Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Gjermania ndërron kurs në përdorimin e vaksinës AstraZeneca

5 vjet ago
in Bota, Kryesore
Merkel: BE-ja ka nevojë të rrisë prodhimin e vaksinave

Merkel shpjegoi në konferencë shtypi ndërrimin e kursit në përdorimin e vaksinës AstraZeneca. Pas shfaqjes së rasteve të trombozës vaksina tani do të jepet kryesisht për personat mbi 60 vjeç.

Fushata e vaksinimit në Gjermani merr sërish një kthesë të re. Pas njoftimeve për tromboza të reja në venat e trurit pas vaksinimit me AstraZeneca, kancelarja Angela Merkel dhe 16 landet gjermane në një konferencë të posaçme vendosën që vaksina AstraZeneca të jepet vetëm për njerëzit mbi moshën 60 vjeç. Për personat nën 60 vjeç kjo do të jetë ende e mundur, por pas “vlerësimit mjekësor dhe analizës individuale të rrezikut e sqarimit të plotë”, u tha.

“Besimi krijohet nga dija, që çdo dyshim, çdo rast i veçantë verifikohet”, tha Merkel duke iu referuar efekteve anësore të vaksinës dhe të  mos fshihen nën rrogoz ato. Kancelarja pranoi se, vendimi për AstraZenecan sjell “pasiguri”, në të njëjtën kohë ajo kërkoi që të kihet besim tek vaksinimi. Kur të më vijë radha edhe unë do të vaksinohem, tha Merkel 66 vjeçare, “edhe me AstraZeneca”.

Shans për më të moshuarit

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn theksoi, se qytetarët mund të kenë besim, që në Gjermani vaksinat e lejuara “mbikqyren me përgjegjësi të lartë”. Ai e cilësoi “një goditje që për një grup të caktuar moshe ka një rrezik të shtuar me një nga vaksinat që kemi në përdorim kundër pandemisë.” Prej kësaj krijohen pasiguri të reja. Por sipas Spahn mund të vaksinohen tani njerëzit mbi moshën 60 vjeçare më shpejt. “Në këtë kuptim do t’u lutesha të gjithë personave mbi 60 vjeç të marrin parasysh këtë ofertë vaksinimi.” Duke marrë në konsideratë të gjitha rreziqet vaksinimi është “vendimi më i mirë.”

Kufizimin e ri për AstraZenecan e dha Komisioni i Përhershëm i Vaksinimit në Gjermani, STIKO. Bazë për këtë janë të dhënat e mbledhura për shfaqjen “në raste të rralla por shumë të rënda të efekteve anësore trombotike”. Këto janë shfaqur 16 ditë pas vaksinimit kryesisht tek gratë e moshës nën 60 vjeç. Në Gjermani deri të martën janë shfaqur 31 raste me tromboza pas vaksinimit me AstraZenecan. 9 prej tyre kanë përfunduar me vdekje.

Në mesin e marsit Gjermania dhe vende të tjera vendosën pezullimin me vaksinimin  me AstraZeneca, por pas miratimit të EMA-s, Agjencisë Europiane të Medikamenteve, vaksina vazhdoi të jepej sërish. Në fillim kjo vaksinë ishte rekomanduar për personat 18-64 vjeç, sepse nuk kishte të dhëna të mjaftueshme për mbrojtjen nga virusi për personat më të moshuar. /DW/

Tags: AstraZenecaGjermaniaMerkelvaksina

TË LIDHURA

Lufta në Iran/ Papa Leone XIV i kërkon Zotit t’i ndihmojë udhëheqësit të heqin dorë nga konflikti
Bota

Lufta në Iran/ Papa Leone XIV i kërkon Zotit t’i ndihmojë udhëheqësit të heqin dorë nga konflikti

22:54 | 05/03/2026
Plagosi me armë zjarri në këmbë 45-vjeçarin në Shkodër, vihet në pranga brenda pak minutash autori
Aktualitet

Plagosi me armë zjarri në këmbë 45-vjeçarin në Shkodër, vihet në pranga brenda pak minutash autori

22:41 | 05/03/2026
Kreu i Ushtrisë izraelite: Lufta hyn në “fazën tjetër”, do të shtohen sulmet ndaj Iranit
Bota

Kreu i Ushtrisë izraelite: Lufta hyn në “fazën tjetër”, do të shtohen sulmet ndaj Iranit

22:17 | 05/03/2026
Next Post
Mitet e rreme rreth stërvitjes në palestër, të hedhura poshtë nga shkenca

Fitnesi, çduhet të dimë për llojet e ushtrimeve

Arrestimet e bujshme/ “Dosjet e nxehta të KLSH-së me 280 kallëzime u mbajtën pezull. U kërcënuan…”

Vetingu/ KPK shkarkon nga detyra prokurorin e Tiranës

Gurët në veshka, gjërat që duhet të dimë

Gurët në veshka, gjërat që duhet të dimë







JU REKOMANDOJMË

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

14:02 | 27/02/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

Lufta në Iran/ Papa Leone XIV i kërkon Zotit t’i ndihmojë udhëheqësit të heqin dorë nga konflikti
Bota

Lufta në Iran/ Papa Leone XIV i kërkon Zotit t’i ndihmojë udhëheqësit të heqin dorë nga konflikti

by mirseda
22:54 | 05/03/2026
0

Papa Leo publikoi një video të enjten duke u lutur që Zoti t’i ndihmojë udhëheqësit botërorë të...

Zgjedhja e presidentit të Kosovës, pas Glauk Konjufës LVV propozon edhe një tjetër emër

Zgjedhja e presidentit të Kosovës, pas Glauk Konjufës LVV propozon edhe një tjetër emër

22:50 | 05/03/2026
Plagosi me armë zjarri në këmbë 45-vjeçarin në Shkodër, vihet në pranga brenda pak minutash autori

Plagosi me armë zjarri në këmbë 45-vjeçarin në Shkodër, vihet në pranga brenda pak minutash autori

22:41 | 05/03/2026
Kreu i Ushtrisë izraelite: Lufta hyn në “fazën tjetër”, do të shtohen sulmet ndaj Iranit

Kreu i Ushtrisë izraelite: Lufta hyn në “fazën tjetër”, do të shtohen sulmet ndaj Iranit

22:17 | 05/03/2026
Alarmi i Europol: Rrezik për sulme terroriste dhe kibernetike në BE nga kriza në Iran

Alarmi i Europol: Rrezik për sulme terroriste dhe kibernetike në BE nga kriza në Iran

21:58 | 05/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com