Lajm i fundit / Mamurras, plagosen dy policët, nuk dihen shkaqet e të shtënave

Janë raportuar pak minuta më parë të shtëna me armë zjarri në Mamurras.

Raportohet se për pasojë janë plagosur dy punonjës të Policisë së Shtetit që janë jashtë rrezikut për jetën dhe dyshohet se një person ende i paidentifikuar ka mbetur i plagosur.

Ngjarja ka hapur një panik tek qytetarët e shumtë në një orar tejet të vizitueshëm të qytetit, ndërsa në Mamurras është nisur edhe Ardi Veliu, drejtor i Përgjithshëm i Policisë.

Pika të shumta kontrolli janë ngritur në hyrje dhe në dalje të qytetit për të kapur autorët që janë larguar me shpejtësi pas përplasjes me policinë.