Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Ja si po zhvillohet lufta e spiunëve rusë në Evropë

4 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Raporti: Gjermania, shënjestra kryesore e dezinformimit rus në BE

burimi:https://formiche.net/2021/04/putin-professione-007-ecco-la-guerra-di-spie-russe-in-europa

Nga Francesco Bechis“Formiche.net”

Spiunë dhe çanta, vrasës, diversantë, diplomatë të thirrur nga vendi i tyre me urgjencë, diplomatë të dëbuar dhe të kërcënuar. Nëse ajo që po zhvillohet në truallin evropian nuk është një Luftë e re e Ftohtë me Rusinë, ajo duket shumë si diçka e tillë.

Përshkallëzimi i situatës është sot transversale. I natyrës ushtarake në Ukrainë, ku me qindra mijëra trupa ruse janë zhvendosur shumë pranë kufirit, ndërsa NATO është në gatishmëri të lartë.

I natyrës diplomatike, me Bashkimin Evropian që ndodhet e mbërthyer midis çështjes së opozitarit rus Aleksei Navalni, gazjellësit rus “North Stream II”që shkon drejt Gjermanisë, dhe një morie sanksionesh të reja amerikane kundër Moskës për shkak të ndërhyrjeve të saj në zgjedhjet presidenciale amerikane si dhe për sulmin e rëndë kibernetik ndaj kompanisë teknologjike “Solar Wind”.

Por kjo që po shohim është gjithashtu një luftë mes shërbimeve inteligjente, ku fusha e betejës është Evropa, që është shndërruar në “tabelën e shahut” të një konfrontimi të pandalshëm midis agjentëve rusë, evropianë dhe amerikanëve.

Rasti i Valter Biot, një oficer i Marinës italiane i arrestuar në Romë, në momentin që po i shiste 2 agjentëve rusë informacione sekrete të NATO-s, është në fakt vetëm maja e ajsbergut. Rasti më i i fundit vjen nga fronti lindor, dhe konkretisht nga Republika Çeke e Andrej Babis.

Marrëdhëniet midis Kremlinit dhe ish-republikës së tij satelite kanë qenë në nivelin më të ulët të viteve të fundit.  Tani qeveria e Babis ka vendosur të dëbojë 16 diplomatë rusë nën akuzat e spiunazhit, por edhe me akuzën e organizimit të shpërthimin të madh në vitin 2014 në një depo armatimesh në Vrbetice, një zonë 300 kilometra në jug të Pragës, ku mbetën të vrarë 2 ushtarakë çekë.

Diplomatët, thotë qeveria, janë agjentë të GRU, agjencisë ruse të inteligjencës ushtarake,

dhe kanë 48 orë kohë për t’u larguar nga vendi. Dy të tjerë janë në kërkim. Bëhet fjalë për  Aleksandër Petrov dhe Rusllav Boshirov, agjentë rusë të GRU-së, të akuzuar nga qeveria britanike për përpjekjen për të vrarë ish-agjentin rus Sergei Skripal dhe vajzën e tij Julia në Salisbëri.

Kjo nuk është shuplaka e parë që Babis i jep diplomacisë ruse. Një vit më parë, në qershor të vitit 2020, dy diplomatë rusë u dëbuan pas dyshimeve se kishin dashur të vrisnin disa politikanë çekë që besohet se janë anti-rusë, përmes një helmi ricin që kishin në çantë.

Por edhe vetë Perëndimi ka përfunduar në bankën e të akuzuarve të luftës evropiane të spiunazhit. Presidenti autokrat i Bjellorusisë, Aleksandër Llukashenko, është i bindur se

ai ka zbuluar një komplot të kurdisur nga CIA për të vrarë atë dhe familjen e tij, dhe për të nxitur një revolucion në Minsk.

Ai thotë se u paralajmërua për këtë nga agjencia kryesore e sigurisë së Vladimir Putinit, FSS (Shërbimi Federal i Sigurisë), qenë pritje të agjentëve të Llukashenkos, arrestoi 2 bjellorusë. I pari, Aleksandër Feduta, ka qenë zëdhënësi i Llukashenkos gjatë fushatës kur ai u zgjodh për herë të parë president në vitin 1994, përpara se të kalonte në opozitë.

I dyti, Juras Ziankoviç, ka shtetësi të dyfishtë bjelloruse dhe amerikane. Nga këtu u krijua komploti:“Ne e ndaluam grupin, që të dy ata e organizuan operacionin, gjithçka ishte planifikuar – komentoi diktatori bjellorus – ne zbuluam punën e dukshme të shërbimeve të huaja. Ndoshta CIA-s, ose FBI-së”.

Ndërsa pritet një kundërpërgjigje, është njoftuar nxjerrja e një dekreti të ri për të “shmangur grushtet e ardhshme të shtetit”. Një tjetër goditje e demokracisë në Minsk “do të jetë një nga vendimet kryesore për presidencën time çerekshekullore”, paralajmëroi Lukashenko.

Agjentët rusë kanë një llogari të hapur edhe me Ukrainën, ku kanë nisur përleshjet në kufirin lindor. Një vit më parë në Kiev u arrestua Valeri Shaitanov, gjeneral i Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës, i akuzuar nga qeveria si agjent i fshehtë i FSS, që kishte marrë 200.000 dollarë për “planifikimin e sulmeve terroriste”.

Sot Moska i kthen favorin, me një veprim që mund të përshkallëzojë më tej tensionet

në Donbas. Jo çdo ditë ju qëllon të shihni një konsull të përgjithshëm të huaj të arrestuar

si spiun. Kjo i ndodhi Aleksandër Sosoniukut, që të premten u gjend në ambientet e paraburgimit, i shoqëruar nga spiunët e Kremlinit.

Dhe nuk është një spiun dosido, por i FSB, agjencisë që po ndjek trashëgiminë e KGB-së së famshme, agjent i të cilit ishte edhe vetë Vladimir Putin. Qeveria ruse nuk ka dyshime, Sosoniuk u kap “në flagrancë” gjatë një konference, duke marrë informacione të klasifikuar. Edhe ai i dëbuar nga Rusia, dhe ka 72 orë për t’u rikthyer në Kiev.

Përshtatur për Tirana Today

Tags: MoskaPutinirusiaspiunazh

TË LIDHURA

Kina ndalon fluturimet mbi Rusinë pas përplasjes me SHBA-në për hapësirën ajrore
Bota

Kina ndalon fluturimet mbi Rusinë pas përplasjes me SHBA-në për hapësirën ajrore

22:44 | 15/10/2025
Hamasi e konfirmon: Dorëzuam të gjitha pengjet që kishim “në dorë”
Bota

Hamasi e konfirmon: Dorëzuam të gjitha pengjet që kishim “në dorë”

22:04 | 15/10/2025
Ushtria amerikane i bën thirrje Hamasit ta ndalë dhunën ndaj civilëve në Gazë dhe të çarmatoset
Bota

Ushtria amerikane i bën thirrje Hamasit ta ndalë dhunën ndaj civilëve në Gazë dhe të çarmatoset

20:58 | 15/10/2025
Next Post
Meta: Ja cila është e vetmja rrugë për rivendosjen e llogaridhënies në vend

Përgjimi i Lames/ Meta: Pres nga Drejtësia të nisë menjëherë hetimet

Tom Doshi: Marrim 6 mandate në zgjedhjet e 25 prillit

Tom Doshi: Marrim 6 mandate në zgjedhjet e 25 prillit

Covid-19, Brataj: Respektoni masat, beteja ende nuk ka mbaruar

Brataj: Nuk do ndalohet lëvizja e personave që nuk kanë pasaportën e vaksinimit







JU REKOMANDOJMË

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

17:05 | 11/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
LIVE Shqipëri-Jordani 1-1

LIVE Shqipëri-Jordani 1-1

20:20 | 14/10/2025




TË FUNDIT

Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë
Aktualitet

Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë

by mirseda
22:50 | 15/10/2025
0

Po le ta shohim me radhë të gjithë kronologjinë e Adriatik Zotkajt, një i dënuar me pesë...

Kina ndalon fluturimet mbi Rusinë pas përplasjes me SHBA-në për hapësirën ajrore

Kina ndalon fluturimet mbi Rusinë pas përplasjes me SHBA-në për hapësirën ajrore

22:44 | 15/10/2025
Hamasi e konfirmon: Dorëzuam të gjitha pengjet që kishim “në dorë”

Hamasi e konfirmon: Dorëzuam të gjitha pengjet që kishim “në dorë”

22:04 | 15/10/2025
Vjen vala e acarit, IGJEUM paralajmëron stuhi dhe reshje të forta në gjithë vendin

Vjen vala e acarit, IGJEUM paralajmëron stuhi dhe reshje të forta në gjithë vendin

22:00 | 15/10/2025
Qeveria vendos tarifa për shërbime në e-Albania, ja sa paguajnë qytetarët dhe bizneset

Qeveria vendos tarifa për shërbime në e-Albania, ja sa paguajnë qytetarët dhe bizneset

21:50 | 15/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : redaksia@tiranatoday.com
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : redaksia@tiranatoday.com
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com