Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) u ka bërë thirrje vendeve të pasura që të dhurojnë vaksina anti-covid, për të ndihmuar vendet që nuk kanë mundësi.
Kjo kërkesë e OBSH-së, ka ardhur për shkak të mungesë së vaksinave të COVAX-it për të shpërndarë te vendet e varfëra, në mënyrë që vaksinimi të ecë njësojë në të gjitha botën,s shkruan The Guardian.
Kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se COVAX është gati që të vëzhdojë me shpërndarjen e vaksinave, por që ata duhet fillimisht t’i gjejnë vaksinat në mënyrë që t’i shpërndajnë.
Ai tha se COVAX, fillimisht i duheshin 10 milion doza që të plotësojë porositë që ka tani.
“COVAX është gati për të ofruar por ne nuk mund të dorëzojmë vaksina që nuk i kemi. Marrëveshjet dypalëshe, ndalimet e eksportit dhe nacionalizmi i vaksinave kanë shkaktuar shtrembërime në treg me pabarazi bruto në furnizim dhe kërkesë. Dhjetë milion doza nuk janë shumë dhe janë gati të pamjaftueshme,” tha Ghebreyesus.