Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Gjermania reagon pas deklaratave të Albin Kurtit për bashkim me Shqipërinë

4 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha
Gjermania reagon pas deklaratave të Albin Kurtit për bashkim me Shqipërinë

Ministria gjermane e Punëve të Jashtme po zhvillon gjatë tre muajve të parë të vitit një sërë takimesh virtuale dhe fizike me kolegë nga Ballkani Perëndimor. Të martën ministri gjerman i Punëve të Jashtme zhvilloi një bisedë telefonike me ministren e Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka. Në janar zhvilloi vizitën e tij të parë në Berlin, ministri i Jashtëm i Malit të Zi, Gjorgje Raduloviç, të enjten ishte në Berlin ministri serb i Punëve të Jashtme, Nikola Selakoviç, ndërsa javët e ardhshme pritet të vijë edhe ministrja e Jashtme e Bosnjë-Hercegovinës.

SHBA për zgjidhje në koordinim me BE-në

Krahas perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor një nga temat kryesore në takime është normalizimi i marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës. Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Heiko Maas, tha pas takimit me homologun e tij serb, Nikola Selakoviç, se administrata e Joe Bidenit është e interesuar që të ketë një zgjidhje në koordinim me BE-në dhe se ai vetë është në pritje të krjimit të qeverisë së re në Prishtinë.

Jo ndryshimit të kufijve

Sa u përket deklaratave të fundit të Albin Kurtit, i cili me gjasa do të jetë kryeministri i ri i Kosovës, për bashkimin me Shqipërinë, Maas tha se “Diskutimet për ndryshimin apo zhvendosjen e kufijve nuk na çojnë përpara”.

Paralelisht me bisedimet midis ministrit të Jashtëm Heiko Maas dhe ministrit të Shtetit Michael Roth, në fillim të javës në Prishtinë ishte për vizitë përfaqësuesi special i BE-së për dialogun e normalizimit midis Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajčák.  Vetëm disa ditë më parë, Departamenti i Shtetit i SHBA kishte nënvizuar  mbështetjen e SHBA-së për këtë dialog të udhëhequr nga BE-ja me qëllim normalizimin dhe një marrëveshje gjithëpërfshirëse me njohjen reciproke.

Zgjedhja e Joe Biden si President i SHBA ofron kështu mundësinë për të vepruar edhe një herë në nivel  transatlantik dhe me vendosmëri për pajtimin, demokracinë dhe zhvillimin ekonomik në Ballkanin Perëndimor, thuhet në një deklaratë të MPJ gjermane.

Procesi i Berlinit

Një nga temat që mbetet e hapur për t’u sqaruar deri në verë është se si do të vijojë Procesi i Berlinit. Konferenca e fundit e tij do të zhvillohet në verë të këtij viti  në Berlin, për herë të fundit nën udhëheqjen e kancelares Merkel. Se në çfarë formati do të vazhdojë  kjo nismë, është e nde e paqartë./DW/

Tags: Albin Kurtibashkimi shqiperi-kosoveheiko mass

TË LIDHURA

Goditet rrjeti ndërkombëtar i armëve, bie në pranga 30-vjeçari në Malsinë e Madhe
Aktualitet

Goditet rrjeti ndërkombëtar i armëve, bie në pranga 30-vjeçari në Malsinë e Madhe

15:54 | 09/08/2025
Fluks i lartë lëvizjesh në Kapshticë dhe Qafë Thanë
Rajoni

Fluks i lartë lëvizjesh në Kapshticë dhe Qafë Thanë

10:31 | 09/08/2025
Greqia vazhdon “luftën” me zjarret, humb jetën një person
Rajoni

Greqia vazhdon “luftën” me zjarret, humb jetën një person

20:33 | 08/08/2025
Next Post
Disa shtete amerikane heqin kufizimet nga COVID-i

Disa shtete amerikane heqin kufizimet nga COVID-i

Video/ Ndeshje “horror” për Ozilin, ja çfarë i ndodhi lojtarit të Fenerbahçes

Video/ Ndeshje “horror” për Ozilin, ja çfarë i ndodhi lojtarit të Fenerbahçes

Ju del testi negativ edhe pse jeni të infektuar? OBSH: Ja çfarë duhet të dini

Zvicra do investojë 1 miliardë franga për të ofruar teste falas për popullsinë

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Sherri i dhunshëm mbrëmë te ‘Ali Demi’, policia njoftim zyrtar

Zbardhet e shkuara e Frrok Lleshajt: Ish-polici vrau në ’95, u arratis në ’97, u ekzekutua sot te dera e shtëpisë

22:41 | 04/08/2025
United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

17:54 | 02/08/2025
Video virale me Jozin, Gjesti merr këtë vendim për Stresin

Video virale me Jozin, Gjesti merr këtë vendim për Stresin

12:54 | 04/08/2025




TË FUNDIT

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët
Showbizz

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

by mirseda
21:32 | 09/08/2025
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një festë familjare në restorantin “Grand Events” në fshatin Shkabaj,...

Boksieri jasponez ndërron jetë tragjikisht, disa ditë pas ndeshjes për titull

Boksieri jasponez ndërron jetë tragjikisht, disa ditë pas ndeshjes për titull

20:25 | 09/08/2025
Milani dhe Newcastle arrinë një marrëveshje për Thiaw: 40 milionë euro për kuqezinjtë!

Milani dhe Newcastle arrinë një marrëveshje për Thiaw: 40 milionë euro për kuqezinjtë!

20:22 | 09/08/2025
Jahti turistik “Dragonfly” ndalon në Portin e Durrësit

Jahti turistik “Dragonfly” ndalon në Portin e Durrësit

20:17 | 09/08/2025
U kap duke shitur kokainë, 23-vjeçari shqiptar bie në prangat e autoriteteve zvicerane

U kap duke shitur kokainë, 23-vjeçari shqiptar bie në prangat e autoriteteve zvicerane

19:37 | 09/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com