Rama nga Shkodra: “Gjysmë milion të vaksinuar brenda majit”

Kryeministri Edi Rama ka folur sot nga Shkodra ku dhe ndoqi nga afër vaksinimin e të moshuarve mbi 70 vjeç.

Rama theksoi dhe një herë se do të ketë gjysmë milioni të vaksinuar brenda majit, dhe nuk harroi të thotë që shumë vende të rajonit ende nuk kanë nisur vaksinimin masiv.

“Ne po vaksinojmë mijëra gjyshër dhe gjyshe, pa dallim. Iu kemi kthyer buzëqeshjen. Do vazhdojmë intensivisht.

 

 

Do të vaksinojmë gjysmë milionë persona brenda majit, numër që dhe mund ta kalojmë, falë edhe punës së Ministrisë së Shëndetësisë. Një pjesë e rëndësishme e vendeve në rajon nuk po çajnë dot e nuk futen dot në vaksinim masiv”, tha Rama.