Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Ja si ndotja akustike e dëmton zemrën e njeriut

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha

Në vitin 2011, aeroporti gjerman i Frankfurtit, që është edhe më i mbingarkuari në vend,inauguroi pistën e tij të katërt. Kjo gjë shkaktoi protesta të mëdha, me demonstruesit që u rikthyen në aeroport çdo të hënë për vite me radhë.

“Aeroporti po më shkatërron jetën time. Sa herë që hyj në kopshtin tim, gjithçka që mund të dëgjoj dhe shoh janë avionët që kalojnë sipër meje”- i tha një protestues agjencisë “Reuters” një vit më vonë. Pista e re çonte dhjetëra avionë mbi shtëpinë e Tomas Mynzel, kardiolog në Qendrën Mjekësore Universitare të Maincit.

“Unë kam jetuar afër aeroportit dhe afër shinave të trenit. Por zhurma e avionëve është deri më tani më e bezdisshmja”-thotë ai. Mynzel kishte lexuar një raport të Organizatës Botërore të Shëndetësisë të vitit 2009, që e lidhte zhurmën me problemet e zemrës.

Por në atë kohë, provat për këtë pretendim ishin të pakta. I shtyrë pjesërisht nga shqetësimi mbi shëndetin e tij personal, ai e zhvendosi fokusin e kërkimit të tij për të mësuar më shumë mbi këtë çështje. Ekspozimi ndaj zhurmës së lartë, ka kohë që lidhet me humbjen e dëgjimit.

Por zhurma që vjen nga avionët dhe makinat, sjell një dëm përtej veshëve. Zhurma e trafikut, është vlerësuar si një stresues i madh fiziologjik, i dyti pas ndotjes së ajrit dhe gati barabar me ekspozimin ndaj tymit të duhanit dhe gazit radioaktiv të radonit.

Në dekadën e fundit, një numër i madh kërkimesh e ka lidhur zhurmën nga avionët dhe trafiku rrugor me një rrezik të shtuar për një numër sëmundjesh kardiovaskulare. Dhe shkencëtarët, kanë filluar që të përcaktojnë mekanizmat që e shkaktojnë këtë gjë.

Studimet e deritanishme sugjerojnë se afro një e treta e njerëzve në Evropë dhe SHBA, janë rregullisht të ekspozuar ndaj niveleve jo të shëndetshme të zhurmave, që zakonisht përcaktohen duke filluar nga 70 deri në 80 decibel.

Për krahasim, një bisedë normale krijon një zhurmë në nivelin rreth 60 decibel, makinat dhe kamionët variojnë rreth 70-90 decibel, ndërsa sirenat e alarmit dhe avionët mund të shkaktojnë zhurma që arrijnë 120 decibel apo më shumë.

Shumë studime, e lidhin ekspozimin kronik ndaj një ndotje të tillë akustike, me një rrezik në rritje të problemeve të lidhura me zemrën. Për shembull, sipas një studimi të vitit 2018 që hetoi të dhënat shëndetësore të më shumë se 1 milion njerëzve, njerëzit që jetojnë pranë Aeroportit të Frankfurtit, janë7 për qind më të rrezikuar nga goditja në tru, sesa ata që jetojnë në lagje të ngjashme por më të qetë.

Një analizë e gati 25.000 vdekjeve nga shkaqe kardiovaskulare midis viteve 2000-2015 tek njerëzit që jetonin pranë Aeroportit të Zyrihut në Zvicër, gjeti një rritje të ndjeshme të  vdekshmërisë gjatë natës pas fluturimeve të avionëve, sidomos tek gratë, raportoi një ekip studiuesish në një studim të botuar kohët e fundit në “European Heart Journal”.

Ndërsa studiuesit po analizojnë fiziologjinë themelore të pasojave kardiovaskulare që shkakton zhurma e fortë, ato identifikojnë një shkaktar kryesor:ndryshimet dramatike tek endoteli, rreshtimi i brendshëm i arterieve dhe enëve të gjakut.

Ky rreshtim mund të kalojë nga një gjendje e shëndetshme, në një rreshtim kaotik, me degëzime potencialisht serioze. Rrugëtimi nga zhurma tek enët e gjakut, është pak a shumë i tillë:kur tingulli mbërrin në tru, ai aktivizon dy rajone të rëndësishme – korteksin dëgjimor, që e interpreton zhurmën, dhe amigdalën, që menaxhon reagimet emocionale ndaj saj.

Ndërsa zhurma bëhet më e madhe, dhe sidomos gjatë gjumit, amigdala aktivizon reagimin “lufto ose ik” të trupit, dhe nëse personi nuk është në dijeni të saj. Kjo gjë çliron në trup hormone të tilla si adrenalina dhe kortizoli. Disa arterie ngushtohen, të tjerat zgjerohen, presioni i gjakut rritet, tretja ngadalësohet, ndërsa sheqernat dhe yndyrnat përmbytin fluksin e gjakut për përdorim të shpejtë nga muskujt.

Ky reagim tip kaskave, nxit ndërkohë krijimin e molekulave të dëmshme, që shkaktojnë stres oksidativ dhe inflamacion në rreshtimin e enëve të gjakut. Kjo endoteli jofunksionale përzihet me rrjedhën e gjakut dhe ndikon në procese të tjera të shumta, të cilat kur dëmtohen, kontribuojnë në shfaqjen e një sërë sëmundjesh kardiovaskulare, përfshirë presionin e lartë të gjakut, grumbullimin e pllakëzave në arterie, mbipeshë, dhe diabet.

Studimet mbi  njerëz dhe minjtë, kanë treguar se endoteli nuk funksionon njëlloj pas vetëm disa ditëve të ekspozimit të zhurmës gjatë natës, gjë që sugjeron se zhurma e lartë nuk është shqetësim vetëm për njerëzit që kanë tashmë probleme të zemrës dhe metabolizmit.

Sipas një studimi të vitit 2019 nga Mynzel dhe kolegët e tij, edhe të rriturit e shëndetshëm që jetojnë pranë stacioneve të trenit, pësonin gati menjëherë dëmtime të funksionit të enëve të gjakut. “Ne u habitëm që të rinjtë, pasi dëgjuan këto zhurma vetëm për vetëm një natë, kishin mosfunksionim të endotelit.

“Më herët në mendonim se kjo ishte diçka që kërkon vite për t’u zhvilluar”- thotë Mynzel, që është bashkautor i një përmbledhje mbi lidhjen mes zhurmave dhe shëndetit kardiovaskular.

Një raport i vitit 2018 nga OBSH, vuri në dukje se evropiano-perëndimorë po humbin çdo vit kolektivisht më shumë se 1.6  milion vjet jetë të shëndetshme për shkak të zhurmës që shkakton trafiku. Dhe kjo shifër ka të ngjarë që të rritet.

Në vitin 2018, 55 për qind e njerëzve jetonin në qytete. Sipas OKB-së, deri në vitin 2050 kjo shifër pritet të arrijë në gati 70 për qind. Duke u nxitur nga protestat publike, disa qeveri kanë marrë masa për reduktimin e ndotjes akustike në qytete. Ato kanë miratuar ndalime të fluturimeve të avionëve gjatë natës, stimuluar përdorimin e  teknologjive që bëjnë më pak zhurmë, dhe vendosur gjoba për ata që shkelin rregullat.

Vetë njerëzit mund të ndihmojnë veten, duke u siguruar që dhomat e tyre të gjumit të jenë sa më të qeta, duke ndryshuar dritaret apo vendosur perde që e zvogëlojnë zhurmën, apo nëse kanë mundësi, të zhvendosen të banojnë në lagje më të qeta.

Burimi i lajmit: https://www.bbc.com/future/article/20210315-why-noise-pollution-is-bad-for-your-heart

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: demtimndotja akustikezemer

TË LIDHURA

Aktualitet

Peleg: Shqiptarët do të respektojnë flamurin izraelit në bulevard

18:54 | 08/06/2026
Bota

Sulmet izraelite në Iran / 15 të plagosur në Teheran e Khuzestan, shkelet armëpushimi i prillit

17:30 | 08/06/2026
Bota

Të shtëna pranë bazës së Anglisë në SHBA, 9 të plagosur para Botërorit 2026

16:28 | 08/06/2026
Next Post

Rama: Ne po bëjmë çmos për vaksinimin, opozita fushatë me shëndetin e njerëzve

E dyta në listën e PS/ Çomo tregon pse pranoi ftesën e kryeministrit Rama

Kryemadhi e thotë troç: Meta, mua personalisht më prish punë në zgjedhje







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Screenshot
Kosovo

Numërimi i votave në Kosovë, diaspora mund të përcaktojë qeverinë e re

by mirseda
22:59 | 08/06/2026
0

Në 38 qendrat komunale të numërimit ka nisur procesi i verifikimit të votave të subjekteve politike dhe...

“Ka marrë fund”/ Protestat e vazhdueshme, Shkullaku: Ai nuk shpëton më, ka ikur

22:45 | 08/06/2026

Situata e Neymar dhe rikuperimi, Brazili sjell të reja për sulmuesin

22:32 | 08/06/2026
FONTANAFREDDA, ITALY - JUNE 08: Emanuele Rao of Italy and Burak Alili of Albania in action during the International Friendly match between Italy U21 and Albania U21 at Omero Tognon stadium on June 08, 2026 in Fontanafredda, Italy. (Photo by FIGC/FIGC via Getty Images)

Kombëtarja U-21 luan ndeshjen e dytë miqësore të qershorit ndaj Italisë

22:24 | 08/06/2026

Arlind Qori për protestën: Jam shumë i emocionuar, kjo që po ndodh është historike!

22:05 | 08/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com