Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Speciale / Futbolli kthen sytë nga kombëtaret, ja si duken të gjithë grupet

5 vjet ago
in Kryesore, Sport, Të Gjitha
Speciale / Futbolli kthen sytë nga kombëtaret, ja si duken të gjithë grupet

Futbolli i klubeve pushon për dy javë pasi ekipet kombëtare kthehen në aksion për herë të parë që nga nëntori i vitit 2020.

Seksioni Evropian i kualifikuesve të Kupës Botërore FIFA 2022 do të fillojë më 24 mars, pra nesër.

Të 55 ekipet kombëtare të UEFA-s, të ndara në dhjetë grupe kualifikuese, do të garojnë për 13 vende që të shpien në fazën finale të turneut.

Fituesit e grupeve do të sigurojnë automatikisht një vend në Katar, ndërsa vendet e dyta do të duhet të ‘hanë dynjanë’ nëpër ndeshjet e play-off-it.

Megjithëse kalendari origjinal përmbante vetëm dy ditë ndeshje për qershorin 2021, shtyrja e Euro 2020 shkaktoi kaos në orarin e ndeshjeve të kombëtareve.

Për të përfunduar fazën e grupeve kualifikuese deri në nëntor 2021, ekipet kombëtare në evropë do të luajnë nga tre ndeshje në vend të dy siç ishte planifikuar fillimisht.

Ashtu si gjithmonë, ekipet do të përballen me njëra-tjetrën në shtëpi dhe jashtë.

Grupi A

Portugalia, Serbia dhe Luksemburgu u shortuan së bashku, si në rastin e kualifikimit të Grupit B për Kampionatin Evropian.

Republika e Irlandës dhe Azerbajxhani janë skuadrat e tjera në grupin që favorizon shumë ekipin e Fernando Santosit për kualifikim të drejtpërdrejtë në finalet e Kupës së Botës.

I pesti në renditjen e FIFA-s, ‘Seleção’ portugez kërkon paraqitjen e gjashtë radhazi në finalet e turneut, teksa dështimi i fundit për t’u kualifikuar daton në 1998-ën.

Grupi B

Spanja nuk mund ta shmangë Suedinë në këto raunde kualifikuese, pasi të dy ekipet u vunë përballë dhe në Grupin F në kualifikueset e Euro 2020.

Greqia, Gjeorgjia dhe Kosova janë të voglat në Grupin B, me dy të fundit që ende nuk janë kualifikuar në finalet e një turneu madhor si shtete sovrane.

La Furia Roja ka marrë pjesë në secilin nga 11 Kupat e Botës të fundit dhe është shortuar si e para e grupit.

Grupi C

Grupi C bashkon Italinë, Zvicrën, Irlandën e Veriut, Bullgarinë dhe Lituaninë.

Të gjitha ekipet në këtë grup, me përjashtim të Lituanisë, kanë marrë pjesë të paktën një herë në finalet e Kupës së Botës.

‘Azzurr-ët’ janë favorit për të marrë vendin e parë, me Zvicrën që kërkon një kualifikim të pestë radhazi.

Irlanda e Veriut dhe Bullgaria do të kërkojnë të arrijnë në finale për herë të parë në shekullin e 21-të.

Grupi D

Rruga e Francës për në Katar fillon më 24 mars teksa presin Ukrainën në Stade de France, ndeshje që ngre perden në grupin D.

Kampionët në fuqi janë favoritë për të mbizotëruar në këtë grup dhe për të kaluar në fazën e fundit të betejës për të shtatën herë radhazi.

Përveç Ukrainës, Finlanda, Bosnje dhe Herzegovina dhe Kazakistani do të përpiqen të ndjekin ‘Les Blues’ për të rezervuar vendin e tyre në Katar.

Finlanda dhe Kazakistani nuk janë kualifikuar kurrë në finalet e kompeticionit!

Grupi E

Belgjika, Uellsi, Republika Çeke, Bjellorusia dhe Estonia janë pjesëmarrësit në Grupin E.

Uellsi dhe Republika Çeke ka të ngjarë të konkurrojnë për vendin e play-off-it pasi Belgjika duket se do të jetë fituese e grupeve.

Të tjerat pretendente për të marrë një rezultat të rëndësishëm në këtë seksion, Bjellorusia dhe Estonia duket se nuk kanë gjasa të arrijnë finalet e Kupës së Botës për herë të parë.

Grupi F

Danimarka do të ndeshet me Austrinë, Izraelin, Ishujt Faroe dhe Moldavinë për të siguruar të dytin kualifikim radhazi pasi përfundoi udhëtimin e vet në raundin e 16 më të mirave të Kupës së Botës FIFA 2018. Nga të gjitha ekipet në këtë grup, vetëm Danimarka ka marrë pjesë në finalet e këtij kompeticioni këtë mijëvjeçar.

Ndërsa Austria për herë të fundit fitoi të drejtën për të luftuar për trofeun në 1958-ën, Skocia e bëri këtë për herë të fundit në 1998-ën. Izraeli, Ishujt Faroe dhe Moldavia janë të gjithë në kërkim të debutimit të tyre në skenën e madhe.

Grupi G

Parashikimet e kohëve të fundit për Hollandën që nga Liga e Kombeve të UEFA-s deri tek kualifikimi në Euro 2020 tregojnë se djemtë e Frank de Boer kanë atë që duhet për të shkëlqyer në Katar. Sidoqoftë, ata së pari duhet të kualifikohen. Pas humbjes së finaleve të Kupës së Botës FIFA 2018, ata do të përpiqen me dëshpërim të rivendosen në elitat botërore. Ndeshjet e ‘Oranjes’ do të jenë me Norvegjinë e Erling Haaland, Turqinë, Malin e Zi dhe modestët e Letonisë dhe Gjibraltarit.

Grupi H

Kroacia, finaliste në Kupën e Botës FIFA 2018, janë përfshirë në Grupin H së bashku me Slloveninë, Sllovakinë, Rusinë, Qipron dhe Maltën.

Pas mbajtjes së turneut të fundit, Rusia ka perspektivën për të luajtur finalet e Kupës së Botës për të tretën herë radhazi  për herë të parë që nga shbërja e Bashkimit Sovjetik. Ndërkohë, vendet e Mesdheut shpesh janë shkatërruar me shumë gola në ndeshje zyrtare dhe nuk duhet të paraqesin kërcënim për ekipet e tjera në këtë grup.

Grupi I

Pasi arriti deri në katër finalistet në Rusi dhe më pas bëri figurë të mirë në kualifikueset e Euro 2020-ës, Anglia do të jetë protagoniste e ngjarjeve në Grupin I.

Polonia e Robert Leëandoëskit do të luftojë ekipin e Gareth Southgate-it për kalimin e drejtpërdrejtë nga grupi që përfshin gjithashtu Hungarinë, Shqipërinë dhe të vegjlit si Andorra dhe San Marino. Vetëm Hungaria midis katër ‘të tjerëve’ në këtë grup ka arritur në turneun përfundimtar në të kaluarën, i fundit në 1986-ën.

Tags: “Katar 2022”futbollkualifikueset e boterorit

TË LIDHURA

Polici i Komisariatit nr. 5 kapet me 1 milion euro në kufirin Serbi–Kosovë
Aktualitet

Polici i Komisariatit nr. 5 kapet me 1 milion euro në kufirin Serbi–Kosovë

19:54 | 24/02/2026
Trafik i rënduar në Librazhd–Pogradec, Policia njofton shoferët në pikat kufitare
Kryesore

Trafik i rënduar në Librazhd–Pogradec, Policia njofton shoferët në pikat kufitare

19:11 | 24/02/2026
Juglindja në bllokadë: Devijim lëvizjesh nga Bllata dhe Kakavija, kosto për bizneset
Kryesore

Juglindja në bllokadë: Devijim lëvizjesh nga Bllata dhe Kakavija, kosto për bizneset

19:03 | 24/02/2026
Next Post
Ndëshkohen me masë administrative 2584 shtetas që nuk zbatuan masat anti-c*vid

Ndëshkohen me masë administrative 2584 shtetas që nuk zbatuan masat anti-c*vid

Trajneri i Serisë A lë skuadrën, ‘ndoshta e mbyll karrierën këtu’, ja letra

Trajneri i Serisë A lë skuadrën, 'ndoshta e mbyll karrierën këtu', ja letra

Kosovë: 66-vjeçari humb jetën nga Covid-19, rritet numri i të infektuarve

Përkeqësohet situata epidemiologjike në Kosovë, edhe 10 viktima nga Covid-19







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026




TË FUNDIT

Dhjetëra viktima në Brazil nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës
Bota

Dhjetëra viktima në Brazil nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës

by mirseda
19:57 | 24/02/2026
0

Të paktën 23 persona kanë vdekur, dhjetëra janë të zhdukur dhe më shumë se 400 të tjerë...

Polici i Komisariatit nr. 5 kapet me 1 milion euro në kufirin Serbi–Kosovë

Polici i Komisariatit nr. 5 kapet me 1 milion euro në kufirin Serbi–Kosovë

19:54 | 24/02/2026
“Serbia: U parandalua atentat ndaj Vuçiçit, dy të arrestuar”

“Serbia: U parandalua atentat ndaj Vuçiçit, dy të arrestuar”

19:29 | 24/02/2026
Trafik i rënduar në Librazhd–Pogradec, Policia njofton shoferët në pikat kufitare

Trafik i rënduar në Librazhd–Pogradec, Policia njofton shoferët në pikat kufitare

19:11 | 24/02/2026
Juglindja në bllokadë: Devijim lëvizjesh nga Bllata dhe Kakavija, kosto për bizneset

Juglindja në bllokadë: Devijim lëvizjesh nga Bllata dhe Kakavija, kosto për bizneset

19:03 | 24/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com