Video/ Një reklamë shqiptare i ndërpret konferencën trajnerit të Anglisë

Një episod i veçantë ka ndodhur gjatë konferencës online të trajnerit të Anglisë, Sauthgejt, para sfidës ndaj Shqipërisë, që do të zhvillohet ditën e diel në orën 18:00, në stadiumin “Air Albania”.

Teksa trajneri  ishte duke kthyer përgjigje për pyetjet e gazetarëve, një reklamë shqiptare është vendosur në sfond duke u dëgjuar në sallë, dhe duke i ndërprerë fjalën Southgejtit:

“E gjeni në faqen tonë të internetit, ne ju presim”. Këtë moment trajneri i Anglisë e ka kaluar me buzëqeshje.

Për më tepër shikoni videon e mëposhtme.