Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Rajoni

Kosova i bashkohet Perëndimit në sanksionet ndaj zyrtarëve kinezë

5 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha
Kosova i bashkohet Perëndimit në sanksionet ndaj zyrtarëve kinezë

Qeveria e Kosovës ka sanksionuar katër zyrtarë të lartë dhe një entiteti kinez lidhur me shkeljet e të drejtave të njeriut ndaj pakicave etnike dhe fetare në rajonin Xinjiang të Kinës.

Këto sanksione janë në kuadër të sanksioneve të miratuar nga Bashkimi Evropian dhe masat restriktive konsistojnë në ndalimin e udhëtimit në territorin e Kosovës si dhe ngrirjen e pasurive të mbajtura në territorin e Kosovës të këtyre personave. Po ashtu u ndalohet personave apo entiteteve në Kosovë, që të vënë në dispozicion fonde – në mënyrë direkte apo indirekte – me personat dhe entitetin e sanksionuar.

“Sugjerimi bazohet në pjesëmarrjen e tyre ndaj shkeljeve të të drejtave të minoriteteve etnike dhe religjioze në Xinjiang, duke përfshirë: ndalime arbritare masive dhe abuzimeve të rënda fizike kundër ujgurëve, popullsive kryesisht myslimane në Xinjiang si dhe pakicave të tjera etnike dhe fetare në këtë rajon”, tha ministrja e Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla teksa prezantoi para qeverisë vendimin për sanksionet.

Më 22 mars, BE-ja kishte njoftuar se kishte sanksionuar, Chen Mingguo, drejtor të Byrosë së Sigurisë Publike të Xinjiang, njëherësh zëvendëskryetari i Rajonit Autonom të Ujgurëve në Xinjangut (XUAR), ish-kreun e XUAR, Zhu Haiul si dhe Wang Mingshan and Wang Junzheng – dy zyrtarë të lartë të administratës kineze në XUAR. Po ashtu ishte sanksionuar edhe një kompani ndërtuese.

Ajo tha se këto masa ndër të tjera “dëshmojnë angazhimin e Republikës së Kosovës për të kërkuar përgjegjësi për shkeljet e të drejtave të njeriut në botë”.

Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Mbretëria e Bashkuar dhe Kanadaja kanë vendosur në sërë sanksionesh ndaj zyrtarëve kinezë për abuzimet e të drejtave të njeriut të pakicave etnike, kryesisht myslimane në këtë rajon të Kinës.

“Marrja e një vendimi të tillë kontribuon në vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë me SHBA-në, si aleate të rëndësishme strategjike, BE-në dhe partnerët e tjerë në mbrojtjen e vlerave të përbashkëta”, tha Gërvalla.

SHBA-ja ka thënë se Kina po kryen “gjenocid të vazhdueshëm” ndaj ujgurëve në Xinjiang./REL/

Tags: kosovePerendimizyrtare kineze

TË LIDHURA

Vuçiç miraton reformat për centralizimin e gjyqësorit, BE bllokon 1.6 mld euro për Serbinë
Rajoni

Serbia rrit investimet në mbrojtje, Vuçiç i shqetësuar nga aleanca Shqipëri-Kroaci-Kosovë

14:05 | 14/02/2026
Vuçiç miraton reformat për centralizimin e gjyqësorit, BE bllokon 1.6 mld euro për Serbinë
Rajoni

Vuçiç miraton reformat për centralizimin e gjyqësorit, BE bllokon 1.6 mld euro për Serbinë

13:57 | 13/02/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Next Post
SHBA, Irani pritet të zhvillojnë bisedime bërthamore indirekte në Vjenë

SHBA, Irani pritet të zhvillojnë bisedime bërthamore indirekte në Vjenë

Luajti kundër Ronaldos, por Uzuni sërish nuk do përballet me Mesin

Laporta përgatit ofertën e re, Mesi vendos për të ardhmen

Kurti paralajmëron sërish zgjedhje nëse nuk votohet Osmani

Kurti paralajmëron sërish zgjedhje nëse nuk votohet Osmani







JU REKOMANDOJMË

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

17:51 | 17/02/2026




TË FUNDIT

Shkarkohet presidenti i Peru, vetëm katër muaj në detyrë
Bota

Shkarkohet presidenti i Peru, vetëm katër muaj në detyrë

by mirseda
22:28 | 17/02/2026
0

Presidenti i Perusë, José Jerí, u shkarkua nga detyra pasi Kongresi kritikoi mënyrën e tij të qeverisjes,...

Debati për Spitalin e Lushnjës — Ministria e Shëndetësisë i përgjigjet Korreshit

Debati për Spitalin e Lushnjës — Ministria e Shëndetësisë i përgjigjet Korreshit

22:23 | 17/02/2026
Spiropali pret Komisionin e Jashtëm të PE: 2026, vit kyç për planet me BE

Spiropali pret Komisionin e Jashtëm të PE: 2026, vit kyç për planet me BE

20:53 | 17/02/2026
Klevis Balliu takim me anëtarët e degës 16 në Tiranë: Gati për protestën e 20 shkurtit

Klevis Balliu takim me anëtarët e degës 16 në Tiranë: Gati për protestën e 20 shkurtit

20:49 | 17/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com