Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Mjekët francezë në dilemë: Cilët pacientë të operojmë?

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Mjekët francezë në dilemë: Cilët pacientë të operojmë?

Në Francë, disa spitale po përballen me dilemën se cilët pacientët duhet të operojnë e cilët jo, pasi njësitë e kujdesit intensiv po mbingarkohen nga numri i madh i të sëmurëve me COVID, thonë ekspertët.

Franca ka regjistruar numrin më të madh të pacientëve në kujdes intensiv që nga muaji nëntor, kur qeveria zbatoi për herë të dytë masat e izolimit.

Ministria franceze e shëndetësisë njoftoi të hënën se numri i pacientëve në kujdes intensiv me COVID-19 u rrit me 102 persona, duke shkuar në rreth 5 mijë, një nivel më i lartë se mesi i nëntorit, edhe pse më i ulët se sa rekordi prej mbi 7,000 prillin e kaluar.

Mjekët e njësive të kujdesit intensiv paralajmëruan se në javët e ardhshme gjendja pritet të rëndohet.

Specialisti i sëmundjeve infektive Gilles Pialoux tha se tani spitaleve do t’u duhet të zgjedhin midis pacientëve se cilat operacione do të shtyhen.

“Në njësitë e kujdesit intensiv ka një mbikapacitet prej 400 për qind. Por duhet patur parasysh se rastet me trauma vazhdojnë. Edhe specialistët e kancerit duhet të vendosin se cilat operacione të rënda do të bëhen e cilat jo, sepse pacientët dërgohen më pas në kujdes intensiv. Për të qenë konkret, ne kemi në plan të mbyllim gjysmën e sallave të operacionit, që do të thotë se kirurgët do të duhet të zgjedhin mes dy personave se cili do të operohet,” thotë Dr. Pialoux.

Franca raportoi gjithashtu 360 vdekje të reja në spitale nga koronavirusi, duke e çuar totalin e vdekjeve që nga fillimi i epidemisë në gati 95,000.

Shkencëtarët thonë se masat e pjesshme të bllokimit të qeverisë që synojnë zonat me infeksion të lartë si Parisi janë të pamjaftueshme ndaj varianteve të reja me përhapje të shpejtë.

“Sipas mjekëve, ne do të jemi 90% të imunizuar. Jo keq. Por ka njerëz që do të vdesin, njerëz që nuk janë të imunizuar”, thotë George Gonzales, i vaksinuar me Pfizer.

Ministrja e punës Elisabeth Borne, e cila është shtruar në spital me COVID, tha se ndihej e raskapitur nga sëmundja, pasi kishte patur probleme me frymëmarrjen dhe nuk ishte në gjendje të hante ose të pinte.

Njoftohet gjithashtu se edhe ministrja e kulturës Roselyne Bachelot ka rezultuar pozitive dhe është në spital ku po i jepet oksigjen shtesë./VOA/

Tags: Francemjekëoperim

TË LIDHURA

Zjarri shkrumbon pallatet e banimit në Hong Kong, disa persona të bllokuar brenda
Bota

Zjarri shkrumbon pallatet e banimit në Hong Kong, disa persona të bllokuar brenda

11:37 | 26/11/2025
BE detyron vendet anëtare të njohin martesat e të njëjtës gjini!
Bota

BE detyron vendet anëtare të njohin martesat e të njëjtës gjini!

11:19 | 26/11/2025
Propozimi i SHBA me 28 pika për luftën në Ukrainë, Reuters: Bazohej në një dokument të hartuar nga…
Bota

Propozimi i SHBA me 28 pika për luftën në Ukrainë, Reuters: Bazohej në një dokument të hartuar nga…

09:09 | 26/11/2025
Next Post
Tmerrohen lojtarët e dy kombëtareve, gjyqtari bie pa ndjenja në fushë (Video)

Tmerrohen lojtarët e dy kombëtareve, gjyqtari bie pa ndjenja në fushë (Video)

Mashtronin duke kërkuar 25 mijë euro për një person të sëmurë, 2 në pranga

Tiranë, arrestohen në flagrancë 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale

Madridi “oaz” argëtimi në “shkretëtirën” e krijuar nga kufizimet evropiane

Madridi "oaz" argëtimi në "shkretëtirën" e krijuar nga kufizimet evropiane







JU REKOMANDOJMË

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

11:39 | 25/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Të shtëna me armë zjarri në Fier, detajet e para

22:23 | 21/11/2025
Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

11:43 | 20/11/2025
Rrezikon 30 vite burg/ Arrestohet në Spanjë shqiptari i kërkuar nga SPAK, në pritje të ekstradimit

LAJMI I FUNDIT/ SPAK regjistron procedim penal ndaj Belinda Ballukut dhe Ceno Klosit

11:38 | 24/11/2025




TË FUNDIT

Gara për kreun e ri të BKH/ Dosjet kalojnë për vlerësim final te Komisioni i Posaçëm,
Aktualitet

Gara për kreun e ri të BKH/ Dosjet kalojnë për vlerësim final te Komisioni i Posaçëm,

by mirseda
12:41 | 26/11/2025
0

Procesi i vettingut dhe kontrollit të pastërtisë së figurës për kandidatët që synojnë drejtimin e Byrosë Kombëtare...

Organizonte lojëra fati në lokalin e tij, arrestohet pronari dhe kamerieri

Organizonte lojëra fati në lokalin e tij, arrestohet pronari dhe kamerieri

12:29 | 26/11/2025
Gropat kthehen në rrezik në rrugën Lezhë-Shëngjin, makinat çajnë gomat

Gropat kthehen në rrezik në rrugën Lezhë-Shëngjin, makinat çajnë gomat

12:12 | 26/11/2025
“Nuk prite sa djali të të thoshte; babi!”/ Ataku kardiak i mori jetën, gruaja e tij tregon momentet

“Nuk prite sa djali të të thoshte; babi!”/ Ataku kardiak i mori jetën, gruaja e tij tregon momentet

11:55 | 26/11/2025
Zjarri shkrumbon pallatet e banimit në Hong Kong, disa persona të bllokuar brenda

Zjarri shkrumbon pallatet e banimit në Hong Kong, disa persona të bllokuar brenda

11:37 | 26/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com