Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Erdogani nuk është i vetëm në politikën kundër grave

5 vjet ago
in Bota, Kryesore
Erdogani nuk është i vetëm në politikën kundër grave

Me tërheqjen e Turqisë nga “Konventa për Mbrojtjen e të Drejtave të Grave”, presidenti Recep Tayyip Erdogan ka bërë një grusht shteti të turpshëm, mendon Alexander Görlach.

Kur bëhet fjalë për armiqësinë ndaj grave, Erdogani është përpara sundimtarëve katolikë në Hungari dhe Poloni, të cilët nuk kanë kursyer sulmet ndaj grave në të kaluarën e afërt. Në janar, partia polake nacionaliste e djathtë anti-evropiane në pushtet “Ligji dhe Drejtësia”, ndaloi abortin edhe në rastet kur dihet se fetusi do të kishte lindur me sëmundje të rënda. Ndërsa Hungaria ka nënshkruar vitin e kaluar një deklaratë kundër abortit.

Armiqësia ndaj grave erdhi në një paketë: nga mbrojtja përjashtohen edhe homoseksualët, biseksualët dhe transseksualët. Në Poloni ka një numër qarqesh dhe qytetesh që e kanë deklaruar veten “zona pa LGBT”. Njerëzit me një orientim tjetër përveç heteroseksualëve, nuk janë të mirëpritur në këto vende. Është një kthim i trishtueshëm në historisë e Polonisë, e cila dikur u sulmua nga Gjermania naziste “pa hebre”, e tani atje njerëzit po stigmatizohen dhe deklarohen të jashtëligjshëm. E tani as Erdogani nuk dëshiron të mbetet mbrapa – ai përsëriti fjalët e zyrtarit më të lartë fetar në vendin e tij, i cili tha në një predikim në fund të prillit të vitit të kaluar, se pandemia Corona ka shpërthyer për shkak të homoseksualitetit.

Agjenda populiste

Gjërat duhet të quhen ashtu siç e kanë emrin: budallallëqe të tmerrshme. Por gjërat nuk përfundojnë me kaq. Autokratët në Ankara, Budapest dhe Poloni – Turqia, Hungaria dhe Polonia janë zyrtarisht demokraci, e dy të fundit janë edhe anëtare të Bashkimit Evropian – po e ndjekin një agjendë të përbashkët që bota e lirë nuk mund ta injorojë. Gjërat mund të shpjegohen me pak fjalë, biografia politike e Erdoganit e ilustron atë shumë mirë: Ai fitoi zgjedhjet lokale në vitin 2004 edhe duke e stilizuar veten si “turk me ngjyrë”. Ai në këtë mënyrë donte të ndërpriste dominimin e “turqve të bardhë”, që do të thotë elitën Kemaliste, laike në ushtri dhe në politikë. Një njeri i fortë, me një politikë populiste: ai i vetëm kundër të gjithë establishmentit kundër elitës brenda dhe jashtë vendit. E këtë politikë populiste e ka vazhduar edhe më pas.

Njerëzit si Erdogani ose Viktor Orbani i refuzojnë vetëm “elitat” brenda dhe jashtë vendit, të cilat i zbulojnë dhe ndëshkojnë keqbërjet e tyre. Gjyqësorët në Turqi, Poloni dhe Hungari drejtohen nga njerëz të dobët, shtypi dhe universitetet heshtin. Të drejtat për të gjithë, çfarë do të thotë kjo? Turqia, Polonia dhe Hungaria janë shumë të ngjashme edhe në këtë plan.

Perëndimi shihet si armik

Në vend të proceseve të hapura dhe transparente, në këto vende mbizotërojnë nepotizmi dhe kleptomania. Atje me siguri që nuk duan që të ketë mundësi detyrimi për një veprim ndryshe. Kjo është arsyeja pse Polonia dhe Hungaria i kundërshtojnë mekanizmat e sundimit të ligjeve që vlejnë në BE.

Një Turqi e këtillë nuk do të futet kurrë në Bashkimit Evropian, as Erdogani nuk e dëshiron këtë prej kohësh. Por jo vetëm BE-ja është një bashkësi vlerash. Edhe NATO është një bashkësi e këtillë, e Turqia është anëtare e saj. Fakti që Shtëpia e Bardhë kritikoi ashpër tërheqjen e Turqisë nga Konventa e Stambollit tregon se e gjithë bota e lirë është tronditur me sjelljet e këtilla të Erdoganit.

Populistët si Erdogani mund të ekzistojnë politikisht vetëm nëse u prezantojnë votuesve të tyre armiq të tjerë, të cilët i shpallin fajtorë për të gjitha. Kjo është metoda e veprimit të tyre, në vend se të bëjnë politikë të vërtetë. Polonia tani ka njoftuar se do të miratojë një “Konventë të Varshavës”, me të cilën do të ndalojë abortin dhe martesën e personave të një gjinie. Nuk do të vonojë shumë dhe lajme të tilla të tmerrshme mund të vijnë edhe nga Hungaria dhe Turqia: Rrota e inatit dhe denigrimit do të vazhdojë të rrotullohet.

 

Alexander Görlach është anëtar i lartë i Këshillit Carnegie për Etikën në Çështjet Ndërkombëtare dhe bashkëpunëtor i lartë i studimeve në Universitetin e Kembrixhit, në Institutin për Fenë dhe Studimet Ndërkombëtare. Gjuhëtari dhe teologu ka qenë edhe anëtar dhe studiues në Universitetin e Harvardit nga 2014-2017, në Universitetin Kombëtar të Tajvanit, si dhe në Universitetin e Qytetit të Hong Kongut nga 2017-2018.

Tags: erdoganEuropakunder graveTurqia

TË LIDHURA

Flet për herë të parë heroi i Bondi Beach: Doja të ndaloja vrisjen e njerëzve të pafajshëm
Bota

Flet për herë të parë heroi i Bondi Beach: Doja të ndaloja vrisjen e njerëzve të pafajshëm

13:37 | 29/12/2025
Inflacion në rritje dhe varfëria ekstreme,  Irani shpall gjendjen e jashtëzakonshme
Bota

Inflacion në rritje dhe varfëria ekstreme, Irani shpall gjendjen e jashtëzakonshme

12:31 | 29/12/2025
Aksident i rëndë ajror në New Jersey/ Përplasen dy helikopterë, raportohet për një viktim
Bota

Aksident i rëndë ajror në New Jersey/ Përplasen dy helikopterë, raportohet për një viktim

12:14 | 29/12/2025
Next Post
Refluksi gastroezofageal/shkaktarët, trajtimi te të vegjëlit dhe të rriturit

Refluksi gastroezofageal/shkaktarët, trajtimi te të vegjëlit dhe të rriturit

Rama: Partia Socialiste është krijuar për të bërë gjëra të vështira

Tubimi në Kukës, Rama: Zoti i ruajt të verbërit me dy gishta

SHBA, identifikohen 7 variante të reja të koronavirusit

Infermieri pas një viti në kujdesin intensiv: Jam plakur shumë







JU REKOMANDOJMË

Nesër takimi Trump-Zelensky, Putin i prerë: Nëse Ukraina nuk pranon fund paqësor të luftës

Nesër takimi Trump-Zelensky, Putin i prerë: Nëse Ukraina nuk pranon fund paqësor të luftës

21:02 | 27/12/2025
Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

19:07 | 23/12/2025
Atmosfera e Krishtlindjeve në Lezhë, kryebashkiaku Ndreu: Festë që na bashkon të gjithëve.

“Kam informacion se Balluku ka kërkuar dorëheqjen disa herë, ende mund ta japë”, Pjetrin Ndreu

22:15 | 25/12/2025
Lista e plotë/ Ja vendet ku shqiptarët udhëtojnë pa viza, por edhe ato ku viza duhet

Lista e plotë/ Ja vendet ku shqiptarët udhëtojnë pa viza, por edhe ato ku viza duhet

21:18 | 24/12/2018




TË FUNDIT

Berisha pranon gabimin me përfaqësimin e të rinjve dhe Diasporës në forumet e partisë
Politikë

A do t’i rikthehen protestave në janar? Berisha tregon skenarin e opozitës

by mirseda
13:40 | 29/12/2025
0

Në një konferencë për mediat, kreu i PD-së, Sali Berisha ka treguar skenarin e opozitës për vitin...

Flet për herë të parë heroi i Bondi Beach: Doja të ndaloja vrisjen e njerëzve të pafajshëm

Flet për herë të parë heroi i Bondi Beach: Doja të ndaloja vrisjen e njerëzve të pafajshëm

13:37 | 29/12/2025
Stenaldo rrëfen historinë e tij: Isha aq i dashuruar sa s’doja të dija…

Stenaldo rrëfen historinë e tij: Isha aq i dashuruar sa s’doja të dija…

13:10 | 29/12/2025
Triumfoi në zgjedhje, Albin Kurti falenderon qytetarët: U angazhuat pa kursim për fitoren

Triumfoi në zgjedhje, Albin Kurti falenderon qytetarët: U angazhuat pa kursim për fitoren

12:54 | 29/12/2025
Inflacion në rritje dhe varfëria ekstreme,  Irani shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Inflacion në rritje dhe varfëria ekstreme, Irani shpall gjendjen e jashtëzakonshme

12:31 | 29/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com