 persona

Të shtëna me armë zjarri në Sarandë, policia parandalon ngjarjen kriminale! Ndalohen 4 persona

10:13 | 14/03/2026
Sot 14 Mars, Dita e Verës! Festa tradicionale shqiptare mes tryezave me ballokume

Sot 14 Mars, Dita e Verës! Festa tradicionale shqiptare mes tryezave me ballokume

09:19 | 14/03/2026
Trump: Kemi goditur objektiva në ishullin Khargo të Iranit, i njohur si zemra e naftës së vendit

Trump: Kemi goditur objektiva në ishullin Khargo të Iranit, i njohur si zemra e naftës së vendit

09:16 | 14/03/2026
Një tjetër raketë drejt Turqisë, Edogan: Nuk do të përfshihemi në luftë rajonale

Një tjetër raketë drejt Turqisë, Edogan: Nuk do të përfshihemi në luftë rajonale

22:44 | 13/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com