Kryeministri Edi Rama ka akuzuar opozitën se po vendos interesin partiak dhe fushatën elektorale mbi detyrën për mbrojtjen e shëndetit të njerëzve në kohë pandemie.
Teksa ka publikuar foto në rrjete sociale nga procesi i vaksinimit të mësiesve në Durrës dhe Fier, Rama shprehet se nuk do të lodhet derisa sa ta nxjerrë popullin nga tuneli i pandemisë
“Lufta për t’u çliruar nga pandemia është sfida e sfidave, që duhet të na bashkojë të gjithëve, duke bërë secili detyrën e vet për të mbrojtur të tjerët, me forcën e shembullit e me gjithçka ka në dorë! Unë dhe shumica qeverisëse po bëjmë çmos, për të intensifikuar vaksinimin, por pa harruar respektimin e rregullave, por fatkeqësisht opozita po vendos interesin partiak, fushatën elektorale, mbi detyrën për mbrojtjen e shëndetit të njerëzve.
Ne do të vazhdojmë, pa u lodhur, të luftojmë me gjithsej për ta nxjerrë popullin nga tuneli i pandemisë, duke vaksinuar, vaksinuar, vaksinuar dhe për ta lehtësuar sezonin e ardhshëm turistik, bashkë me ekonominë e me jetën komunitare. Dhe do t’ia dalim, medoemos *Vaksinimi i mësuesve në Durrës e në Fier”, shkruan Rama në rrjetin social, Facebook.