Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Analizë/Andorë – Shqipëri, si luajti kombëtarja: formacioni, moduli dhe skemat

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Kryesore, Sport, Të Gjitha
Analizë/Andorë – Shqipëri, si luajti kombëtarja: formacioni, moduli dhe skemat

Kombëtarja e nisi me fitore këtë fushatë kualifikuesesh për Katar 2022 dhe fatmirësisht kështu, në një grup ku 12 pikët me Andorën dhe San Marinon (kombëtarja  më e dobët që ka bota) janë një detyrim dhe objektivi më minimal i mundshëm.

Në të njëjtin orar pamë dhe përballjen e dy kundërshtarëve tanë potencialë për vendet 2 dhe 3 në këtë grup; Hungari – Poloni 3-3. Përveç faktit që të dy rivalët tanë më të afërt në këtë grup lanë nga 2 pikë pjesa tjetër duhet të na frikësojë, sidomos emrat në fushë. Nga njëra anë Lewandowski, Milik, Zielinski apo portieri i Juventusit Shezni dhe nga ana tjetër Orban dhe Gulashi nga Lajpcigu apo Szalai një golashënues i afirmuar.

Formacioni

Me rreshtimin klasik 3-5-2 Edi Reja zgjodhi dhe një herë tjetër të luajë me 2 sulmues dhe 3 qendra në mbrojtje. Kjo zgjedhje nuk mund të cilësohet e keqe për vetë faktin se Shqipëria si kurrë më parë ka luksin të ketë në mbrojtje disa titullarë të Serisë A. Ismajli, Gjimshiti dhe Kumbulla të japin siguri. Lenjani dhe Hysaj në pozicione ‘mexala’ që bëjnë punë sa përpara dhe sa në mbrojtje. Ky pozicion i ‘nr 5’ me siguri do të jetë vendimtar dhe në ndeshjen me Anglinë pasi të jep mundësinë e 5 mbrojtësve apo dhe të dopjo markimeve.

Në emra lojtarësh të bie në sy mungesa e Uzunit që nuk ka nevojë për lavde pasi për të flasin golat dhe paraqitjet në hungari apo fakti që luan tek Ferencvaroshi apo ndoshta vetë goli ndaj Juventusit në Ligën e Kampionëve. Në vend të tij Ledian Memushaj, 34 vjeç me vetëm 1 gol dhe 1 asist në Serinë B italiane.

Të bie në sy gjithashtu mungesa e Brojës përpara (9 gola dhe 2 asiste në 23 ndeshje në Eredivisie). Në vend të tij Rei Manaj (8 gola 2 asiste në 15 ndeshje me ekipin B të Barcelonës në një kategori inferiore) dhe Sokol Cikalleshi (5 gola në 24 ndeshje në Turqi).

Loja

Loja mbrojtëse e Shqipërisë nuk shfaqi probleme, pak nga kualiteti në 3-shen para portierit, pak nga moduli që e kthen mbrojtjen me 3 në mbrojtje me 5 kur kthehet ekipi i tëri prapa dhe pak nga forca modeste e kamarierëve të Andorës që ndoshta nuk i kanë cilësitë teknike apo taktike për të vënë në vështirësi një mbrojtje me 5 të Serisë A.

Në fazën sulmuese pamë disa versione loje:

E para ishte ndërtimi nga prapavija, si pasojë e tij erdhi dhe gili i Lenjanit në të 41-tën minuta. Pasime mes mbrojtësve dhe portierit dhe top-direkt në thellësi. Shumë prej tyre u humbën por të paktën njëri rast rezultoi vendimtar dhe na dha fitoren.

Në 30 metrat e fundit Shqipëria tentoi disa herë të çante bllokun e ulët mbrojtës të Andorës por nuk ia doli, sidomos në pjesën e parë.

Kundërsulmet ishin një tjetër strategji e Rejës për të dalë përpara dhe sërish dhe në këtë rast ishte zgjedhur topi direkt në thellësi. Strategji jo shumë e keqe pasi kishim përpara dy sulmuesë dhe zona e mbuluar ishte për rrjedhim më e madhe dhe më e gjerë. Gjithashtu me dy sulmues ke mundësinë të fitosh topin e dytë në çdo moment me topat në thellësi.

Goditjet standarde: në asnjë rast rrezik bindës gotijet topna standarde. Një tipar i skuadrës që duhet ndryshuar menjëherë pasi me Anglinë nuk mund të mbajmë topin por janë goditjet e mundshme standarde që mund të na japin mundësi shënimi.

Zëvëndësimet

Roshi zëvëndësues është gjithnjë një armë plus për skuadrën pasi sjell dukshëm freski dhe mund ta bëjë fashën pa problem për 15-20 minuta vendimtare në fund të lojës kundër çdo kundërshtari.

Uzuni nuk meriton aq pak lojë dhe në fakt është në gjendje për ndeshje të plotë. Energjik dhe potencial.

Broja gjithashtu meriton më shumë lojë. Dje u fut në fund të ndeshjes dhe jo titullar. Ndoshta me rezultatin 0-1, kur Broja hyri, dhe ekipi u duk më i orientuar nga mbrojtja e rezultatit sesa nga idetë për të servirur Brojën.  /T.Kotorri/

Tags: Analizekombetarjashqiperia

TË LIDHURA

Poloni-Shqipëri/ Nis pjesa e dytë, emocione dhe spektakël në Varshavë
Sport

Poloni-Shqipëri/ Nis pjesa e dytë, emocione dhe spektakël në Varshavë

22:05 | 26/03/2026
Qeveria lë gratë pa leje lindje…nuk punon sistemi në E-Albania
Aktualitet

Qeveria lë gratë pa leje lindje…nuk punon sistemi në E-Albania

21:48 | 26/03/2026
Poloni-Shqipëri/ Nis ndeshja, kuqezinjtë duan fitoren
Sport

Poloni-Shqipëri/ Nis ndeshja, kuqezinjtë duan fitoren

20:54 | 26/03/2026
Next Post
Pse Marshalli turbullon ujërat dhe ëndërron përçarjen e Opozitës?

Dy fytyrat e fushatës

Impotenca seksuale dhe kurimi, sa e njohin meshkujt shqiptarë andrologun?

Impotenca seksuale dhe kurimi, sa e njohin meshkujt shqiptarë andrologun?

Rama apel shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut: Regjistrohuni për censusin

Rama apel shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut: Regjistrohuni për censusin







JU REKOMANDOJMË

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

15:42 | 21/03/2026
Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

11:36 | 25/03/2026
Trump: “Jam i lumtur që vdiq”, deklaratë e fortë për ish-drejtorin e FBI-së

Trump: SHBA pezullon sulmet ndaj Iranit pas bisedimeve “produktive”

12:17 | 23/03/2026
Rrëzimi i avionit në Nju Jork/ Gjendet e gjallë një stjuardesë, ishte lidhur në sedilje

Rrëzimi i avionit në Nju Jork/ Gjendet e gjallë një stjuardesë, ishte lidhur në sedilje

21:46 | 23/03/2026




TË FUNDIT

Bordi cakton çmimet e reja, Braçe: Po grabitet çmimi neto i naftës?
Politikë

Bordi cakton çmimet e reja, Braçe: Po grabitet çmimi neto i naftës?

by mirseda
22:48 | 26/03/2026
0

Deputeti i PS, Erion Braçe, ka reaguar ashpër pas vendimit të Bordit të Transparencës për përcaktimin e...

Polonia ndëshkon kuqezinjtë, shënojnë sërish gol

Polonia ndëshkon kuqezinjtë, shënojnë sërish gol

22:30 | 26/03/2026
“Po luten për marrëveshje”/ Trump: Hormuzi rihapet nëse…

“Po luten për marrëveshje”/ Trump: Hormuzi rihapet nëse…

22:08 | 26/03/2026
Poloni-Shqipëri/ Nis pjesa e dytë, emocione dhe spektakël në Varshavë

Poloni-Shqipëri/ Nis pjesa e dytë, emocione dhe spektakël në Varshavë

22:05 | 26/03/2026
Qeveria lë gratë pa leje lindje…nuk punon sistemi në E-Albania

Qeveria lë gratë pa leje lindje…nuk punon sistemi në E-Albania

21:48 | 26/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com