Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Kur maskat shndërrohen në një simbol të shtypjes

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Kur maskat shndërrohen në një simbol të shtypjes

Nga: Claudio Romiti “Opinione.it”

Të enjten e kaluar, sapo kisha nisur vrapin me një të afërmin tim në një zonë rurale goxha të izoluar, kur u përballa me një episod tjetër të çmendurisë së zakonshme shëndetësore.

Një grua që po shëtiste qenin e saj, për të cilën mësova se ishte si nëna e një avokati, më bërtiti disa herë që të mbaj maskën, edhe pse ndodhesha në një distancë prej të paktën 50 metrash.

Ishte një agresion verbal krejtësisht i pamotivuar, duke qenë se në një zonë me një sipërfaqe gati sa një fushë futbolli njerëzit e pranishëm mund të numëroheshin në gishtat e njërës dorë, as sa ti lejonte saj “policeje” të improvizuar të rrinte në një distancë sigurie.

Por ajo ngjarje sinjalizon për herë të disatë një klimë çmendurie, për të cilën përgjegjësinë kryesore e kanë arkitektët e shumtë të politikës, që kanë miratuar shumë dispozita të çmendura, dhe përmes të cilave po shkelin prej një viti liritë tona kryesore kushtetuese.

Këtë e konfirmova edhe të enjten, kur pasi i tregova me mirësjellje gruas që ulëriste drejt meje, se ata që janë duke praktikuar aktivitetin e vrapimit, si dhe çdo aktivitet tjetër sportiv, nuk kanë asnjë detyrim të tillë, ajo u përgjigj duke shkumëzuar se në atë moment unë nuk po vrapoja fare (sa për informacion në atë momente, po tentoja të kryeja disa ushtrime klasike të shtriqjes së muskujve, një praktikë kjo më se e zakonshme për vrapuesit e distancave të gjata).

Kështu pasi iu nënshtrova sërish absurditetit të mbajtjes së maskës edhe në natyrë, për të cilën këmbëngul dhe qeveria aktuale, edhe pse me një përkufizim dukshëm më të zbutur, bashkëbiseduesja ime e tërbuar nga inati, duhet të jetë e bindur mbi një gjë të çuditshme,

të paktën për ne njerëzit e thjeshtë, që besojmë ende tek logjika:kur vrapon, rreziku për veten dhe për të tjerët nuk ekziston, ndërsa nëse ndalesh një moment qoftë edhe për të marrë frymë, atëherë koronavirus i frikshëm shndërrohet në një lloj rrezeje vdekjeprurëse, që godet cilindo që mund të ndeshë rrugës.

Nga ana tjetër, kur vendosen masa të tilla kufizuese aq kontradiktore sa të shtrihen gjerësisht deri në kufijtë e budallallëkut, duke nxitur një masë njerëzish naivë, dhe që kanë rënë pre e panikut, t’i pranojnë ato pa asnjë lloj kritike, ne nuk mund t’i fajësojmë ata që ashtu si gruaja e lartpërmendur, po bien pre e një forme serioze të histerisë shëndetësore, duke imponuar një seri masash të padobishme, të dëmshme dhe shkatërruese në aspektin social.

Në këtë kuptim, mjafton të përmendet një element kyç, që lidhet me përdorimin e maskave në natyrë, të përfshira në aktin normativ të qeverisë mbi pandemisë – dhe që mban firmën e kryeministrit të ri Mario Dragi- të datës 3 mars, për të krijuar një ide më të qartë:

“Nuk është e detyrueshme mbajtja e një pajisje mbrojtëse të rrugëve të frymëmarrjes, kur për shkak të karakteristikave të vendeve apo rrethanave, garantohet në mënyrë të vazhdueshme izolimi nga njerëzit që nuk jetojnë bashkë”.

Po kështu “njerëzit që merren me sport”, nuk duhet që t’i mbajnë ato. Përkthimi i kësaj kaosi është si vijon:kushdo që nuk merret me ndonjë praktikë sportive, përjashtohet nga izolimi i plotë që zbatohet për njerëzit e tjerë, të cilët synojnë të dalin jashtë pa maskë.

Përkundrazi, të gjithë të tjerët duhet që të garantojnë këtë izolim misterioz, i cili për shkak të paqartësisë së arsyeve mbi të cilat imponohet, duket se do të thotë gjithçka, dhe të kundërtën e gjithçkaje, duke nxitur individët më të fortë të shndërrohen në “gjahtarë” të shkelësve të supozuar.

Dhe pikërisht tek paqartësia e masave kufizuese, fshihet hija ogurzeze e arbitraritetit, duke rrezikuar që ta shndërrojë cilindo, sidomos ata që kanë ndonjë rol publik, në një censor të pamëshirshëm të sjelljes së të tjerëve. “Jepni një thërrime pushteti një idioti, dhe do të keni krijuar një tiran”- tha dikur i madhi Uinston Çërçill. E si mos t’i japësh të drejtë?

Burimi i lajmit: http://opinione.it/editoriali/2021/03/26/claudio-romiti_mascherine-simbolo-oppressione-campagna-ordinaria-follia-sanitaria-dpcm-distanza-sicurezza

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: maskatshtypjesimbol

TË LIDHURA

“Kjo nuk është lojë”, Magyar thirrje Zelenskyt: Tubacioni Druzhba duhet të hapet
Bota

“Kjo nuk është lojë”, Magyar thirrje Zelenskyt: Tubacioni Druzhba duhet të hapet

21:24 | 20/04/2026
Prokurorët dhe hetuesit e SPAK takim zyrtar në Departamentin e Drejtësisë në SHBA
Aktualitet

Prokurorët dhe hetuesit e SPAK takim zyrtar në Departamentin e Drejtësisë në SHBA

21:22 | 20/04/2026
Irani i pavendosur për bisedimet në Pakistan
Bota

Irani i pavendosur për bisedimet në Pakistan

20:47 | 20/04/2026
Next Post
Video/ Një reklamë shqiptare i ndërpret konferencën trajnerit të Anglisë

Video/ Një reklamë shqiptare i ndërpret konferencën trajnerit të Anglisë

OBSH: Pabarazitë në vaksinimin global po bëhen të qarta

OBSH bën thirrje për dhurim të vaksinave: Të ndihmojmë vendet e varfëra

Dikur histori suksesi në Ballkan, sot demokracia e Malit të Zi është në rrezik

Dikur histori suksesi në Ballkan, sot demokracia e Malit të Zi është në rrezik







JU REKOMANDOJMË

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

21:54 | 18/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026
Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

22:18 | 16/04/2026
Rëndohet bilanci në Rrugën e Kombit: Shkon në dy numri i viktimave, disa të plagosur

Rëndohet bilanci në Rrugën e Kombit: Shkon në dy numri i viktimave, disa të plagosur

16:27 | 17/04/2026




TË FUNDIT

Kush e shpiku lajmin se kryebashkiaku u infektua me SIDA? Flet avokati i Flamur Golemit
Aktualitet

Kush e shpiku lajmin se kryebashkiaku u infektua me SIDA? Flet avokati i Flamur Golemit

by mirseda
21:29 | 20/04/2026
0

Arben Llangozi, avokat i kryebashkiakut të Gjirokastrës, Flamur Golemi, në një lidhje me emisionin “Të Paekspozuarit” në...

Kupa e Shqipërisë, katër skuadra synojnë finalen e madhe

Kupa e Shqipërisë, katër skuadra synojnë finalen e madhe

21:27 | 20/04/2026
“Kjo nuk është lojë”, Magyar thirrje Zelenskyt: Tubacioni Druzhba duhet të hapet

“Kjo nuk është lojë”, Magyar thirrje Zelenskyt: Tubacioni Druzhba duhet të hapet

21:24 | 20/04/2026
Prokurorët dhe hetuesit e SPAK takim zyrtar në Departamentin e Drejtësisë në SHBA

Prokurorët dhe hetuesit e SPAK takim zyrtar në Departamentin e Drejtësisë në SHBA

21:22 | 20/04/2026
Peshkopi, u tërhoq 500 metra zvarrë nga kali, humb jetën 67-vjeçari

Peshkopi, u tërhoq 500 metra zvarrë nga kali, humb jetën 67-vjeçari

21:18 | 20/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com