Video/ Ndeshje “horror” për Ozilin, ja çfarë i ndodhi lojtarit të Fenerbahçes

Mesut Ozil, mesfushori i cili në merkaton e dimrit u transferua nga Arsenali te skuadra e Fenerbahçes pësoi një dëmtim serioz në sfidën e djeshme ndaj Antaljasporit, ku skuadra e tij nuk arriti të shkonte më shumë se barazimi 1-1.

Fantazisti turk, i cili përfaqësoi kombëtaren e Gjermanisë, u lëndua në pjesën e dytë, ku sipas raportimeve nga mediat e ndryshme ka të bëjë me një tërheqje, por që nuk dihet sesa serioz është lëndimi i tij.

32-vjeçari u rrëzua në mënyrë të papërshtatshme dhe pati problem me kyçin e këmbës pas një dueli me sulmuesin, Fredi dhe nuk ishte në gjendje të vazhdonte më pas.

Vlen të theksohet se në pjesën e parë Ozil shpërdoroi një rast flagrant, duke zhgënjyer totalisht tifozët dhe drejtuesit e klubit turk.