Për kryetari e Partisë Demokratike, Lulzim Basha Shqipëria ka nevojë për ndryshim.
Në një video të postuar në rrjetet sociale, Basha shprehet se kryeministri Edi Rama ka dështuar në 8 vite të qeverisjes së tij dhe se ai nuk është i aftë që të sjellë ndryshimin e kërkuar.
Basha u ka kërkuar qytetarëve që në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, të votojnë Partinë Demokratike.
”Shqipëria mezi pret ndryshimin. Njeriu që dështoi në 8 vite qeverisjeje nuk mund të sjellë ndryshim. Vetem ne do ta sjellim atë! Voto NR 9! Voto Partinë Demokratike, Aleanca për Ndryshim!’’, shkruan Basha krahas videos së postuar në rrjetin social, Facebook.