Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Të mjelësh dallëndyshet në ajër

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Gur në zemrën e kardiologut Edvin Prifti

Nga: Lorenc Vangjeli

Fati është më kapriçioz se gratë e bukura. Flora Ndreca, një nga ekspertet e AlbControlit, deri një javë më parë njihej vetëm nga pak vetë. Ata e shenjonin si një grua të realizuar, nënë e një fëmije të mitur dhe të punësuar në “fole dallëndyshesh”. Por për të brenda një jave, në këmbim të njohjes publike të saj, gjithçka u rrokullis me një shpejtësi të pabesueshme, në një thellësi të frikshme dhe me zgjidhje ende larg fundit. Një zgjidhje, e cila sido që të jetë, do të pasohet nga një rifillim që nuk do të jetë më kurrë si më parë.

Në daljen e saj të parë në televizion, Ndreca demonstroi një qetësi të rrallë edhe në momentin kur e paralajmëruan “live” se mund të arrestohej nga moment në moment, siç dhe ndodhi po në të njëjtën mbrëmje. Shoqërimi në polici, komunikimi i ndalimit dhe njoftimi i nisjes së një procedimi penal për të dhe dy kolegë të tjerë, nuk ishin fatkeqësitë e vetme personale që i ndodhën. Rreziku për heqjen e lirisë për një kohë të gjatë apo edhe dënimi me kusht dhe humbja e vendit të punës, janë po aq tronditëse sa edhe linçimi publik që ju bë punonjësve të Albcontrolit.

Mjaftoi që publiku të mësojë rrogën e tyre dhe mbi ta, të gjithë vrapuan të hedhin gurë të rëndë mallkimi. Të panjohur deri dje, ata humbën simpatinë e një shtrese shumë të gjerë të shoqërisë sonë, e cila këtë neokapitalizmin kaotik shqiptar e sheh me syze zilie dhe mendësi sovjetike. Duke dalluar tek çdo rrogë e lartë një abuzim, tek çdo i pasur një kriminel dhe tek çdo sukses i tjetrit, një shkak për dështimin vetjak.

Me një gjykim prej penduli, gjithmonë në ekstrem, pro e kundër, bardh e zi, lart e poshtë, Ndreca dhe kolegët e saj janë të gjithë fajtorë përballë kësaj pjese të shoqërisë edhe për shkak të mundësisë që kanë që t’i lejojnë vetes një jetë luksi për kushtet e Shqipërisë. Dhe duke mos ditur në rastin më të mirë dhe duke harruar në rastin më të keq se ajo dhe kolegët e saj paguhen mirë që të mos ketë lajme tragjikë nga aeroporti. Nga ata lajme që bëjnë gjëmën duke bërë xhiron e botës. Duke mos ditur dhe duke mos pranuar se njerëzit kanë të drejta të barabarta, por nuk janë qenie të barabarta. Se dikush, qoftë dhe falë punës, mund të paguhet shumëfish në krahasim me dikë tjetër që mund të rropatet shumëfish më shumë, por paguhet shumë më pak.

Kontrollorët e Rinasi janë rasti klasik i asaj kategorie që duhet shpërblyer e ndoshta edhe duke u përkëdhelur. Kështu ndodh në të gjithë botën e qytetëruar për të njëjtin profesion, sipas parimit: paguaj shumë tani që mos paguash shumë më shtrenjtë pastaj! Kush nuk e kupton një gjë të tillë ose është i lig, ose është budalla. Dhe në rastin më ekstrem, është një budalla i lig, të cilin ligësia e budallalleps.

Padyshim që kontrollorët e Rinasit gjetën mënyrën më të gabuar për të reaguar. Ata keqkuptuan rëndësinë e posacme të profesionit të tyre, por jo pazëvendshmërinë, ata besuan tek e drejta e tyre, duke shkelur të drejtat e një shumice dërmuese shqiptarësh, mbicmuan hallin e tyre duke krijuar zinxhir të pamerituar hallesh për të tjerët. Ata zgjodhën kohën më të gabuar për të grevuar dhe sjelljen më të gabuar të mundshme në publik. I vetëdhanë fajësinë morale vetes përballë shqiptarëve që prisnin shërbimin e tyre dhe ndoshta edhe pa e kuptuar, ndërhynë dhe u bënë palë në fushatën elektorale duke sjellë si reaksion një rezultat tërësisht të kundërt nga ai që pritej.

I dhanë vetes fatin e barit në fushën ku herë dashurohen dhe herë zihen elefantët, ku marshojnë hipopotamët dhe ku arbitrojnë majmunë me ngjyra-ngjyra.

Të shkelur edhe nga vetëvetja, ata nuk mundën të shpikin dot bela fatale për ish-shefen e tyre Belinda, por për më shumë, i dhanë mundësi Edit, shefit të saj në qeveri, të demonstrojë se “Rama është lider i programuar të bëjë zgjedhjet e duhura duke mos lënë askënd ta shantazhojë apo ta detyrojë të bëjë dicka kundër vullnetit të tij”.

Duke dashur të mjelin dallëndyshet në ajër, kontrollorët e Rinasit humbën një fole vetjake që fati i mirë ju kishte rezervuar edhe në këto kohëra të liga për gjithë të tjerët. Ata tashmë do të paguajnë për gjithë atë kalvar të frikshëm dramash që ju shkaktuan bashkëqytetarëve të tyre që i lanë në ajër, pa kuptuar se tentuan të hyjnë në një lojë që as e njohin, as e kuptojnë dhe as mundin ta luajnë dot.

Kriza e kullës së kontrollit është kriza e shoqërisë shqiptare, cinike dhe egoiste, e paparashikueshme dhe e pamenaxhueshme. Shqipëria ka dhe të tjera kulla të ngjashme qe mund të krijojnë probleme nga më të paimagjinueshmet, sa kohë zjarri kujtohet vetëm kur përvëlon, shiu përmendet vetëm kur përmbyt dhe etja vetëm kur mungon uji. Shqipëria ka nevojë për “manuale” dhe qeverisjet e saj për parashikueshmëri. Sherri për seksin e ëngjwjve nuk është luks të bëhet në Zvicër, por në Tiranën e ndarë në dysh nga Lana, luks është të mos ketë program pastrimi nga marrëzitë e pafundme që prodhohen ditë mbas dite.

Vendin në kullë të tre kontrollorëve në hall me drejtësinë tashmë, i zunë turq e grekë në fillim dhe ish-kolegët e tyre më pas. Tani për ta, e vetmja shpresë që ju mbetet është lutja që drejtësia e re nuk do t’i gjykojë me standartin e kokës së turkut. Ata paguan një cmim të lartë vetjak për një leksion që duhet ta marrin përmes tyre gjithë ta tjerët. Modestia është një kostum që do të bënte më të mirë edhe vetë mendjemëdhenjtë, nëse ata do të mundnin të kuptonin se fati është më kapricioz edhe se gratë e bukura. Sepse fati shpesh jep sinjale nga qielli për lojëra që luhen ekskluzivisht në tokë. Madje ndonjëherë, edhe në nëntokën qesharake shqiptare ku edhe mizat zgjedhin ta sillen si shqiponja.

Tags: Albcontrollorenc vangjeliopinion

TË LIDHURA

“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE-në”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike
Aktualitet

“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE-në”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike

10:17 | 30/01/2026
Raportuesi i PE, Schieder: Shqipëria të fuqizojë luftën kundër korrupsionit, mbështesim punën e SPAK
Editorial - Opinione

Raportuesi i PE, Schieder: Shqipëria të fuqizojë luftën kundër korrupsionit, mbështesim punën e SPAK

09:46 | 30/01/2026
Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Next Post
”Dexit”/ Propozohet dalja e Gjermanisë nga Bashkimi Europian

''Dexit''/ Propozohet dalja e Gjermanisë nga Bashkimi Europian

Vazhdon shkallëzimi i tensioneve në kufirin Rusi-Ukrainë

Vazhdon shkallëzimi i tensioneve në kufirin Rusi-Ukrainë

Tre pacientë humbin jetën në spitalin Infektiv në 24 orët e fundit

Ulen ndjeshëm shifrat: 4 viktima dhe 125 raste të reja me koronavirus







JU REKOMANDOJMË

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

21:10 | 28/01/2026
‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

20:49 | 23/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026
DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

19:54 | 27/01/2026




TË FUNDIT

Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson
Aktualitet

Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

by mirseda
13:27 | 30/01/2026
0

Jep dorëheqjen Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, Artion Duka. Mësohet se vendimin për dorëheqjen nga...

KLGJ me shumicë votash s’pranon ngritjen e komisionit, ia kalon çështjen e gjyqtares ILD-së

KLGJ me shumicë votash s’pranon ngritjen e komisionit, ia kalon çështjen e gjyqtares ILD-së

13:14 | 30/01/2026
Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Metës, ish-presidenti mbetet në qeli

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Metës, ish-presidenti mbetet në qeli

13:05 | 30/01/2026
Bordi i Paqes/ Kurti: Kosova synon të kontribuojë për paqe ku jetë e domosdoshme!

Bordi i Paqes/ Kurti: Kosova synon të kontribuojë për paqe ku jetë e domosdoshme!

12:53 | 30/01/2026
Turqia hyn në lojë: Erdoğan ofron ndërmjetësim mes Iranit dhe SHBA-ve

Turqia hyn në lojë: Erdoğan ofron ndërmjetësim mes Iranit dhe SHBA-ve

12:29 | 30/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com