Ekspertët paralajmërojnë: Varianti brazilian i Covid, kërcënim për njerëzimin

Shpërthimi i pakontrolluar i koronavirusit në Brazil është një kërcënim për njerëzimin dhe mund të heq shpresat e vënies nën kontroll të pandemisë, paralajmërojnë ekspertët.

Vendi po shkatërrohet nga varianti vdekjeprurës P1 nga Manaus, i cili është të paktën dy herë më ngjitës dhe është treguar se ri-infekton pacientët që tashmë kanë pasur variante të vjetra. Ekspertët thonë se situata është një katastrofike, jo vetëm për Brazilin, por për të gjithë botën, shkruan The Sun.

Brazili tashmë ka numrin e dytë më të lartë të vdekjeve në botë me mbi 266,000 viktima, dhe spitalet janë në prag të kolapsit në pjesën më të madhe të vendit pasi lloji mutant P1 shkaktoi një valë të dytë shumë më vdekjeprurëse se e para.

Dirën e djeshme Brazili regjistroi 1,972 vdekje nga Covid, një lartësi e re ditore, dhe rastet janë rritur 38 përqind në një javë në më shumë se 70,000 në ditë. Ekspertët thonë se numri i të vdekurve do të arrijë në 3,000 në ditë gjatë këtij muaj.

P1 është zbuluar në të paktën 27 vende të tjera duke përfshirë Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA-në, edhe pse vetëm në numër të vogël deri më tani. Ai u shfaq në Manaus në dhjetor dhe përfshiu qytetin e xhunglës Amazon, edhe pse testet e antitrupave treguan 76 përqind të njerëzve tashmë të infektuar me koronavirus.