Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Shpresa përballë poshtërimit

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Kryesore
Bindje apo rebelim?

Agim Baçi

“Të mohosh të vërtetën dhe të bësh më të rëndësishëm faktin e mohuar!”. Kjo ishte motoja e “Ministrisë së të Vërtetës” në romanin distopik “1984” të Xhorxh Oruellit. Në botën e sotme duket se ky parashikim i Oruellit ka ardhur duke u vendosur në qendër të vëmendjes, sidomos në një komunikim virtual të dendur, ku “faktet alternative” kanë zënë vendin e së vërtetës e sidomos, vendin e të menduarit me logjikë e në mënyrë të vetëdijshme. Teoricienët e komunikimit, Marshall McLuhan apo Pierre Bourdieu, apo edhe shumë të tjerë teoricienë të kësaj fushe, të cilët janë marrë me situatën që ndërton komunikimi me “fakte alternative”, kanë theksuar se përmes këtij modeli, ne më së pari rrezikojmë çdo ditë të godasim kurajën për të guxuar. Kjo kulturë dekurajuese është pasojë e poshtërimit që ndërton kombinimi i fakteve të mohuara me ndërtimin e realitetit të gënjeshtërt. Për pasojë të këtij poshtërimi, qytetarët, në vend të guximit për ndryshim, zgjedhin mbijetesën, zgjedhin të veprojnë nën pushtetin e frikës nga humbja.

Komentuesi i “Financial Times”, Dominik Moisi, në librin e tij “Gjeopolika e emocioneve” shprehet se nën poshtërim njeriu mendon gjithmonë nën moton “nuk jam i aftë për këtë” ose “nuk do e arrij këtë”. Dhe, duke vepruar i dekurajuar, njeriu humbet vetëbesimin se mund të arrijë ndryshimin që dëshiron. Dhe po të bësh sot një sondazh në shoqërinë e sotme shqiptare, do konstatosh lehtësisht se shumica nuk besojnë se mund të ndikojnë në ndonjë ndryshim në shoqëri e aq më pak në politikë. Janë të paktë ata që besojnë se mund të ndikojnë në ndryshimin e realitetit apo se do të jenë promotorë në gjetjen e së vërtetës. Është ky mosbesim i thellë që ka çuar në një përqindje alarmante dëshirën e shumë shqiptarëve për t’u larguar nga vendi, edhe pse thuajse të gjithë e dinë se emigrimi nuk është alternativa më e gëzueshme.

Por, duhet të pranojmë se, përballë kulturës së frikës dhe poshtërimit duket se kanë humbur fuqinë edhe ligjërimet fetare (nënkupto “ligjërimet morale”), të cilat janë jashtë fokusit të debateve të sotme publike. Ligjërimet morale ngjajnë si diçka ekzotike përballë frymës antitradicionale dhe antihistorike që dallon modernizmin. Të tilla ligjërime kanë humbur fuqinë, jo vetëm për të qenë motivuese, por edhe frenuese ndaj pushtetit të madh të dëshirave dhe shijeve. Kjo mbretëri dëshirash dhe shijesh ka gjetur një terren në ligjërimin e sotëm të klasës politike, e cila në vend të rrugëzgjidhjes ofron argëtimin, në vend të debatit mbi të vërtetat ofron spektaklin.

Në një shoqëri të bombarduar nga “faktet alternative” e sidomos ku hapësirat i janë thënë gjithkujt për të thënë gjithçka, shpresa veç vjen e zbehet. Ideja se e vërteta apo dija nuk janë më elemente me të cilat mund të krenohesh apo të garantosh rrugëtimin tënd profesional dhe integritetin moral, e kanë bërë shpresën një mall, me të cilin prodhuesit e spektaklit veç tallen. Në këtë situatë, të thuash që “këtu nuk jetohet”, apo “ky vend nuk bëhet”, ka shumë mundësi të të duartrokasin, ndërkohë që nëse thua “do të qëndroj sepse duhet provuar dhe besuar”, atëherë mund të jesh ti objekti që shkakton të qeshurat dhe humorin.

Duhet të pohojmë se humbja e shpresës përballë kulturës së frikës dhe poshtërimit nuk është një fenomen shqiptar. Por pasojat e kësaj përballjeje në shoqërinë shqiptare janë alarmante. Në këtë situatë, më së pari është me rëndësi të guxojmë të besojmë se “ky është atdheu ynë dhe për të duhet luftuar”.

Nuk është rastësi që disa vite më parë, nobelist në ekonomi u shpall psikologu izraelito-amerikan, Daniel Kahneman, i cili vuri theksin e ekonomisë në mënyrat e të menduarit – pra, në mënyrën se si ne besojmë se mund ta bëjmë atë. Teoritë e Kahnemanit për të menduarit e shpejtë dhe të avashtë, pra të menduarit instiktiv dhe të menduarit logjik, janë një shtysë për çdo shoqëri, për të kuptuar se, nëse nuk shmangim frikën dhe nëse nuk refuzojmë kulturën e poshtërimit që zotëron diktaturën e spektaklit, ne nuk do të mund të besojmë se e nesërmja është në dorën tonë.

 

Tags: Agim Baçidaniel kahnemanopinionOrwellPoshtërimishpresa

TË LIDHURA

BIRN: Shqipëria në emergjencë lufton e keqpajisur me flakët
Aktualitet

BIRN: Shqipëria në emergjencë lufton e keqpajisur me flakët

22:27 | 13/08/2025
Aksident në Fier, dy makina përplasen me njëra-tjetrën
Aktualitet

Aksident në Fier, dy makina përplasen me njëra-tjetrën

22:21 | 13/08/2025
Zjarr shkatërrues në Akai, 550 makina të djegura në Doganën e Patras
Aktualitet

Zjarr shkatërrues në Akai, 550 makina të djegura në Doganën e Patras

21:46 | 13/08/2025
Next Post
Barcelona kthehet për Lautaro Martinezin

Barcelona kthehet për Lautaro Martinezin

Rama nga Shkodra: “Gjysmë milion të vaksinuar brenda majit”

Rama nga Shkodra: “Gjysmë milion të vaksinuar brenda majit”

Foto+Video/ Ndeshja e parë e Fergusonit me Junajtid, formacioni me shkrim dore

Foto+Video/ Ndeshja e parë e Fergusonit me Junajtid, formacioni me shkrim dore

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

21:32 | 09/08/2025
Flakët shkrumbojnë banesa e stane, shpërthejnë dy bomba të Luftës II Botërore në Lekël, Tepelenë

Flakët shkrumbojnë banesa e stane, shpërthejnë dy bomba të Luftës II Botërore në Lekël, Tepelenë

20:18 | 12/08/2025
Klajdi Mustaj polici hero që u fut mes flakëve dhe shpëtoi 4 të rinj

Klajdi Mustaj polici hero që u fut mes flakëve dhe shpëtoi 4 të rinj

10:36 | 09/08/2025




TË FUNDIT

Rama ndan pamje nga kantieri i Muzeut Kombëtar të Arteve të Bukura: Kushte të avancuara për ruajtjen e veprave
Kultura

Rama ndan pamje nga kantieri i Muzeut Kombëtar të Arteve të Bukura: Kushte të avancuara për ruajtjen e veprave

by mirseda
22:31 | 13/08/2025
0

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot pamjet nga kantieri i Muzeut Kombëtar të Arteve të Bukura. Rama...

Grabitja e shtëpisë së Brad Pitt, 4 adoleshentë përfundojnë në pranga

Grabitja e shtëpisë së Brad Pitt, 4 adoleshentë përfundojnë në pranga

22:29 | 13/08/2025
BIRN: Shqipëria në emergjencë lufton e keqpajisur me flakët

BIRN: Shqipëria në emergjencë lufton e keqpajisur me flakët

22:27 | 13/08/2025
Aksident në Fier, dy makina përplasen me njëra-tjetrën

Aksident në Fier, dy makina përplasen me njëra-tjetrën

22:21 | 13/08/2025
Protesta të tensionuara në disa qytete të Serbisë, përplasje mes qytetarëve dhe mbështetësve të pushtetit

Protesta të tensionuara në disa qytete të Serbisë, përplasje mes qytetarëve dhe mbështetësve të pushtetit

22:16 | 13/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com