Ekzekutohet në makinë anëtari i bandës së Durrësit (Emri)

Një atentat mafioz ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Durrësit, ku Edmond Koçi, i njohur si Mond Çekiçi, është ekzekutuar brenda makinës së tij.

Mësohet se persona të maskuar kanë qëlluar drejt makinës duke e lënë të vdekur në vend 40 vjeçarin.

”Më datë 20.03.2021, rreth orës 08:40, në lagjen nr.16, Durrës, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri e për pasojë ka mbetur i vrarë shtetasi E. K., rreth 40 vjeç.”, informon policia.

Sipas dëshmitarëve, në vendngjarje bëhet me dije se autorët kanë qenë të veshur me rroba ushtarake.

Mond Çekiçi nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi është anëtar i bandës së Durrësit dhe mik i Lulzim Berishës.

Ndërkohë, janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore në hyrje e në dalje të Durrësit si dhe në drejtim të Tiranës e Kavajës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes për të bërë të mundur identifikimin kapjen e autorëve.