Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

BE-ja duhet të përballet me problemin e racizmit të saj institucional

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
BE-ja duhet të përballet me problemin e racizmit të saj institucional

Nga: Sarah Chander “Al Jazeera”

Samiti i Bashkimit Evropian mbi luftën kundër racizmit që u mbaj më 19 mars, ishte një mundësi e mirë që unioni të përmbushte kërkesat e protestave globale të vitit të kaluar kundër brutalitetit të policisë dhe racizmit strukturor. Mjerisht, udhëheqësit e BE-së nuk i përmbushën pritshmëritë.

Edhe pse lëvizjet për drejtësi raciale, i kanë bërë të qarta kërkesat e tyre, për t’i dhënë fund brutalitetit policor dhe racizmit institucional, udhëheqësit e BE-së u përqendruan gjatë samitit kryesisht mbi dimensionet individuale të racizmit, sikurse është gjuha e urrejtjes.

Në atë takim u fol shumë pak se si shtetet dhe vetë institucionet e BE-së e përforcojnë racizmin me politikat e tyre, sesi njerëzit që bien pre e racizmin po vdesin nga dhuna policore në komisariatet e policisë, apo sesi organizatat e shoqërisë civile që kanë në fokusin e tyre luftën kundër racizmit po përballen me sulme të papara.

Pra, në samit u prekën shumë pak gjëra nga realiteti shqetësues i racizmit në Evropë, dhe ekziston rreziku që pas përfundimit të tij qeveritë e BE-së t’i kthehen “punëve si zakonisht”. Por statuskuoja aktuale është provuar të jetë vdekjeprurëse.

Në Evropë dominon racizmi sistemik. Ai përbën – për të perifrazuar studiuesen dhe aktivisten amerikan Rut Gilmor – prodhimin e sanksionuar nga shteti të cënueshmërisë ndaj vdekjes së parakohshme për shkak të grupimeve të caktuara raciste”.

Njerëzit me ngjyrë në Evropë, vazhdojnë të vdesin para kohe për shkak të strukturave anti-raciste brenda shtetit dhe shoqërisë. Pavarësisht nëse shkaku është dhuna policore, mungesa e mbrojtjes së duhur ndaj Covid-19, apo politikat e BE-së mbi emigrimin, racizmi mund të vrasë në shumë mënyra të ndryshme.

Në Belgjikë, ku janë të vendosura shumica e institucioneve të BE-së, ka pasur shumë vdekje për shkak të policisë. Në prillin e vitit 2020, Adili, një 19-vjeçar me origjinë marokene u vra gjatë kohës që po ndiqej nga policia. Në janar të këtij viti, Ibrahim, një 23-vjeçar zezak, vdiq pasi filmoi policinë gjatë kohës që po verifikonte identitetin e tij.

Në Suedi, një studim i kohëve të fundit ka treguar se të qenit emigrant nga një vend me të ardhura të ulëta ose të mesme, e rrit ndjeshëm rrezikun e vdekjes nga Covid-19. Në të gjithë kufijtë jugorë të Evropës, njerëzit me ngjyrë po pësojnë vdekje të tmerrshme gjatë përpjekjes për të mbërritur në kontinent.

Dhe përgjigja e BE-së ndaj emigrimit ka qenë investimi dhe lehtësimi i “dëbimit” të tyre. Prioriteti kryesor i Paktit të Migrimit të BE-së, i shpallur në shtatorin e vitit 2020, nuk është siguria e njerëzve të sigurt, por shtimi i kohës së kaluar në paraburgim dhe dëbimi i emigrantëve ilegalë.

Në Francë, ka pasur gjithashtu një sulm kundër grupeve të shoqërisë civile që mbështesin komunitetet që bien pre e racizmit. Në vjeshtën e vitit të kaluar, qeveria franceze nisi një fushatë brutale për të shtypur organizatat myslimane të shoqërisë civile, duke mbyllur – ndër të tjera – Collectif Contre l’Islamophobie en France (Bashkimi kundër Islamofobisë në Francë).

Dhe këto zhvillime nuk janë devijime nga rregulli, por përfaqësojnë një racizëm institucional. Për BE-në ato janë një “punë e zakonshme”. Nëse Bashkimi kundër Islamofobisë në Francë dëshiron vërtet të marrë masa mbi racizmin, atëherë duhet që të ndërmarrë ndryshime thelbësore në të gjitha nivelet.

Si Nisma e Ekuinoksit për Drejtësi Raciale, një nismë e udhëhequr nga njerëz me ngjyrë, për të ndikuar në politikën e BE-së, ne kemi paraqitur rekomandime se si institucionet e BE-së mund të kenë një qasje thelbësisht të ndryshme përkundrejt drejtësisë racore.

Për të përmbushur vërtet synimet ambicioze të trajtimit të racizmit, siç përcaktohet në Planin e saj të Veprimit Anti-Racizëm 2020-2025, BE duhet të adresojë racizmin e saj institucional. Dhe këtu përfshihet korrigjimi i pasjes së një shumice dërrmuese të bardhish në institucionet e saj, dhe sigurimin e përfaqësimit të drejtë të pakicave racore dhe etnike.

Më e rëndësishmja, BE duhet të rishikojë ligjet dhe politikat e veta, sidomos në fusha të tilla si zbatimi i ligjit, kontrolli i emigrimit, antiterrorizmi dhe siguria, dhe të hetojë se si vetë e nxisin pabarazinë dhe dhunën racore vetë institucionet e saj.

Përveç kësaj, BE-së i duhet një marrëdhënie e re me organizatat e shoqërisë civile që e luftojnë racizmin. Për një kohë të gjatë, Brukseli ka bërë sehir, dhe madje ka penguar punën e aktivistëve që lobojnë për drejtësi racore. Kur kemi qenë shumë kritikë, jemi përballur me përjashtime nga proceset e ndryshme, dhe ndonjëherë jemi futur në listën e zezë.

Ne duhet të kalojmë nga dyshimi dhe apatia në mbështetjen e jashtme dhe investimet strukturore ndaj organizatave që punojnë për të promovuar drejtësinë racore.

Së fundmi, institucionet e BE-së duhet të na tregojnë se kanë një vullnet të qëndrueshëm politik për të luftuar racizmin. Dhe kjo kërkon shumë më tepër sesa konferenca dhe plane veprimi. Ajo do të kërkojë një veprim të përkushtuar:të flasësh hapur kur njerëzit me ngjyrë vriten nga policia, dhe të zbatosh ligjet në fuqi, ku agjentët e shtetit që janë përgjegjës për krimin të japin llogari. Racizmi institucional është ai që nxiti këtë lëvizje. BE duhet të angazhohet për t’i dhënë fund këtij fenomeni.

Burimi i lajmit: https://www.aljazeera.com/opinions/2021/3/29/the-eu-needs-to-face-its-institutional-racism-problem

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: beproblemracizem

TË LIDHURA

Irani dënon sulmet izraelite: “Do paguani çmim të rëndë”
Bota

Irani dënon sulmet izraelite: “Do paguani çmim të rëndë”

23:03 | 27/03/2026
Sulmet iraniane ndaj shteteve të Gjirit vazhdojnë, dy porte në Kuvajt sulmohen me dronë dhe raketa
Bota

Sulmet iraniane ndaj shteteve të Gjirit vazhdojnë, dy porte në Kuvajt sulmohen me dronë dhe raketa

22:47 | 27/03/2026
Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit
Bota

Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

22:35 | 27/03/2026
Next Post
Amerika dhe Shqipëria: Nga armiq të papajtueshëm te partnerë strategjikë

Amerika dhe Shqipëria: Nga armiq të papajtueshëm te partnerë strategjikë

Basha me fermerët në Korçë: Do të ofrojmë 100 milion euro subvencione

Basha me fermerët në Korçë: Do të ofrojmë 100 milion euro subvencione

Përballja me San Marinon, publikohet formacioni i Kombëtares

Përballja me San Marinon, publikohet formacioni i Kombëtares







JU REKOMANDOJMË

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

15:42 | 21/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

11:36 | 25/03/2026




TË FUNDIT

Irani dënon sulmet izraelite: “Do paguani çmim të rëndë”
Bota

Irani dënon sulmet izraelite: “Do paguani çmim të rëndë”

by mirseda
23:03 | 27/03/2026
0

Ministri i Jashtëm i Iran, Abbas Araghchi, ka dënuar ashpër sulmet izraelite ndaj objekteve bërthamore iraniane, duke...

Sulmet iraniane ndaj shteteve të Gjirit vazhdojnë, dy porte në Kuvajt sulmohen me dronë dhe raketa

Sulmet iraniane ndaj shteteve të Gjirit vazhdojnë, dy porte në Kuvajt sulmohen me dronë dhe raketa

22:47 | 27/03/2026
Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

22:35 | 27/03/2026
“Meta në paraburgim pa dosje”/ Reagon Ambasada në Shkup

“Meta në paraburgim pa dosje”/ Reagon Ambasada në Shkup

22:28 | 27/03/2026
Mbi 400 luftëtarë të Hezbollahit janë vrarë që nga fillimi i konfliktit me Izraelin

Mbi 400 luftëtarë të Hezbollahit janë vrarë që nga fillimi i konfliktit me Izraelin

22:06 | 27/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com