Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Bashkëthemeluesja e BioNTech-ut: Duhen marrë vendime të guximshme

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Bashkëthemeluesja e BioNTech-ut: Duhen marrë vendime të guximshme

Shkencëtarja e kompanisë BioNTech, e cila fitoi garën për prodhimin e vaksinës së parë kundër koronavirusit, tha se njerëzit mund të jenë të qetë se vaksina është e sigurtë dhe se teknologjia e zbatuar do të mund të përdoret për të luftuar kancerin “brenda dy vjetëve”. Të premten, ajo dhe bashkëshorti i saj u nderuan me urdhrin më të lartë të Gjermanisë.

Në vitin 2019, Ozlem Tureci, e cila themeloi kompaninë gjermane BioNTech me bashkëshortin Ugur Sahin, ishin duke punuar për të gjetur rrugët se si mund të shfrytëzohej sistemi imunitar i trupit për të luftuar tumoret, kur të dy mësuan se një koronavirus i ri po infektonte njerëzit në Kinë.

Çifti vendosi të provonte teknologjinë mARN për të cilën kishte punuar prej dy dekadash.

“Është me vlerë kur merr vendime të guximshme dhe kur beson se, me një ekip të mirë, mund të zgjidhësh çdo problem dhe pengesë që të del përpara”, tha zonja Tureci për televizionin Associated Press.

Deri më sot, dhjetëra miliona njerëz në të gjithë botën kanë marrë vaksinën që ata krijuan së bashku me gjigantin farmaceutik amerikan Pfizer.

Ndër sfidat më të mëdha për kompaninë e vogël në Mainz të Gjermanisë, ishte se si të kryheshin prova klinike në shkallë të gjerë në rajone të ndryshme dhe si të rritej procesi i prodhimit për të përmbushur kërkesën globale.

Tureci, e cila ka lindur në Gjermani nga emigrantë turq, tha se kompania iu drejtua qysh në fillim enteve të mbikëqyrjes mjekësore, për t’u siguruar se lloji i ri i vaksinës do të kalonte nëpër kontrollin rigoroz të rregullatorëve.

Mes shqetësimeve të përhapura këtë javë në Evropë për vaksinën britaniko-suedeze AstraZeneca, zonja Tureci hodhi poshtë idenë se kompanitë në garë për vaksinat mund të kishin vepruar me neglizhencë për të nxjerrë sa më shpejt një produkt në treg.

“Ekziston një proces shumë rigoroz dhe procesi nuk ndalet edhe pas miratimit të vaksinës,” tha ajo.

“Në fakt, ky proces vazhdon tani në të gjithë botën, ku rregullatorët po përdorin sisteme raportimi për të kontrolluar dhe vlerësuar çdo vëzhgim të bërë me vaksinat tona ose ato të tjera,” tha shkencëtarja.

Zonja Tureci tha se ajo dhe kolegët e saj e kanë marrë që të gjithë vaksinën BioNTech.

Emri i kompanisë BioNTech është bërë gjithnjë e më i njohur gjatë pandemisë dhe po ashtu është rritur edhe vlera e saj monetare.

Zonja Tureci thotë se kompania do të jetë në gjendje t’i përdorë fondet tepër të nevojshme për të ndjekur synimin e saj të parë, krijimin e një metode për të luftuar kancerin.

Zonja Tureci u pyet se kur mund të jetë gati një terapi e tillë.

“Është shumë e vështirë të parashikohet. Por ne presim që brenda vetëm disa viteve, të kemi vaksinat kundër kancerit në ato vende ku mund t’ua ofrojmë njerëzve”.

Presidenti i Gjermanisë Frank Walter Steinmeier u dorëzoi atyre sot në Berlin Urdhrin e Meritës për shërbime të veçanta, medalja më e lartë e Gjermanisë./VOA/

Tags: BioNTechCOVID-19guxim

TË LIDHURA

Rubio: Irani në pikën më të dobët, Trump ka opsione për Hormuzin
Bota

Rubio: Irani në pikën më të dobët, Trump ka opsione për Hormuzin

14:18 | 31/03/2026
Trump kritikon aleatët: Britania s’ndihmoi, Franca “e padobishme”
Bota

Trump kritikon aleatët: Britania s’ndihmoi, Franca “e padobishme”

14:05 | 31/03/2026
Putin i vjen në ndihmë Serbisë, Rusia zgjat kontratën për të furnizuar vendin me gaz
Bota

Putin i vjen në ndihmë Serbisë, Rusia zgjat kontratën për të furnizuar vendin me gaz

12:22 | 31/03/2026
Next Post
Ekzekutohet në makinë anëtari i bandës së Durrësit (Emri)

Ekzekutohet në makinë anëtari i bandës së Durrësit (Emri)

Udhëtonte me shofer, një mjet i preu rrugën/ Detaje nga vrasja e Mond Çekiçit

Udhëtonte me shofer, një mjet i preu rrugën/ Detaje nga vrasja e Mond Çekiçit

Horoskopi, 4 maj 2020

Horoskopi 20 mars 2020, parashikimi i yjeve për ju







JU REKOMANDOJMË

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Skënder Hitaj, profili i një drejtuesi për Policinë e Shtetit

Skënder Hitaj, profili i një drejtuesi për Policinë e Shtetit

15:45 | 26/03/2026




TË FUNDIT

Nga lufta tek ëndrra Botëror, ‘The Guardian’ artikull special për Kosovën
Sport

Nga lufta tek ëndrra Botëror, ‘The Guardian’ artikull special për Kosovën

by mirseda
14:20 | 31/03/2026
0

Kombi ballkanik u bë anëtar i FIFA-s vetëm në vitin 2016, por fitorja ndaj Turqisë do t’i...

Rubio: Irani në pikën më të dobët, Trump ka opsione për Hormuzin

Rubio: Irani në pikën më të dobët, Trump ka opsione për Hormuzin

14:18 | 31/03/2026
Aksident në Vlorë/ Makina përplas gruan dhe largohet nga vendngjarja

Aksident në Vlorë/ Makina përplas gruan dhe largohet nga vendngjarja

14:06 | 31/03/2026
Trump kritikon aleatët: Britania s’ndihmoi, Franca “e padobishme”

Trump kritikon aleatët: Britania s’ndihmoi, Franca “e padobishme”

14:05 | 31/03/2026
Meta në rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon lirinë pas rrëzimit të garancisë 50 mijë €

Meta në rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon lirinë pas rrëzimit të garancisë 50 mijë €

13:22 | 31/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com