Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Epoka e vrasësve serialë: Pse gati të gjitha vrasjet ndodhën brenda 3 dekadave?

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Epoka e vrasësve serialë: Pse gati të gjitha vrasjet ndodhën brenda 3 dekadave?

Ted Bandi, Riçard Ramirez, Marko Bergamo, Xhon Gesi, Roberto Suko, Xhefri Dahmer, Volfgang Abel dhe Marko Furlan, kanë të paktën dy gjëra të përbashkëta:që të gjithë ata ishin vrasës të famshëm serialë, protagonistë të krimeve të tmerrshme që bënë shumë bujë, dhe që të gjithë i vranë viktimat e tyre për një periudhë kohore afërsisht midis viteve 1970-1990.

Përqendrimi i vrasësve serialë aktivë në Shtetet e Bashkuara në këto 3 dekada, është i tillë sa që mund të flitet për “epokën e artë të vrasësve serialë”, dhe një prirje e ngjashme ishte edhe në Itali. Vrasësi serial më i njohur italian, i ashtuquajturi “përbindëshi i Firences”, vrau 16 njerëz midis viteve 1968-1985.

Kriminologët dhe psikologët, veçanërisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë reflektuar se pse rastet e vrasjeve seriale mbërritën kulmin në ato vite, dhe pastaj ranë në mënyrë drastike nga fillimi i viteve 2000.

Shpjegimet kryesore bazohen në shoqërinë e kohës, dhe mënyrën sesi ka ndryshuar ajo që nga fillimi i këtij shekulli. Por këtu ndikojnë edhe metodat hetimore të policisë dhe në rastin e SHBA-së, të FBI-së, siç raportohet kohët e fundit në revistën “Rolling Stone”.

Historiani kanadez Piter Vronski, ekspert në të drejtën penale, shkroi një libër mbi këtë temë. Ai pretendon se 80 për qind e vrasësve serialë të njohur amerikanë, ishin aktivë midis viteve 1970-1999.

Për të kuptuar arsyen, ai kërkoi elementët e përbashkët të atyre vrasësve, dhe zbuloi se shumica e tyre kishin lindur në kohën kur Shtetet e Bashkuara ishin në luftë. “Në raste si ai i Denis Rader dhe Riçard Kotingem, baballarët e tyre ishin veteranë të luftës që vuanin nga stresi post-traumatik, një patologji që nuk u njoh si e tillë deri në vitet 1980”- thotë ai.

Sipas Vronskit, këto janë raste në të cilat njerëzit me një profil psikologjik tashmë të predispozuar për dhunë, u rritën në një mjedis potencialisht të dhunshëm dhe abuziv.

Detektivi në pension Pol Hols, ka kaluar shumë kohë duke rindërtuar profilet psikologjike të vrasësve serialë në dekadat që ishte në detyrë.

Sipas tij, lidhja e vrasjeve serialë me veteranët e luftës është një thjeshtëzim i tepruar. Megjithatë ai bie pjesërisht dakord me konkluzionet e Vronskit. Hols jep shembullin e ish-policit Xhozef Deanxhelo, i njohur si “Vrasësi i Golden Steit”, dhe i arrestuar në vitin 2018 për dhjetëra përdhunime, vrasje dhe vjedhje të kryera midis viteve 1974-1986.

Hols u mor shumë me atë rast, dhe kujton se babai i Deanxhelo ishte një njeri shumë i dhunshëm. Ai punonte tek forcat ajrore, dhe për këtë arsye familja e tij lëvizte shpesh, dhe një ditë ndërsa ishte në Gjermani, Deanxhelo pa përdhunimin e motrës së tij nga dy ushtarë. Ai ishte 9 vjeç, motra e tij 7-vjeç. Hols nisi të mendonte se çfarë roli luajti ajo ngjarje në shndërrimin e Deanxhelso në një vrasës serial. “Padyshim që për një fëmijë normal, ajo ngjarje do të kishte qenë traumatike. Por, a do ta shndërronte atë fëmijë në një grabitqar seksual? Dyshoj.

Por duke menduar për një grabitqar tjetër seksual që njoh, Fil Hjuxh, në atë moshë ai kishte nisur të kishte fantazi seksuale të dhunshme ndaj grave dhe vajzave. Mund të imagjinoj dikë si Fil që kur e sheh këtë dhunë të ushtruar ndaj motrës së tij nuk traumatizohet, por stimulohet. Dhe pyes veten nëse edhe Deanxhelos, mund të ishte stimuluar në këtë mënyrë”- thekson ai.

Neuroshkencëtari Xhejms Falon, i intervistuar nga “Rolling Stone”,bie akord me interpretimet e Vronskit dhe Holsit. Gjithsesi, edhe ai u përpoq gjithashtu të shpjegonte arsyen se pse ata dhe jo të tjerët u bënë vrasës serialë, pasi fëmijë me fëmijëri të vështirë ishin në të vërtet të shumtë në numër në vitet 1950 në SHBA.

Përgjigja e tij është se zakonisht vrasësit serialë preken nga çrregullimet e personalitetit, të cilat i bëjnë natyrshëm njerëzit të predispozuar për sjellje të dhunshme dhe agresive, të shkaktuara ndër të tjera nga një vështirësi në ndjeshmëri me njerëzit e tjerë dhe në ndjekjen e rregullave.

Dhe kjo predispozitë, është më pak e dukshme në rastet kur një individ rritet në një mjedis të ekuilibruar familjar. Nga ana tjetër, në kontekste ku ka prindër që kryejnë abuzime dhe që nga ana tjetër vuajnë nga çrregullime, “mund të ndodhë gjithçka”.

Gjithsesi,Falon thekson se nuk është vetëm ambienti familjar ai që krijon një vrasës serial, dhe as predispozicioni gjenetik. “Është ndërveprimi midis të dyjave që e vendos dikë në një pozicion për të pasur këto sjellje radikale, agresive dhe antisociale”- mendon ai.

Sipas Antonio Zulo, kriminolog dhe psikolog klinik, më shumë se 40 vrasës serialë të njohur në Itali, ishin kryesisht aktivë midis viteve 1970 dhe fundit të viteve 1990. Sidoqoftë, në rastin e Italisë, thotë Zulo, pasojat e zhvillimit të shpejtë ekonomik, peshuan më shumë sesa vështirësia e rritjes pas luftës.

“Për të kuptuar më mirë, duhet të shqyrtohen raste të ndryshme. Por në përgjithësi mund të thuhet se ky përqendrim i vrasësve serialë në këto dekada,vjen pjesërisht për shkak të emigrimit të brendshëm që ndodhi nga Jugu në Veri, me krijimin e lagjeve të reja popullore në qytete dhe me tensionet sociale që sollën ato”- shprehet ai.

Pavarësisht nga dallimet midis kontekstit italian dhe atij amerikan, kishte disa ngjashmëri që u dhanë mundësi vrasësve serialë t’i identifikonin më lehtë viktimat e tyre. Për shembull, fakti që në ato vite ishte një praktikë shumë e zakonshme ajo e autostopit, para se të ndryshonte mendimi i përgjithshëm mbi rrezikun e tij.

Apo që duke filluar nga vitet 1960, kur brezat e rinj nisën ta emancipojnë veten e tyre më herët nga kontrolli prindëror, duke u ekspozuar ndaj agresioneve të mundshme, ndërsa ishin vetëm në makinë. Për shembull,kjo ishte metoda e përdorur nga “përbindëshi i Firences”.

Për më tepër, vrasjet seriale ishin një dukuri relativisht ere në atë kohë. Ndaj si në Itali ashtu edhe në pjesën tjetër të botës, policia u gjend e papërgatitur. Një nga arsyet pse janë shfaqur më pak raste të vrasjeve seriale që janë shfaqur që nga vitet 2000 e këtej, është pikërisht përmirësimi i teknikave të hetimit.

Gjatë viteve të fundit policia është mbështetur gjithnjë e më shumë në këshillat e psikologëve, dhe në të njëjtën kohë tek përparimet teknologjike – si përsosja e teknikave për të zbuluar ADN – e kanë bërë më të vështirë aktivitetin e vrasësve serial.

Për më tepër, shoqëria ka ndryshuar. Njerëzit janë bërë më të kujdesshëm ndaj të huajve, dhe praktika e autostopit nuk është më aq e përhapur. Nëpër shtëpi kanë nisur të instalohen alarmet kundër vjedhjeve, duke bërë që vrasjet dhe vjedhjet si ato të kryera nga Riçard Ramirez, të bëhen më të vështira për t’u realizuar.

Rezultati i këtyre ndryshimeve,është që policia arrin ta kapë më lehtë një vrasës serial përpara se ai të provohet si i tillë, pra duke vrarë të paktën 3 persona, në kohë dhe vende të ndryshme, dhe me disa tipare të përbashkëta. Aktiviteti parandalues ​​që kryhet sot është i pakrahasueshëm me atë të së kaluarës.

“Me celularët sot është shumë më e lehtë të gjesh një person të zhdukur, dhe kohët e hetimit janë shkurtuar shumë. Format e kontrollit janë shtuar. Dhe unë mendoj se kjo është një nga arsyet pse prej të paktën 10 vjetësh në Itali nuk po flitet më për vrasës serialë, ndonëse është e vështirë që të përcaktohen saktësisht të gjitha arsyet e këtij fenomeni. Nga ana tjetër në Shtetet e Bashkuara, ka ene disa vrasës serialë në qarkullim, Dhe kjo ndoshta për shkak se territori i tyre është më i gjerë dhe për pasojë më i vështirë për t’u kontrolluar ndryshe nga i yni”- thotë Zulo.

Burimi i lajmit: https://www.ilpost.it/2021/03/14/lepoca-dei-serial-killer/

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: italiSHBAvrases serialvrasje

TË LIDHURA

Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!
Bota

Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

20:03 | 14/02/2026
Sulm me thikë në Stamboll: 6 të plagosur, mes tyre 4 policë — autori në pranga
Bota

Sulm me thikë në Stamboll: 6 të plagosur, mes tyre 4 policë — autori në pranga

19:33 | 14/02/2026
Katastrofë në Spanjë, stuhia “Oriana” merr përpara gjithçka!
Bota

Katastrofë në Spanjë, stuhia “Oriana” merr përpara gjithçka!

18:40 | 14/02/2026
Next Post
Rikthehet Liga e Kampioneve/ Ja cilët janë favoritët për të fituar trofeun

Live / Luhen dy sfidat e Championsit, Siti gjen dhe golin e dytë

Mjeku Kalo: Rritja e rasteve me Covid-19, pasojë e pakujdesisë së qytetarëve

Debati për AstraZeneca/ Kalo: Pezullimi është politik, vaksina ka efektivitet

Rikthehet Liga e Kampioneve/ Ja cilët janë favoritët për të fituar trofeun

Live / Luhen dy sfidat e Championsit, Benzema kalon madrilenët në avantazh







JU REKOMANDOJMË

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026
Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

18:23 | 13/02/2026
Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

08:19 | 14/02/2026




TË FUNDIT

EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali
Aktualitet

EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali

by mirseda
20:46 | 14/02/2026
0

Një 46-vjeçar shqiptar ka humbur jetën gjatë arratisjes pas një tentative vjedhjeje në një vilë në kodrat...

Pas 12 vitesh në Siri, Eva Dumani rikthehet në Tiranë — reagon Ministria e Jashtme

Pas 12 vitesh në Siri, Eva Dumani rikthehet në Tiranë — reagon Ministria e Jashtme

20:07 | 14/02/2026
Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

20:03 | 14/02/2026
Sulm me thikë në Stamboll: 6 të plagosur, mes tyre 4 policë — autori në pranga

Sulm me thikë në Stamboll: 6 të plagosur, mes tyre 4 policë — autori në pranga

19:33 | 14/02/2026
Aksident në Labinot Fushë, dy të plagosur – vështirësohet qarkullimi

Aksident në Labinot Fushë, dy të plagosur – vështirësohet qarkullimi

19:20 | 14/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com