Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Federata e Spanjës më në fund i drejtohet në emër Kombëtares së Kosovës

5 vjet ago
in Kryesore, Sport
U largua nga Kosova për të luajtur me Shqipërinë, Ismajli zbulon nëse është penduar

Duket se Federata e Futbollit e Spanjës (RFEF) është dorëzuar më në fund në përpjekjet e saj për të mos e trajtuar Kosovën si shtet, pasi pas ngurrimit të vazhdueshëm për t’iu drejtuar në emër ekipit kombëtar të Kosovës, sot e ka bërë një gjë të tillë.

Spanja dhe Kosova do të përballen sonte në orën 20:45, në rrethin e tretë të Grupit B kualifikues për Botërorin e Katarit në stadiumin “La Cartuja” në Sevillë.

RFEF-ja kishte shkaktuar shumë polemika dhe zemërim në Kosovë kur i ishte drejtuar asaj si “territor” në njoftimin e parë për takimin e Spanjës me Kosovën në Grupin B kualifikues për Kupën e Botës muaj më parë, raporton Gazeta Express.

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) i kishte reaguar asaj duke e kërcënuar se nuk do të luante nëse simbolet e saj shtetërore nuk do të respektoheshin. Pas një bisede mes krerëve të dy federatave dhe UEFA-s, Spanja u detyrua të pranojë që ndeshja të zhvillohet në bazë të rregullave të UEFA-s e FIFA-s dhe se Kosovën do ta trajtonte si të barabartë.

Por shtëpia e futbollit spanjoll e kishte vazhduar qëndrimin e njëjtë ndaj Kombëtares së Kosovës edhe në njoftimet tjera, përfshirë edhe dje në lajmet për konferencën e trajnerit të furisë së kuqe, Luis Enrique, për takimin e sotëm me Kosovën.

Gjatë ditës së martë, RFEF-ja në të gjitha njoftimet e saj e kishte shmangur përmendjen e emrit Kosovë edhe pse bëhej fjalë për takimin Spanjë-Kosovë.

Por sot, në njoftimin e saj për ndeshjen e orës 20:45, RFEF-ja nuk ka pasur si ta shmangë përmendjen e emrit Kosovë.

“Ndeshja e fundit e Kombëtares. SPANJË – Kosovë. Faza kualifikuese për Katar 2020”, shkroi RFEF-ja në Twitter.

Ndërkohë, sa i përket lojës në fushë, as Spanja e as Kosova nuk vijnë në këtë takim në formën e tyre më të mirë.

Furia e kuqe i ka fituar vetëm dy prej pesë ndeshjeve të fundit në të gjitha garat, duke e humbur një dhe duke barazuar në dy të tjera.

Verdhekaltrit, në anën tjetër, i kanë humbur tri prej pesë ndeshjeve të fundit, duke i fituar dy të tjera dhe duke barazuar në një tjetër.

Derisa Spanja përjetoi barazim zhgënjyes 1:1 me Greqinë në ndeshjen e saj hapëse në kualifikime për Botërorin e Katarit para se ta mposhte Gjeorgjinë me zor në ndeshjen pasuese, Kosova u mposht bindshëm 3:0 nga Suedia në ndeshjen e saj hapëse në Prishtinë.

Grupit B i prin Suedia me gjashtë pikë pas dy ndeshjeve, e ndjekur nga Spanja me katër pikë. Greqia është e treta me një pikë pas një ndeshjeje.

Kosova është e katërta pa pikë pas një ndeshjeje, ndërsa Gjeorgjia e fundit pa pikë pas dy humbjeve në dy ndeshje. /Gazeta Express/

Tags: federata spanjollefutbollkosovakualifikuesetspanja

TË LIDHURA

“Do ju vras”/ 35-vjeçari merr peng prindërit, vetëplagoset pas ndërhyrjes së policisë
Aktualitet

“Do ju vras”/ 35-vjeçari merr peng prindërit, vetëplagoset pas ndërhyrjes së policisë

18:37 | 02/04/2026
Parandalohet tragjedia në Himarë: 35-vjeçari kërcënon prindërit me thikë
Aktualitet

Parandalohet tragjedia në Himarë: 35-vjeçari kërcënon prindërit me thikë

18:28 | 02/04/2026
Aksident i frikshëm te Ura e Dajlanit, 24-vjeçarja përfundon në kanal
Aktualitet

Aksident i frikshëm te Ura e Dajlanit, 24-vjeçarja përfundon në kanal

18:17 | 02/04/2026
Next Post
Komiteti i Ekspertëve lë në fuqi kufizimet, maturantët në klasa

Komiteti i Ekspertëve lë në fuqi kufizimet, maturantët në klasa

Covid-19, Brataj: Respektoni masat, beteja ende nuk ka mbaruar

Covid-19, Brataj: Respektoni masat, beteja ende nuk ka mbaruar

Kosovë, 12 viktima dhe mbi 500 raste të reja me koronavirus

14 viktima dhe rekord rastesh me koronavirus në Kosovë







JU REKOMANDOJMË

Poloni-Shqipëri/ Nis ndeshja, kuqezinjtë duan fitoren

Poloni-Shqipëri/ Nis ndeshja, kuqezinjtë duan fitoren

20:54 | 26/03/2026
Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026




TË FUNDIT

“Do ju vras”/ 35-vjeçari merr peng prindërit, vetëplagoset pas ndërhyrjes së policisë
Aktualitet

“Do ju vras”/ 35-vjeçari merr peng prindërit, vetëplagoset pas ndërhyrjes së policisë

by mirseda
18:37 | 02/04/2026
0

Spiro Dhimaleksi, në gjendje të rënduar psikologjike, izoloi në një dhomë prindërit e tij, përkatësisht 60 dhe...

“Dua të të kërkoj ndjesë për situatën e mbrëmshme”/ Miri i kërkon falje Selin

“Dua të të kërkoj ndjesë për situatën e mbrëmshme”/ Miri i kërkon falje Selin

18:34 | 02/04/2026
Parandalohet tragjedia në Himarë: 35-vjeçari kërcënon prindërit me thikë

Parandalohet tragjedia në Himarë: 35-vjeçari kërcënon prindërit me thikë

18:28 | 02/04/2026
Macron kritikon Trumpin për luftën në Iran: Bëhu serioz, mos flit çdo ditë

Macron kritikon Trumpin për luftën në Iran: Bëhu serioz, mos flit çdo ditë

18:23 | 02/04/2026
Aksident i frikshëm te Ura e Dajlanit, 24-vjeçarja përfundon në kanal

Aksident i frikshëm te Ura e Dajlanit, 24-vjeçarja përfundon në kanal

18:17 | 02/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com