Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Të githë fajin patronazhistëve

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Kryesore
Nano, sharlatani që kemi merituar

Nga Andi Bushati

Që prej të dielës, Lapsi.al po i kushton vëmendjen që meriton skandalit të përmasave jo të zakonshme, të vjedhjes së të dhënave të qytetarëve shqiptarë për qëllimet elektorale të PS. Lidhur me interesin që ky “scoop” ka ngjallur, por njëkohësisht edhe për të parandaluar rrezikun e rëshkitjes në vuajerizëm (kush përgjon kë?), është mirë të sqarohen disa gjëra për lexuesit tanë.

E para është se si rodhi informacioni për 910 mijë votues, emrat e të cilëve ishin të shoqëruar me numrat e tyre të telefonit, me kartat e identitetit, me adresat e shtëpive dhe vendin e punës.

Eshtë e thjeshtë. Atë vendosi ta nxjerrë një nga socialistët që merren me fushatën në Tiranë. Sipas tij, këto informacione sensitive po përdoreshin nga persona të papërshtatshëm, për qëllime që i tejkalonin interesat elektorale të partisë së tij. Ndoshta ky i penduar për shumë nga rilindasit mund të konsiderohet një tradhëtar, por ai është një hero i qytetarisë. Ai vuri interesin publik mbi partinë dhe për këtë duhet falenderuar.

Ne si redaksi, ishim prej kohësh në djeni të kësaj databaze të dhënash, celula qëndrore e së cilës thuhej se gjendej në zyrat e bashkisë. Kishim dëgjuar mjaft rrëfime për këtë. Madje edhe tregime pronarësh mediatikë, që shkonin aty për lejen e ndërtimit të radhës, e ku drejtuesit i tregonin përkatësinë politike të gazetarëve të tyre.

Për hir të së vërtetës kishim dështuar ta provonim me fakte atë që dinim dhe nuk patëm mundur të shkruanim për këtë skandal. Në momentin kur pothuajse hoqëm dorë, na erdhën provat e funksionimit të këtij piratimi gjigand.

E këtu mbërrijmë tek problemi i dytë, a janë ato prova të pakundërshtueshme?

Këtë dyshim e kanë shtuar edhe reagimet e figurave të PS që kanë mohuar se ato janë listat e tyre. Por, është interesante të shikohet se si janë përshkallëzuar ato. Fillimisht doli Taulant Balla, që me një qëndrim, as mish as peshk, foli për lista që PS i ka hartuar në vite, përmes punës kokë më kokë dhe derë më derë me militantët e saj. Por kjo alibi ra shpejt. Në media doli se listat nuk përfshinin vetëm votues socialistë, por edhe ata të opozitës, madje gjykatës e prokurorë të drejtësisë së re, apo dhe gazetarë, artistë e personazhe të jetës publike. Pas tij foli Rama për të mos thënë asgjë. Ai u betua se të dhënat e e- Albania, të cilën ai e ka reklamuar, janë të sigurta. Ndërsa në emisionet e mbrëmjes Veliaj dhe sekretari organizativ i PS, Pëllumbi, nuk pranuan që ato janë lista të socialiste. Nga të gjitha obsionet vetëm ky i mohimit kategorik vlen të diskutohet. A na i ka vjedhur të dhënat PS dhe a po na i përdor ajo ato për fushatë? Përgjigjja jonë, nga analizimi i listave me të dhënat e 910 mijë qytetarëve është një PO e prerë.

Dhe ja përse.

Në ato lista gjendet një mori e pafundme informacioni sa vetëm dikush që ka akses në serverat shtetërorë mund ta ketë. Por kundër pyetja do qe: po mir edhe PD e LSI kanë qenë me radhë në pushtet, pse mos i kenë rrëmbyer ato? Ose, pse dikush me para, të mos ketë korruptuar dikë që ka akses në këto informacione dhe të ketë arritur ti marrë ato në mënyrë të jashtëligjshme.

Natyrisht, që teorikisht të dyja këto versione janë të mundshme. Por ama ka një problem. Në ato lista figuron krahas të dhënave të piratuara dhe emri i “patronazhistit” tashmë të famshëm. Dhe në qindra raste që ne kemi verifikuar ai është zyrtar, militant, apo aktivist socialist. Emrat që ne testuam janë të afishuar në lagje apo qëndra pune si të ngjyrosur me mavi. Pra fakti që të dhënat e grabitura të çdo qytetari, i janë bashkëngjitur shefit të celulës socialiste për rrugicën, pallatin apo shkallën, e mbyll përfundimisht alibinë se kush po i përdor këto lista.

Një problem i tretë është ai i saktësisë së tyre. Të kapur ngushtë, propagansistët e rilindjes kanë ngritur dyshime se ato dokumenta janë kot, se ka shumë pasaktësi, duke përmendur emra të njohur publikë, përkatësia e të cilëve njihet, por në dokumente figurojnë se votojnë për dikë tjetër.

Po, kjo është deri diku e vërtetë. Edhe unë kam ndeshur në emra familjarësh apo të afërmish të mi, që e di se votojnë për PS dhe që patronazhisti i ka futur në kolonën e të pasigurtëve. Por këtu ka një problem që duhet sqaruar. Vjedhja industriale, ajo e bërë nga lart është e preçize. Numrat e telefonit, ato të ID, janë të gjitha të sakta. Pra ku ka ndërhyrë pushteti, ai nuk ka gabuar. Ku i është lënë në dorë militantëve fundorë të bazës, aty ka ndonjë lajthitje. Tek këta të fundit, qoftë nga padija, qoftë nga meskiniteti i vasalit për ndonjë përfitim të vogël, vërehen gabime. Por kjo nuk i heq asnjë presje- dhe aq më pak shërben si alibi-, krimit të grabitjes të të dhënave personale për qëllime elektorale. Mentaliteti i dikurshëm, i trashëguar nga partia e vjetër, se nuk di gjë Enveri pasi zullumin e bëjnë ata poshtë, nuk është fare bindës.

Ndonëse me trishtim kam vënë re këto ditë, se kjo lloj mëndësie është ende e fortë. Që kur Lapsi.al publikoi lajmin se e posedonte këtë dosje të nxehtë, në redaksi ka vërshuar një fluks i paparë kërkesash, me emaile, mesazhe, në whatsap dhe imbox, ku qytetarët kërkojnë të dinë emrin e patronazhistit të tyre. Kjo lloj mënyre të menduari, tejet personale dhe sipërfaqësore, ngjan shumë me atë të kohës së diktaturës, kur njerëzit përçmonin spiunin e lagjes që i vëzhgonte dhe jo regjimin që ia kishte sjellë tek dera.

Ndonëse shumë prej atyre që e kanë kërkuar ne ua kemi dhënë emrin e përgjuesit të tyre, kjo nuk është mënyra më e mirë për ti’u qasur këtij skandali. Presioni publik nuk mund të bjerë tek ata militantë të ngratë, që nga kërrusja e shtyllës kurrizore, apo nga paaftësia për të kuptuar, janë bërë pjestarë në një krim. Pavarësisht nga kjo, ata janë të ngjashëm me personazhin e famshëm të Oruellit, Winston Smith, i cili shërben për të shpjeguar një sistem me prirje totalitare. Pra, faji nuk mund të gjendet tek të vegjlit. Por shumë më lart. Tek ata që na kanë grabitur si mish për top në funksion të zgjedhjeve dhe që po ia toleruam këtë, nesër do na rishesin edhe te oligarkët apo qendrat tegtare, si masë konsumatore të cilës i duhen vjelur edhe kacidhet e fundit. Ky është realisht thelbi i këtij skandali që e tejkalon 25 prillin: sepse ai na zhvesh çdo lloj privacie, qoftë ndaj pushtetit të politikës, qoftë ndaj atij të parasë. /Lapsi.al/

Tags: ANDI BUSHATIdatabazapatronazhistetPSTaulant Balla

TË LIDHURA

Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit
Aktualitet

Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit

20:43 | 19/07/2025
Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin
Aktualitet

Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin

19:49 | 19/07/2025
Shëngjin, Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset një 64-vjeçare
Aktualitet

E rëndë në Shëngjin/ Ra në kontakt me rrymën elektrike dhe u rrëzua nga skela, humb jetën 32-vjeçari

18:44 | 19/07/2025
Next Post
Rinas, tentuan të kalonin me test Covi*i fallco, procedohen penalisht 2 shtetas

Rinas, tentuan të kalonin me test Covi*i fallco, procedohen penalisht 2 shtetas

Ushqimet që ndalojnë diarrenë në stinën e nxehtë

Ushqimet që ndalojnë diarrenë në stinën e nxehtë

Lajm i fundit / Mamurras, plagosen dy policët, nuk dihen shkaqet e të shtënave

Lajm i fundit / Mamurras, plagosen dy policët, nuk dihen shkaqet e të shtënave

JU REKOMANDOJMË

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

20:32 | 17/07/2025
‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

14:16 | 15/07/2025
”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

21:24 | 15/07/2025
Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

08:31 | 14/07/2025




TË FUNDIT

Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit
Aktualitet

Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit

by mirseda
20:43 | 19/07/2025
0

Një zjarr i madh ka shpërthyer në Shkopet, ku për pasojë janë djegur edhe dy banesa. Fatmirësisht,...

Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin

Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin

19:49 | 19/07/2025
Shëngjin, Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset një 64-vjeçare

E rëndë në Shëngjin/ Ra në kontakt me rrymën elektrike dhe u rrëzua nga skela, humb jetën 32-vjeçari

18:44 | 19/07/2025
Aksioni i IKMT-së, “kërcet” sherri mes pronarëve të një hoteli dhe kryetarit të fshatit Tushemisht

Aksioni i IKMT-së, “kërcet” sherri mes pronarëve të një hoteli dhe kryetarit të fshatit Tushemisht

15:56 | 19/07/2025
Kapet vrasësi shqiptar me pagesë, plagosi dy persona për llogari të mafias turke

Kapet vrasësi shqiptar me pagesë, plagosi dy persona për llogari të mafias turke

15:54 | 19/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com