Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Nënshkruhet shtyrja me 6 muaj e afatit të Projektit ORKA

5 vjet ago
in Aktualitet, Të Gjitha
I publikoi videon me armë, Veliu takon dhe i kërkon ndjesë publike nënës së adoleshentit

 

Policia e Shtetit

Nënshkruhet shtyrja me 6 muaj e afatit të Projektit ORKA

Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, Drejtori i Departamentit për Krimet e Rënda dhe Krimin e Organizuar në BKA z. Stefan MICHEL dhe Drejtori i Krimeve z. Stefan SUPPER, duke vlerësuar treguesit e arritur, nënshkruan online, zgjatjen e marrëveshjes së partneritetit në kuadër të Projektit “ORKA” deri në muajin gusht 2021.

Fjala e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit gjatë ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes për vazhdimin e Projektit ORKA

I nderuar z. Michel, të nderuar drejtues të Projektit ORKA, z. Supper dhe z. Hagen,
I nderuar z. Primas,
Të nderuar kolegë e pjesëmarrës,

Bashkëpunimi i Policisë shqiptare me autoritetet ligjzbatuese gjermane ka ardhur duke u rritur nga viti në vit. Shkëmbimi i informacioneve dhe zhvillimi i operacioneve të përbashkëta janë intensifikuar me vendosjen e oficerëve ndërlidhës të të dy vendeve tona, përkatësisht në Tiranë dhe në Berlin. Ndërkohë, autoritetet gjermane na kanë mbështetur me asistencë teknike, por edhe me mjete dhe pajisje. Janë zhvilluar trajnime për punonjësit e Policisë së Shtetit dhe çdo vit, një përfaqësues i Policisë së Shtetit shkollohet dhe praktikohet në Gjermani.

Hartimi i Projektit ORKA dhe nënshkrimi i Marrëveshjes së Partneritetit në shtator të vitit 2018, që u zgjat edhe me një vit në shkurt të vitit 2020, ishte një hap i mëtejshëm në drejtim të forcimit të bashkëpunimit dhe intensifikimit të luftës së përbashkët kundër krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme dhe pastrimit të parave, duke e çuar këtë bashkëpunim në një nivel më të lartë.

Njësia ORKA pranë Policisë së Shtetit u zyrtarizua në shkurt të vitit 2019. Në këtë kuadër, u ngrit grupi i punës dhe u caktuan me detyrë në përbërje të grupit ORKA në Shqipëri, pesë hetues dhe një analist i drejtimit kundër krimit të organizuar, si dhe janë përcaktuar përshkrimet dhe procedurat e punës për funksionimin e kësaj njësie.

Ne vlerësojmë se drejtuesit e Projektit, oficerët ndërlidhës, por dhe oficerët zbatues, kanë bërë një punë të shkëlqyer, duke asistuar ngritjen dhe vënien në funksionim të kësaj njësie të specializuar, me qëllim shenjëstrimin e grupeve kriminale të krimit të organizuar që vepronin mes vendeve tona si dhe gjurmimin e parave të tyre.

Njësia ORKA pranë Policisë së Shtetit u pajis me mjetet dhe infrastrukturën e nevojshme, si dhe me bazat e të dhënave të Policisë së Shtetit dhe agjencive të tjera ligjzbatuese të vendit tonë. Kjo i mundësoi verifikimin dhe shkëmbimin e shpejtë të informacionit kriminal dhe krijimin e bazave për fillimin e hetimeve të rëndësishme. Në vazhdimësi, kjo njësi u asistua në çdo hap nga kolegët gjermanë, të cilët u atashuan pranë saj në Policinë e Shtetit.

Përveç korrespondencës së ndjekur nëpërmjet oficerit ndërlidhës është bërë i mundur edhe instalimi i një e-maili të kriptuar, i aksesueshëm nga të gjithë anëtarët e grupit ORKA, më qëllim shkëmbimin e informacionit në një kohë sa më të shpejtë dhe në mënyrë të sigurt.

Gjatë zhvillimit të Projektit, përveç shkëmbimit të informacionit dhe hetimeve të përbashkëta, janë kryer edhe takime operacionale; vizita reciproke të hetuesve dhe ekspertëve te analizës në vendet respektive në kuadër të hetimeve si dhe trajnime të ndryshme.

Bashkëpunimi me autoritet gjermane ka rezultuar efikas dhe shkëmbimi i informacionit është bërë në kohë reale në fillimin dhe ndjekjen e procedimeve penale. Në kuadër të këtyre procedimeve penale, vetëm gjatë vitit 2020 janë organizuar edhe finalizuar 7 operacione të përbashkëta, ku janë arrestuar anëtarë të grupeve të strukturuara kriminale në të dy vendet si dhe janë konfiskuar sasi të konsiderueshme lëndë narkotike kokainë e marijuanë, si dhe armë zjarri, municione e para kesh. Vlejnë të përmenden Operacionet “ATHOS”, “SAFETY CAR”, “LADINA”, “AGIMI”, etj.

Me marrëveshjen që po nënshkruajmë sot, shpreh bindjen se po kontribuojmë që rezultatet e arritura të çohen më tej gjatë vitit 2021. Faleminderit!

Projekti operativ i Policisë Kriminale “ORKA” u miratua fillimisht në konferencën e Ministrave të Brendshëm gjermanë, me qëllim luftën kundër krimit të organizuar në lidhje me drogën, në Kosovë dhe Shqipëri.

Në fokus të projektit është lufta e vazhdueshme në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar ndaj krimit të organizuar, me pika kyçe si:
– hetimi, identifikimi dhe goditja e grupeve kriminale shqipfolëse dhe aktivitetit të tyre në Gjermani dhe vende të tjera të BE-së,
– dokumentimi i lidhjeve të veprimtarisë kriminale ndërmjet grupeve shqiptare dhe rezidentëve në Gjermani,
– nisja e hetimeve të përbashkëta,
– identifikimi i pasurisë kriminale dhe konfiskimi i saj,
– konsolidimi dhe intensifikimi i bashkëpunimit dypalësh,
– financimi i takimeve operacionale,
– vizita reciproke të hetuesve dhe ekspertëve te analizës në vendet respektove, në kuadër të hetimeve aktuale.

Tags: autoritetet gjermanemarreveshjepolicia

TË LIDHURA

Aksident në Lezhë-Milot: përplasen disa makina, në spital një grua shtatzënë
Aktualitet

Aksident në Lezhë-Milot: përplasen disa makina, në spital një grua shtatzënë

21:37 | 21/01/2026
Reanimacioni pa drita/ QSUT ende pa shpjegim për bateritë dhe gjeneratorët rezervë
Aktualitet

Reanimacioni pa drita/ QSUT ende pa shpjegim për bateritë dhe gjeneratorët rezervë

20:52 | 21/01/2026
Aksident në Lezhë–Ishull Lezhë: Benz përplas shtyllën, përmbyset, plagoset drejtuesi
Aktualitet

Aksident në Lezhë–Ishull Lezhë: Benz përplas shtyllën, përmbyset, plagoset drejtuesi

19:55 | 21/01/2026
Next Post
Meta thumbon Ramën: Më 25 prill, do ta kthejmë tek Zaho dhe Linda

Presidenti Meta: Emërimet në Gjykatën e Lartë, vonesat të papranueshme

Këmbanë alarmi nga Soreca: Dilni mbi dallimet partiake, angazhohuni në dialog

Dekretimi i 4 anëtarëve të rinj të GJL, Soreca: BE krah jush

E bujshme/ Stadiumi “Air Albania” gati të presë finalen e madhe europiane

Zyrtare/ Ndeshja Shqipëri-Angli do të luhet pa tifozë







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

16:57 | 16/01/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

10:14 | 19/01/2026




TË FUNDIT

Dalin pamjet nga takimi/ Rama dhe Ivanka Trump në Vlorë, zbulohen detaje nga darka
Politikë

Dalin pamjet nga takimi/ Rama dhe Ivanka Trump në Vlorë, zbulohen detaje nga darka

by mirseda
22:15 | 21/01/2026
0

Kryeministri Edi Rama dhe Ivanka Trump, vajza e presidentit amerikan Donald Trump, zhvilluan mbrëmjen e së mërkurës...

Aksident në Lezhë-Milot: përplasen disa makina, në spital një grua shtatzënë

Aksident në Lezhë-Milot: përplasen disa makina, në spital një grua shtatzënë

21:37 | 21/01/2026
Reanimacioni pa drita/ QSUT ende pa shpjegim për bateritë dhe gjeneratorët rezervë

Reanimacioni pa drita/ QSUT ende pa shpjegim për bateritë dhe gjeneratorët rezervë

20:52 | 21/01/2026
Moti i keq në Greqi: Humb jetën një grua, e përplas makina nga rrjedha e ujit

Moti i keq në Greqi: Humb jetën një grua, e përplas makina nga rrjedha e ujit

20:46 | 21/01/2026
Moti i keq në Greqi: Përmbytje dhe ndërprerje energjie në disa zona

Moti i keq në Greqi: Përmbytje dhe ndërprerje energjie në disa zona

20:31 | 21/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com