Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Pse është kaq e vështirë të ndryshosh mendje?

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Pse është kaq e vështirë të ndryshosh mendje?

Ndryshimi i mendjes është diçka shumë e vështirë. Në fakt, pasi marrim një qëndrim të caktuar për diçka ose mbi dikë, ndryshimi i mendimit tonë është pothuajse i pamundur. Nga ana tjetër është gjithashtu e vërtetë se për t’u orientuar në këtë botë, ne kemi nevojë për referenca të qarta.

Dhe mendimet tona janë korniza brenda së cilës ne e përpunojmë më lehtë informacionin, duke i vlerësuar me shpejtësi dhe pa shumë përpjekje të tjerët dhe ngjarjet. Nga ana tjetër, të marrësh parasysh këndvështrime të ndryshme, do të thotë të tolerosh një diferencë më të madhe të pasigurisë, e cila është e kushtueshme sa i përket kohës dhe energjisë.

Paragjykim i konfirmimit

Për më tepër, ne kemi nevojë të ruajmë një imazh koherent dhe pozitiv mbi veten. Dhe kur mendimet tona mbi diçka çimentohen, ato përfundojnë duke na përfaqësuar, dhe duke u bërë pjesë e identitetit tonë. Për këtë arsye, vënia në diskutim e tyre të bën të ndihesh në kontradiktë, të duket sikur po e tradhton veten.

Ndaj, për të mbajtur të pa ndryshuara pozicionet tona, ne përdorim mekanizmin njohës të cilin psikologu anglez Piter Uason e ka quajtur “paragjykimi i konfirmimi”:prirja për të favorizuar informacionin që vërteton idetë e dikujt, duke injoruar apo nënçmuar ato që e hedhin poshtë atë.

Para së gjithash, ky gabim konjitiv çon në zgjedhjen vetëm të informacionit që është “i përshtatshëm” për ne. Mendoni pak për një mjek që kërkon simptoma dhe parametra që konfirmojnë hipotezën e tij diagnostike, duke injoruar ato që mund ta zhvlerësojnë atë. Apo një inspektor policie, që mbetet i fokusuar në mbledhjen e provave në favor të fajit të një të dyshuari, duke neglizhuar ato që mund ta nxjerrin nga burgu atë dhe që e çon drejt pistave të tjera alternative.

Një“shteg i shkurtër” mendor

Një studim nga Universiteti i Minesotës në SHBA, ka treguar se edhe pyetjet që i bëhen një personi, kushtëzohen nga mendimi që keni ju për të, me efekt konfirmimin e paramendimeve të tyre. Përveç kësaj, ne zgjedhim shpesh shtegun e shkurtër të quajtur “ekspozim selektiv”: pra shmangim atë që është në kundërshtim me idetë tona.

Për shembull, duke zgjedhur të informohemi vetëm në gazetat, faqet apo programet televizive që janë në përputhje me këndvështrimin tonë. Megjithatë, kur informacioni është i plotë, ne gjejmë një shteg të shkurtër mendor për ta kthyer në avantazhin tonë.

Kjo u tregua nga një studim i Universitetit të Stenfordit në SHBA, në të cilin një kampion studentësh lexuan 2 studime të rreme, njëri në favor dhe tjetri kundër dënimit me vdekje. Ata që ishin në favor të dënimit kapital, i konsideruan si jo bindëse të dhënat e kundërta dhe anasjelltas.

Kjo vlen gjithashtu edhe për stereotipet. Nëse një person që i përket një kategorie ndaj së cilës ka paragjykime, nuk paraqet tiparet tipike të stereotipit, në vend se ta vëmë atë në dyshim, përdoret parimi i përjashtimit që konfirmon rregullin.

Një përtaci e trurit

Është faji i trurit, që kur ne përballemi me një mendim të kundërt ai “fiket”, duke na penguar që ta marrin atë në konsideratë. Po si funksionon ky mekanizëm? Korteksi frontal medial i pasmë, që është i përfshirë në proceset e vendimmarrjes, e zvogëlon aktivitetin e tij kur ne hasim një mendim që nuk pajtohet me tonin, ndërsa e rrit atë nëse ne jemi dakord.

Studiuesit e Universitetit të Qytetit të Londrës dhe të Kolegjit Mbretëror, të cilët e dokumentuan këtë proces me imazhe të rezonancës magnetike funksionale, mendojnë se ajo është në thelb një paragjykim i konfirmimit. Pra, duket sikur truri refuzon të njohë mirësinë e mendimeve që kanë njerëzit e tjerë.

Burimi i lajmit: https://www.focus.it/comportamento/psicologia/perche-difficile-cambiare-idea

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: mendjendryshimvështirë

TË LIDHURA

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti
Bota

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

21:45 | 31/01/2026
“Tarifat e naftës ndaj Kubës, presidentja e Meksikës alarmon për krizë”
Bota

“Tarifat e naftës ndaj Kubës, presidentja e Meksikës alarmon për krizë”

19:21 | 31/01/2026
I jepet sot lamtumira e fundit 5 tifozëve të PAOK-ut, mes tyre dhe një shqiptar
Aktualitet

I jepet sot lamtumira e fundit 5 tifozëve të PAOK-ut, mes tyre dhe një shqiptar

09:06 | 31/01/2026
Next Post
Video/ Shqipëria bën detyrën ndaj San Marinos, kuqezinjtë fitojnë 0-2

Video/ Shqipëria bën detyrën ndaj San Marinos, kuqezinjtë fitojnë 0-2

Kosova realizon supergol, por nuk arrin t’i shmanget humbjes ndaj Spanjës

Kosova realizon supergol, por nuk arrin t'i shmanget humbjes ndaj Spanjës

Amerikanët e pasur i shmangen pagesës së 175 miliardë dollarëve në taksa

Amerikanët e pasur i shmangen pagesës së 175 miliardë dollarëve në taksa







JU REKOMANDOJMË

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

21:10 | 28/01/2026
“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

21:45 | 31/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026
DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

19:54 | 27/01/2026




TË FUNDIT

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti
Bota

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

by mirseda
21:45 | 31/01/2026
0

Ata pritën rënien e errësirës për t’u shkëputur nga marshimi kombëtar i Askatasuna-s në Torino dhe për...

Mbyllet protesta ‘Shqipëria Bëhet’: thirrje për dorëheqje dhe denoncime për korrupsion”

Mbyllet protesta ‘Shqipëria Bëhet’: thirrje për dorëheqje dhe denoncime për korrupsion”

20:37 | 31/01/2026
“Akuza të forta nga Lapaj: 53 mln € te Balluku, 100 mln € te AKSHI”

“Akuza të forta nga Lapaj: 53 mln € te Balluku, 100 mln € te AKSHI”

19:43 | 31/01/2026
“Tarifat e naftës ndaj Kubës, presidentja e Meksikës alarmon për krizë”

“Tarifat e naftës ndaj Kubës, presidentja e Meksikës alarmon për krizë”

19:21 | 31/01/2026
Protesta kombëtare para Kryeministrisë/ Deputeti i PD Besart Xhaferi i bashkohet Adriatik Lapajt

Protesta kombëtare para Kryeministrisë/ Deputeti i PD Besart Xhaferi i bashkohet Adriatik Lapajt

19:17 | 31/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com