Drejtuesi politik i fushatës së Partisë Demokratike, Alfred Rushaj ka denoncuar se deputeti Ervin Bushati ka nisur shpërndarjen e ndihmave ekonomike në zyrat e PS-së në njësinë nr.8 në Tiranë.
Sipas tij, kjo është fytyra e humbjes, dhe e rilindjes, që shpërndan ushqime që nuk dalin as për një ditë.
Në fotot e publikuara nga Rushaj, shihen qytetarët të cilën mbajnë në dorë qese dhe pako ushqimore.
Denoncimi i Rushajt
Ervin Bushati, nga dëshpërimi, shpërndan lëmoshë për socialistët në nevojë të cilët ndihmën ekonomike duhet ta marrin nga njësitë administrative dhe jo zyrat e PS-së. Është mjerane të shohësh se si shqiptarët e varfër sa s’ka mblidhen rreth zyrës së PS-së në njësinë 8 për një trastë me miell, oriz, makarona e vaj. Kaq vlen një votë e lypur nga rilindasit?!
Pamjet tregojnë qartazi paaftësinë dhe korrupsionin e funksionarëve socialistë që në vënd të shpalosin programin për njerëzit në nevojë e tërë shqiptarët, shpërndajnë ushqime që s’dalin as për një ditë. Kjo është fytyra e humbjes, fytyra e Rilindjes. Shqipëria fiton me Partinë Demokratike dhe Lulzim Bashën kryeministër.