Pas deklaratës së bërë nga Znj.Luljeta Bozo, ka reaguar ashpër Deputeti Ralf Gjoni ne fjalën e tij në Kuvend.
Ai është shprehur se është e turpshme dhe e papranueshme që dikush të bëjë një deklaratë të tille.
Sipas tij kemi të bëjmë me glorifikim të një regjimi kriminal, dhe nëse një deklaratë e tillë do të ishte bërë ne një vend tjetër ky person do ta kishte vendin në burg.
Për më tepër që Zonja në fjalë është edhe udhëheqëse e listës së kandidatëve për deputetë në qarkun e Tiranes.
Midis të tjerash Z.Gjoni përmendi edhe projektligjin e dytë për lustracionin që ishte propozuar nga ai dhe një grup deputetësh, ku një pjesë deputetësh refuzuan që ta votonin.